Në 25 mars të këtij viti, Princ Leka, ish-bashkëshortja Elia Zaharia dhe babai i saj Gjergj Zaharia u përfshinë në një konflikt të dhunshëm në Oborrin Mbretëror. Palët bënë kallëzime për njëri-tjetrin.
Sot Prokuroria e Tiranës ka dhënë pretencën për episodin që u bë viral pasi Princ Leka kishte filmuar përplasjen me Elian dhe ish-vjehrrin e tij.
A-TIMES mëson se organi i akuzës kërkon dënimin me 1 vit e 6 muaj burg për Princ Lekën.
Prokuroria nuk ka kursyer Elia Zaharinë e cila dënohet me 6 muaj burg dhe 1 vit për babanë e saj. Gjithashtu, Prokuroria kërkon që dënimi t’iu konvertohet në shërbim prove, nëse të tre shpallen fajtor nga Gjykata.
Vendimi i Gjykatës së Tiranës do të jepet në datën 13 dhjetor nga gjyqtarja Migena Laska.
Të tre akuzohen për veprën penale “dhunë në familje”. Princ Leka, Elia Zaharia dhe Gjergj Zaharia janë gjykuar me procedurën e gjykimit të shkurtuar.