Pak para mbërritjes së të parës së ftuar speciale, moderatorja Arbana Osmani ka përshëndetur prezantuesit e mëhershëm të Festivalit të Këngës. Të pranishme në sallë ishin ish-deputetja Arta Dade, që ka moderuar këtë garë, si dhe ish-prezantueset Zerina Kuke e Silvana Bracce.
Por, Festivalin e Këngës, e ka moderuar edhe aktorja ikonë e teatrit dhe kinematografisë që i bashkohet mbrëmjes së parë të Festivalit, për të interpretuar historinë e një bashkëkohëse, një gruaje viktimë të dhunës .
Gratë shqiptare janë viktima të dhunës në familje dhe jashtë saj… viktima të dhunës ekstreme që fatkeqësisht shumë prej tyre i ka çuar edhe drejt vdekjes. Sot ne kemi dashur të japim një mesazh kundër kësaj dhune, për të thënë se ato mund t’ia dalin dhe të shkëputen nga dhuna për të thënë që nuk është kurrë vonë për të sfiduar dhunën”, shprehet Osmani..
Monologu i Xhepës u shoqërua nga duartrokitjet e publikut. Në fund ajo dha edhe mesazhin e fortë kundër dhunës së grave
“Kam dëgjuar se një në tre gra dhunohet, dhe dua të them: Grua nuk është faji jot, guxo dhe kundërshto!”, shprehet Xhepa.
Më tej Xhepa përshëndeti publikun me fjalë zemre, duke iu përgjigjur pyetjes së Osmanit se sa e ndjen peshën e kohës.
“Jam e lumtur se kam jetuar të gjitha ciklet e jetës dhe sot është një dhuratë që jam midis jush”, u shpreh aktorja.