Apeli i Gjykatës Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka dënuar ditën e sotme, ish-ministrin e Mjedisit, Lefter Koka me 10 vite burgim për inceneratorin e Elbasanit.
Për shkak të gjykimit të shkurtuar, Lefter Koka do të kryej 6 vjet e 8 muaj burg.
Po ashtu Apeli i GJKKO i kryesuar nga gjyqtarja Ilirjana Olldashi ka vendosur dhe sekuestrimin e disa prej pronave të Lefter Kokës.
Behet fjalë për aksionet e tij në kantinën e pijeve Gjergj Kastrioti Skënderbej. Më konkretisht rreth 18.9% të kësaj kompanie janë vënë në sekuestron e GJKKO.
Ndërkohë që ish-deputeti i PS dhe ish-sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit, Alqi Bllako është dënuar nga Apeli i GJKKO me 2 vjet e 8 muaj burgim vetëm për aferën e Inceneratorit të Elbasanit.
Kujtojme qe Alqi Bllako ishte shpallur i pafajshem nga GJKKO per inceneratorin e Elbasanit, por diten e sotme Apeli i GJKKO vendosi denimin me burgim per ish-sekretarin e Pergjithshem te ministrise se Mjedisit.
Klodian Zoto u dënua me 10 vite burg, dhe me gjykim të shkurtuar do vuaj 6.8 vite burgim. I njëjti dënim u dha edhe për Mirel Mërtirin.
Stela Gugallja u dënua me 7 vite burgim dhe me gjykim të shkurtuar do vuaj 4.8 vite.
Pellumb Abeshi dhe Jonida Zeqo u dënuan me 4 vite heqje lirie dhe me gjykim të shkurtuar do vuajnë 2.8 vite heqje lirie.
Bardhyl Çabiri u dënua me 2 vjet dhe Serafin Papa 1.4 burg