• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Flamengo, ekspozita e dokumentare! Ja çfarë do të ofrojë tjetër Java Kulturore Spanjolle nga datat 1 deri më 7 nëntor

10/30/2024
in Kulturë, Slider
Flamengo, ekspozita e dokumentare! Ja çfarë do të ofrojë tjetër Java Kulturore Spanjolle nga datat 1 deri më 7 nëntor
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Më e mira e Spanjës do të vijë në Shqipëri nga datat 1 deri më 7 nëntor. Nga flamengo, ekspozita, kinematografi, dokumentare, ekspozita mbi arkitekturën, workshop me kampion botëror në bodybuilding, Java Kulturore Spanjolle premton një atmosferë sa argëtuese por edhe edukative.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Aktivitetet e shumta nisin me ekspozitën “Arkitektura emblematike në Spanjën Bashkëkohore”, që do të qëndrojë e hapur deri më datë 5 nëntor në Galerinë FAB në Universitetin e Arteve në Tiranë. Kjo ekspozitë që tregon arkitekturën e realizuar në Spanjë në fund të shekullit të 20-të dhe në fillim të shekullit të 21-të, ofron vizionin e një vendi që po avancon dhe ofron propozime të reja arkitektonike me vepra nga arkitektë të njohur ndërkombëtare.

Data 2 nëntor, i është rezervuar një workshopi që do të mësoje teknikat e fotografisë perfektë. “Teknikat fotografike për komunikimin arkitektonik” nga Dr. Ricardo Santonja, një artist vizual, fotograf dhe profesor në Shkollën e Lartë Teknike të Arkitekturës në Madrid, do të mbahet në Universitetin e Arteve në Tiranë.

Kurse për të gjithë ata që duan të ndihen si në Spanjë, më datë 4 nëntor ora 19:00, në Katedralen Ortodokse në Tiranë, do të organizohet koncerti “Bienvenidos a flamenca” nga Rocio Garrido, fituese e çmimit “kërcimtarja më e mirë në Festivalin Ndërkombëtar la Union 2023”, festivali më prestigjioz kushtuar flamenkos në Spanjë. Një formë arti i gjallë dhe shumë ekspresiv me origjinë nga Andaluzia në Spanjën jugore, Flamengo që përfshin muzikën, kërcimin dhe këndimin dhe muzikën, premton një mbrëmje të mrekullueshme.

Më 5 nëntor, ora 19:00, në Akademinë e Filmit Marubi në Tiranë do të shfaqet dokumentari “Summers el rebelde” nga Dr. Miguel Olid Suero. Ndërsa me datë 6, ora 11:00, në të njëjtin destinacion, në akademinë e Filmit Marubi, Suero do të zhvilloje një Masterclass dhe një konferencë për shtyp mbi temën “Censura në kinematografinë spanjolle: procesi i përpunimit të një dokumentari”.

Për të gjithë të pasionuarit pas sportit, më nëntor, ora 11:00, në Sallë Tonin Harapi tek Liceu Artistik në Tiranë, do të kenë mundësi që të ndjekin një Masterclass nga kampioni spanjoll i botës në Fitnes, Miguel Seijo. Të rinjtë do të marrin leksione dhe këshilla për një jetesë sa më sportive, të tregojnë përkushtim, të stërviten dhe të mbajnë një dietë të shëndetshme për një trup të bukur. Miguel do të flasë edhe mbi sfidat dhe arritjet e tij si sportist, duke inkurajuar të rinjtë të ndjekin ëndrrat e tyre dhe të zhvillojnë zakone të mira për një trup të shëndetshëm

E në Javën Kulturore Spanjolle nuk kishte si të mungonte degustimi i gastronomisë apo verërave, aq të njohura në të gjithë botën për larmishmërinë dhe cilësinë e tyre.

Java Kulturore Spanjolle do të pasohet nga ajo e Malit të Zi, që premton aktivitete të shumta kulturore e gjithëpërfshirëse.

Related

Tags: Java Kulturore SpanjolleMEKI
Previous Post

Mosbindja civile, Noka: PD dënon me forcë arrestimin e drejtuesve kryesorë të opozitës! Së shpejti do jepet përgjigja e merituar

Next Post

Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, dyshohet për dy të vrarë dhe dy të plagosur

Lajme të ngjashme

Nga data 9-të deri më 12-të qershor do të organizohet në Tiranë Java Kulturore Izraelite! Ja aktivitetet që do të organizohen

Nga data 9-të deri më 12-të qershor do të organizohet në Tiranë Java Kulturore Izraelite! Ja aktivitetet që do të organizohen

by redaktor2
06/06/2025
0

Një përvojë unike artistike dhe kulturore do të përjetohet në Tiranë nga data 9 deri më 12 qershor, në kuadër...

Elisa Spiropali uron shqiptarët për Kurban Bajramin: Të ndajmë të mirën dhe të ndërtojmë një shoqëri më solidare

Elisa Spiropali uron shqiptarët për Kurban Bajramin: Të ndajmë të mirën dhe të ndërtojmë një shoqëri më solidare

by redaktor2
06/06/2025
0

Kryetarja e Parlamentit, Elisa Spiropali, ka uruar të gjithë qytetarët shqiptarë me rastin e festës së Kurban Bajramit, duke theksuar...

Stadiumi Kombëtar do të quhet sërish “Air Albania” për 5 vitet e ardhshme, Presidenti Duka: I lumtur për këtë partneritet strategjik

Stadiumi Kombëtar do të quhet sërish “Air Albania” për 5 vitet e ardhshme, Presidenti Duka: I lumtur për këtë partneritet strategjik

by redaktor2
06/05/2025
0

Federata Shqiptare e Futbollit ka arritur marrëveshjen e re për të drejtat e emërtimit të Stadiumit Kombëtar në Tiranë. Për...

Ministri Igli Hasani për marrëveshjen e sigurisë me Ukrainën: Shqipëria e ka treguar qartë se është në anën e lirisë dhe të drejtës ndërkombëtare

Ministri Igli Hasani për marrëveshjen e sigurisë me Ukrainën: Shqipëria e ka treguar qartë se është në anën e lirisë dhe të drejtës ndërkombëtare

by redaktor2
06/05/2025
0

U ratifikua në Parlament marrëveshja e bashkëpunimit mbi sigurinë dhe mbështetjen afatgjatë ndërmjet Shqipërisë dhe Ukrainës, e nënshkruar më 21...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Nga data 9-të deri më 12-të qershor do të organizohet në Tiranë Java Kulturore Izraelite! Ja aktivit…
  • Elisa Spiropali uron shqiptarët për Kurban Bajramin: Të ndajmë të mirën dhe të ndërtojmë një shoqëri…
  • Është shtatzënë? Kiara i përgjigjet pyetjes që të gjithë po bënin
  • Stadiumi Kombëtar do të quhet sërish “Air Albania” për 5 vitet e ardhshme, Presidenti Duka: I lumtur…
  • Ministri Igli Hasani për marrëveshjen e sigurisë me Ukrainën: Shqipëria e ka treguar qartë se është …
  • “Synojmë të mbyllim marrëveshjen para Krishtlindjeve 2027”, Taulant Balla: Raportuesi Schieder i tha…
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.