Kushdo që të merrte çelësat e Shtëpisë së Bardhë, do të ishte një fitore historike. Kjo pasi nëse do të fitonte Kamala Harris, do të ishte gruaja e parë e cila do të drejtonte SHBA, ndërsa në trump do të ishte i pari president ndaj të cilit është marrë vendimi për ta shpallur fajtor.
Në maj, Trump u bë ish-presidenti i parë i SHBA-së që u dënua penalisht, në lidhje me pagesën “nën dorë” ndaj një aktoreje të filmave për të rritur, Stormy Daniels gjatë fushatës së tij të vitit 2016.
Ai u shpall fajtor për 34 akuza për falsifikim të të dhënave të biznesit për të kryer mashtrime zgjedhore. Megjithatë në lidhje me këtë rast do të ketë një seancë gjatë këtij muaji.
Trump, i cili do të betohet në janar, është përfshirë edhe në çështje të tjera penale shtetërore dhe federale, si dhe në çështje civile.
Ai është deklaruar i pafajshëm për akuzat kundër tij dhe është shprehur se janë të motivuara politikisht.
Ekspertët thonë se ka të ngjarë që rastet federale “të shuhen”.