• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

“Shtresat në nevojë do të mbajnë mbi supe koston e korrupsionit”, Meta nga qelia: Pr. buxheti 2025, thellon varfërinë e qytetarëve dhe të pensionistëve

11/14/2024
in Politikë, Slider
“Shtresat në nevojë do të mbajnë mbi supe koston e korrupsionit”, Meta nga qelia: Pr. buxheti 2025, thellon varfërinë e qytetarëve dhe të pensionistëve
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar në lidhje me projektbuxhetin e vitit 2025.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Në një postim nga qelia e 313 ku ndodhet, Meta shkruan se ky pr. buxhet thellon varfërinë e qytetarëve dhe të pensionistëve.

Postimi i plotë:

Buxheti antisocial për vitin 2025, që thellon varfërinë e qytetarëve dhe të pensionistëve, është buxheti i vjedhjes më të madhe në historinë e Shqipërisë.
Shpërndarja e fondeve provon qartë se shtresat sociale më në nevojë do të mbajnë mbi supe koston e korrupsionit të përbindshëm.
📌 Vetëm 170 lekë në muaj mbështetje për pensionistët dhe plot 777.2 miliard lekë për projektet korruptive PPP.
📌 0 fonde për indeksim të pagave nga rritja e çmimeve dhe 109.5 miliard lekë shtesë për projektet koncensionare.
📌 Jo vetëm 0% rritje por ulje të fondeve me -9.2% për familjet me ndihmë ekonomike që jetojnë në një varfëri të tejskashme dhe plot 75.1 miliard lekë ose një rritje me 3.9% të shpenzimeve operative të luksit.
📌 0% fonde shtesë për kategorinë e të papunëve (numri i të cilëve është në rritje).
📌 Jo vetëm 0% fonde shtesë për kujdesin social por përkundrazi ulje të fondeve të shtresave në nevojë me 7.3% dhe ndërkohë 11,7% rritje ose 112.3 miliard lekë për vjedhje me rrugët e florinjta e investimet gjoja publike, që në fakt janë gropa septike korruptive.
📌 Ulet buxheti i kujdesit social nga 29.66 miliard lekë në vitin 2024 në 27.50 miliard lekë në vitin 2025, kur ndërkohë për shpenzimet korruptive të Qeverisë, përfshi udhëtimet me charter privat të Edi Ramës, do të harxhohen 532.3 miliard lekë.
📌 Në rritje do të jenë shpenzimet për pagesën e principalit të borxhit (të marrë për t’u vjedhur) që do të arrijë shifrën rekord në vitin 2025 në 103.1 miliard lekë nga 45.4 miliard lekë në vitin 2024.
📌 Për vitin 2025 çdo qytetar i Republikës përfshi dhe çdo pensionist do të paguajë 698 Euro për interesat dhe principalin e borxhit publik, kur ndërkohë indeksimi i pensionit për një vit është vetëm 21 Euro.
Aktualisht 3.3 miliard euro vidhen çdo vit nga korrupsioni skizofrenik i Edi Ramës dhe çetës grabitqare të “Rilindjes”, zhvatje që pritet të thellohet vitin e ardhshëm.
Partia e Lirisë nesër në qeverisje, në 4 vjet, vetëm duke mbledhur mbi 13 miliard euro shtesë të ardhura, e ka të garantuar plotësisht zbatimin e 5 Prioriteteve madhore për 4 milion shqiptarë plus:
1️⃣. Ndalimin e shpopullimit.
2️⃣. Dyfishimin e pagave dhe pensioneve mbi nivelin e mesatares së rajonit brenda një mandati qeverisës.
3️⃣. Arsimin dhe investimin tek kapitali njerezor:
4️⃣. Rritjen e prodhimit bujqësor, ushqimit dhe uljen e kostos së jetesës.
5️⃣. Shqipëria, fuqi eksportuese.
Partia e Lirisë, ka një mision patriotik, mision që i shërben Shqipërisë, shqiptarëve dhe interesit kombëtar. 🖐️🇦🇱

Related

Tags: buxheti 2025Ilir Meta
Previous Post

Analiza falas në ditën Botërore të Diabetit, nënkryetari i bashkisë Andi Seferi apel qytetarëve: “Kontrollohuni dhe jetoni shëndetshëm”

Next Post

Berisha dhe Rama kërkojnë votën e diasporës! Kreu i PD “udhëton” drejt Anglisë, do të zhvillojë takim virtual me shqiptarët e Londrës

Lajme të ngjashme

Minatori humbi jetën në galerinë e Jeton Danit; babai i kandidatit të PS-së: Më lini rehat!

Minatori humbi jetën në galerinë e Jeton Danit; babai i kandidatit të PS-së: Më lini rehat!

by redaktor2
08/06/2025
0

Referuar të dhënave në Regjistrin e Lejeve Minerare, aksidenti ka ndodhur në galeritë e kompanisë “GERTI Shpk”, e cila është...

Polemikat për pallatin e konfiskuar/ Gjyqtari Balliu i përgjigjet Ramës: Nëse ka prova që unë jam i pacipë, duhet t’i tregojë

Polemikat për pallatin e konfiskuar/ Gjyqtari Balliu i përgjigjet Ramës: Nëse ka prova që unë jam i pacipë, duhet t’i tregojë

by redaktor2
08/06/2025
0

Në valën e aksionit për çlirimin e hapësirave publike, kryeministri Edi Rama sulmoi një tjetër zyrtar të sistemit të drejtësisë...

Qeveria përditëson sanksionet ndërkombëtare kundër terrorizmit, reflektohen 4 vendimet e reja të BE-së

Qeveria përditëson sanksionet ndërkombëtare kundër terrorizmit, reflektohen 4 vendimet e reja të BE-së

by redaktor2
08/06/2025
0

Këshilli i Ministrave ka miratuar një vendim të ri që përditëson kuadrin ligjor të masave shtrënguese ndërkombëtare në Shqipëri, duke...

Shumëkatëshi te Ish-Ekspozita bllokon trotuarin dhe mbyll hyrjen e parkimeve nëntokësore

Shumëkatëshi te Ish-Ekspozita bllokon trotuarin dhe mbyll hyrjen e parkimeve nëntokësore

by redaktor2
08/06/2025
0

Një kompani e dyshimtë, me një pasqyarë financiare me zero të ardhura dhe zero shpenzime ka përfituar një leje ndërtimi...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Sidnei Suini ndahet nga i fejuari, futbollistët e Premier Ligës e “shpartallojnë” me mesazhe në rrje…
  • Minatori humbi jetën në galerinë e Jeton Danit; babai i kandidatit të PS-së: Më lini rehat!
  • Polemikat për pallatin e konfiskuar/ Gjyqtari Balliu i përgjigjet Ramës: Nëse ka prova që unë jam i …
  • Qeveria përditëson sanksionet ndërkombëtare kundër terrorizmit, reflektohen 4 vendimet e reja të BE-…
  • Shumëkatëshi te Ish-Ekspozita bllokon trotuarin dhe mbyll hyrjen e parkimeve nëntokësore
  • Tifoze e Milanit dhe modele, Jori Delli shfaqet mahnitëse në rrjetet sociale
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.