Kanë mjaftuar vetëm reshje të lehta shiu , që kompanitë e naftës të shfrytëzojnë rastin për të shkarkuar mbetje të pakontrolluara hidrokarbure në lumin Gjanica në Fier, i cili gjatë ditës së sotme ka shënuar nje ndër ditët me ndotje mẽ të rëndë.
Ndotja alarmante duket me sy , ndërsa ujrat e lumit janë tërësisht me ngjyrë të zezë duke shkatërruar faunën ujore dhe rrezikuar shëndetin e qytetarëve të cilët në këtë periudhë të vitit e konsiderojnë lumin që përshkon qytetin si mallkimin e fierakëve.
Edhe pse disa ditë më parë , Agjensia Rajonale e Mjedisit inspektoi në terren me grupet e punës fafrikat e ullirit dhe kompanité e naftës , Albpetrol , Terra Oil, dhe Al Global, duket se paralajmërimet për gjoba, nuk i kanë trembur aspak , pasi shkarkimet e llumrave të vajit dhe derdhjet hidrokarbure, jo vetëm që nuk kanë ndaluar , por përkundrazi situata është përkeqësuar edhe më tej. Dhe ky është vetëm fillimi, pasi agresiviteti i shkarkimeve bëhet edhe më i dukshëm gjatë stinës së reshjeve e vecanërisht në momentet kur shirat janë me intensitet të lartë.