• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Mosbindja civile, Noka: PD dënon me forcë arrestimin e drejtuesve kryesorë të opozitës! Së shpejti do jepet përgjigja e merituar

10/30/2024
in Politikë, Slider
Mosbindja civile, Noka: PD dënon me forcë arrestimin e drejtuesve kryesorë të opozitës! Së shpejti do jepet përgjigja e merituar
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Uniformat blu kanë proceduar 195 shtetas ndërsa 16 deputetë janë kallëzuar pranë SPAK-ut për shkak të protestës së opozitës ditën e djeshme, e cila u mbajt për 3 orë duke bllokuar qarkullimin në akse kryesore të vendit.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka, në një deklaratë për media, u shpreh se kjo forcë politike denon me forcë arrestimin e drejtuesve të opozitës në Elbasan, Tiranë, Fier dhe atë të Kryetarit të PD-së së Pogradecit, Genti Çela

“PD e denon me forcë arrestimin e drejtuesve kryesore të opozitës në Elbasan, Tiranë, Fier, dhe veçanërisht të kryetarit të PD në Pogradec, z.Genti Çela.”, u shpreh ai.

Sakaq, sipas Nokës, këto arrestime, do të marrin “përgjigje të merituar” dhe se bllokimi i qarkullimit rrugor prej 3 orësh i ditës së djeshme është vetëm një nga format e mosbindjes civile.

“Arrestimet e padrejta e të dhunshme të çdo demokrati dhe opozitari do të marrin sa më shpejt përgjigjen e merituar.

Opozita nuk ndalet dhe as nuk trembet. Paralizimi  që i bëm dje 3 orë vendit është vetëm njëra nga etapat e mosbindjes civile.

PD dhe qytetarët e vendit dëshmuan dje vetëm një pjesë të arsenalit opozitar, një ndër 77 format e mosbindjes civile.”, tha Noka.

Flamur Noka, deklaratë për media:

Terrori policor kundër opozitës i urdhëruar nga Rama dhe vënë ngë zbatim nga   Hoxha i riu dhe narkopolici Proda është dëshmi se paqe me krimin në qeverinë nuk mund të ketë dhe nuk do të ketë.

PD e denon me forcë arrestimin e drejtuesve kryesore të opozitës në Elbasan, Tiranë, Fier, dhe veçanërisht të kryetarit të PD në Pogradec, z.Genti Çela.

Në një akt banditesk, të denjë për diktatura, narkopolicia e regjimit ka thirrur për të dhënë deklarime të gjithë drejtuesve të opozitës me listë, përfshirë këtu edhe deputetet e Kuvendit të Shqipërisë.

Arrestimet e padrejta e të dhunshme të çdo demokrati dhe opozitari do të marrin sa më shpejt përgjigjen e merituar.

Opozita nuk ndalet dhe as nuk trembet. Paralizimi  që i bëm dje 3 orë vendit është vetëm njëra nga etapat e mosbindjes civile.

PD dhe qytetarët e vendit dëshmuan dje vetëm një pjesë të arsenalit opozitar, një ndër 77 format e mosbindjes civile.

I trembur nga paralajmërimet tona, se një prej rrugëve tona do të jetë marshimi në Surrel, Rama lëshoi policinë me uniformën e shtetit për të na trembur.

Çdo provokim, çdo kërcënim i tillë nuk na zbraps, por përkundrazi na thellon bindjen dhe na shton zellin dhe vendosmërinë për t’u përballur dhe për ta rrëzuar këtë regjim.

Sado i fortë të jetë bunkeri i makthit tënd, o Edi Rama, nuk është ai më i pamposhtur se ai i Hitlerit.

Cdo prangë, cdo burgim, cdo arrestim i liderëve dhembështetësve të opozitës, është vetëm një hallkë me shumë nëzinxhirin e zemërimit popullor, që opozita do ta hedhë në qafëpër të të tërhequr nga Surreli tek vendi ku 33 vjet më parëhodhën statujën e idhullit tënd.

Edhe pse Blloku ka ndërruar adresë, vetëm një herë në jetëpopulli mund të ndalet për të hyrë në shtëpinë e së keqës dheushtruar lirinë dhe zemërimin e vet.Ajo herë ka kaluar.

Demokratëve u bëj thirrje të mos trëmben.E di është vetëm Enveri që ka bërë dhëmbët dhe, kafshimi i tij është prej qeni të rrahur kur ishte këlysh.

Related

Tags: arrestimeFlamur Nokamosbindja civile
Previous Post

Dorëheqja e Elsa Toskës nga Gjykata Kushtetuese, Kuvendi shpall listën me 10 kandidatët

Next Post

Flamengo, ekspozita e dokumentare! Ja çfarë do të ofrojë tjetër Java Kulturore Spanjolle nga datat 1 deri më 7 nëntor

Lajme të ngjashme

Minatori humbi jetën në galerinë e Jeton Danit; babai i kandidatit të PS-së: Më lini rehat!

Minatori humbi jetën në galerinë e Jeton Danit; babai i kandidatit të PS-së: Më lini rehat!

by redaktor2
08/06/2025
0

Referuar të dhënave në Regjistrin e Lejeve Minerare, aksidenti ka ndodhur në galeritë e kompanisë “GERTI Shpk”, e cila është...

Polemikat për pallatin e konfiskuar/ Gjyqtari Balliu i përgjigjet Ramës: Nëse ka prova që unë jam i pacipë, duhet t’i tregojë

Polemikat për pallatin e konfiskuar/ Gjyqtari Balliu i përgjigjet Ramës: Nëse ka prova që unë jam i pacipë, duhet t’i tregojë

by redaktor2
08/06/2025
0

Në valën e aksionit për çlirimin e hapësirave publike, kryeministri Edi Rama sulmoi një tjetër zyrtar të sistemit të drejtësisë...

Qeveria përditëson sanksionet ndërkombëtare kundër terrorizmit, reflektohen 4 vendimet e reja të BE-së

Qeveria përditëson sanksionet ndërkombëtare kundër terrorizmit, reflektohen 4 vendimet e reja të BE-së

by redaktor2
08/06/2025
0

Këshilli i Ministrave ka miratuar një vendim të ri që përditëson kuadrin ligjor të masave shtrënguese ndërkombëtare në Shqipëri, duke...

Shumëkatëshi te Ish-Ekspozita bllokon trotuarin dhe mbyll hyrjen e parkimeve nëntokësore

Shumëkatëshi te Ish-Ekspozita bllokon trotuarin dhe mbyll hyrjen e parkimeve nëntokësore

by redaktor2
08/06/2025
0

Një kompani e dyshimtë, me një pasqyarë financiare me zero të ardhura dhe zero shpenzime ka përfituar një leje ndërtimi...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Sidnei Suini ndahet nga i fejuari, futbollistët e Premier Ligës e “shpartallojnë” me mesazhe në rrje…
  • Minatori humbi jetën në galerinë e Jeton Danit; babai i kandidatit të PS-së: Më lini rehat!
  • Polemikat për pallatin e konfiskuar/ Gjyqtari Balliu i përgjigjet Ramës: Nëse ka prova që unë jam i …
  • Qeveria përditëson sanksionet ndërkombëtare kundër terrorizmit, reflektohen 4 vendimet e reja të BE-…
  • Shumëkatëshi te Ish-Ekspozita bllokon trotuarin dhe mbyll hyrjen e parkimeve nëntokësore
  • Tifoze e Milanit dhe modele, Jori Delli shfaqet mahnitëse në rrjetet sociale
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.