• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Organizohet për herë të parë në Shqipëri Java Kulturore Meksikane! Festohet 50 vjetori i mardhënieve diplomatike

11/12/2024
in Kulturë, Slider
Organizohet për herë të parë në Shqipëri Java Kulturore Meksikane! Festohet 50 vjetori i mardhënieve diplomatike
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Për herë të parë në vendin tonë do të organizohet Java Kukturore Meksikane. Nga datat 13 deri me 16 Nëntor, kjo javë do jetë e mbushur plot me evente, ku arti dhe tradita bashkohen në një festë të paharrueshme kulturore. Jo vetëm kaq, pasi këto evente do jenë edhe si një mënyrë për të festuar 50 vjetorin e marrdhënieve diplomatike Shqipëri-Meksikë. Përgjatë këtyre ditëve do mund të shijoni shfaqje filmash e dokumentarë që do t’ju njohin me histori njerëzore emocionuese. Mund të merrni pjesë në një bisedë me Ambasadorin e Meksikës dhe në inaugurimin skulpturës Alebrije “Fëmija Monarca”, teknikë karakteristike e artit meksikan. E nuk ka si të mungonë zbulimi i shijeve meksikane me anë të degustimit të pjatave tradicionale dhe tequila-ve. Po ashtu do të shijoni tingujt e muzikës së Israel Varela Ensemble, në një koncert live.
 
Programi i Javës Kulturore Meksikane do të nise më 13 Nëntor, ora 11:00, në ambientet e COD në Kryeministri, me një aktivitet “Diplomacia dhe Kultura”, ku pjesëmarrës do të jetë edhe Ambasadori i Meksikës në Itali, Carlos Eugenio Garcia de Alba Zepeda. Ky i fundit, do të mbaje edhe me datë 14, ora 19:00, një konferencë me temë “Diaspora Meksikane, politikat publike” si dhe do të nënshkruaje një Memorandum Mirëkuptimi midis AIIS dhe COMEXI.
 
Më 13 Nëntor, tek Holli i Teatrit të Operas dhe Baletit në Tiranë, do të inaugurohet po ashtu skulptura Alebrije – “Fëmija Monarka”, e realizuar me rastin e 50-vjetorit të Marrëdhënieve Diplomatike mes Shqipërisë dhe Meksikës. Kjo vepër arti përfaqëson një dhi shqiptare dhe një flutur shtegtuese monarke dhe vepra ka për qëllim të simbolizojë miqësinë mes dy vendeve përmes dy elementëve të faunës së tyre. Dekori i saj është realizuar me ngjyra akrilike dhe përfaqëson disa motive nga traditat e të dy vendeve, si elemente të artizanatit e xhubletës shqiptare, sipas interpretimit të artistit Ricardo Macías dhe qëndisja Otomi meksikane.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Ndërsa më 14 Nëntor, ora 11:00, tek akademia e filmit Marubi në Tiranë, një ndër regjisorët  më ndikues në Evropë dhe jo vetëm, Jesus Garcés Lambert, do të mbajë Masterclass me temë “Between fiction and documentary, find your own voice”. Po në këtë ditë, ora 19:00, do shfaqet dokumentari “Caravaggio, shpirti dhe gjaku” me prezencë të regjisorit Jesus Garcés Lambert. Ky dokumnetar është një udhëtim emocional përmes jetës, veprave dhe luftërave të Michelangelo Merisi da Caravaggio, një prej artistëve më të dashur, të diskutuar dhe misteriozë në historinë e artit, i rrëfyer përmes dokumenteve origjinale të çmuara, të cilat shfaqen për herë të parë në ekranin e madh.
 
Kurse për të gjithë ata qe duan të shijojnë ushqimet dhe pijet meksikane, më 14 Nëntor, do të organizohet një event degustimi pjatash meksikane dhe tequilash. Nga ushqimi i ngushëllimit (tamales) apo ushqimi i rrugës (tacos), deri tek chile relleno, që është një pjatë festive, ato mund të shijohen në ora 20:00, tek Destil Creative Hub në Tiranë.
 
Java Kulturore Meksikane do të mbyllet me një koncert më 16 Nëntor, ora 19:00, tek Katedralja Ortodokse në Tiranë, të artistit Israel Varela, ku do të prezantojë një pjesë nga albumi i tij i 10-të “Frida en Silencio”. Ky album i dedikohet artistes gjeniale meksikane Frida Kahlo. Përveç këngëve nga albumi i 10-të i tij nuk do të mungojnë edhe disa pjesë të përzgjedhura nga albumi “”Elesius”. Kompozimet origjinale të Varela-s janë një përzierje e rrallë e jazz-it, me ritmet e shpejta të flamencos dhe studimin e gjeometrisë së shenjave. Israel Varela është një nga artistët më të arrirë të brezit të tij dhe për pesëmbëdhjetë vitet e fundit ka qenë një nga muzikantët më të kërkuar të Jazz/World/Flamenco në Evropë, Azi, Lindjen e Mesme dhe Amerikë, duke udhëtuar vazhdimisht nëpër botë. Origjinaliteti dhe stili i tij dallues si kompozitor, baterist, këngëtar dhe producent e kanë lejuar atë të performojë me eksponentët më të mëdhenj të xhazit, flamenkos, muzikës klasike dhe popit.

Related

Tags: Java Kulturore MeksikaneMEKI
Previous Post

Debatet te Sterilizimi/ Vokshi i mbyll mikrofonin, deputeti i PS: Ça të duket vetja ty?! Demokratja: Kur të vijë radha ta jap fjalën. Vetëm me të nuk e kam personale

Next Post

Veliaj: “Shoqatat që duan të përdorin palestrat e shkollave pas mësimit, duhet të kenë një kontratë me Bashkinë e Tiranës”

Lajme të ngjashme

AUDIO/ “Dajua do ta paguajë shtrenjtë, do t’i q.het motra”, kërcënohet Endri Shabani: Dole i pabesë, do të kushtojë rëndë

AUDIO/ “Dajua do ta paguajë shtrenjtë, do t’i q.het motra”, kërcënohet Endri Shabani: Dole i pabesë, do të kushtojë rëndë

by redaktor2
07/18/2025
0

Kreu i Nismës Thurje, Endri Shabani, është kërcënuar nëpërmjet disa mesazheve zanore të ardhur në platformën WhatsApp nga një numër...

“Të shmanget ndikimi në elektorat përmes politikave fiskale”, kreu i KQZ, Celibashi kërkon pezullimin e dy projektligjeve: Kuvendi të mos i shqyrtojë

KQZ drejt certifikimit të Tiranës, fati i mandatit të “Nisma Shqipëria Bëhet” në pikëpyetje

by redaktor2
07/18/2025
0

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është në përgatitje që në fillim të javës që vjen, të certifikojë rezultatet e zgjedhjeve në...

“Hapi i parë, të krijoni ministër për IA”- Rama me përfaqësues të teknologjisë: Momenti historik kur të krijoni qeverinë me Inteligjencë Artificale dhe ne tjerët do bëjmë muhabet

“Hapi i parë, të krijoni ministër për IA”- Rama me përfaqësues të teknologjisë: Momenti historik kur të krijoni qeverinë me Inteligjencë Artificale dhe ne tjerët do bëjmë muhabet

by redaktor2
07/18/2025
0

Kryeministri Edi Rama ishte me përfaqësues të teknologjisë, biznesit dhe start-up, teksa foli për synimet e qeverisë për 2030 dhe...

Aksioni për lirimin e plazheve/ Rama: Shtohen hapësirat në bregdetin e Durrësit, më shumë akses gjatë pushimeve verore

Aksioni për lirimin e plazheve/ Rama: Shtohen hapësirat në bregdetin e Durrësit, më shumë akses gjatë pushimeve verore

by redaktor2
07/18/2025
0

Shtohen hapësirat e plazheve publike në bregdetin e Durrësit.  Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga ky aksion duke thënë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Ekipi në Qipro e mban peng, dy ekipe të Superiores në garë për të firmosur me Rudolf Turkajn
  • Më të lumtur se kurrë, Lotina Haziri dhe Mozzik shijojnë çaste të bukura pranë njëri-tjetrit dhe “fo…
  • AUDIO/ “Dajua do ta paguajë shtrenjtë, do t’i q.het motra”, kërcënohet Endri Shabani: Do…
  • KQZ drejt certifikimit të Tiranës, fati i mandatit të “Nisma Shqipëria Bëhet” në pikëpyetje
  • “Hapi i parë, të krijoni ministër për IA”- Rama me përfaqësues të teknologjisë: Momenti historik kur…
  • Aksioni për lirimin e plazheve/ Rama: Shtohen hapësirat në bregdetin e Durrësit, më shumë akses gjat…
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.