Nisin reshjet e para të dëborës në juglindje të vendit. Mësohet se reshjet kane nisur vetëm pak minuta me parë në lartësitë mbi 1400 metra mbi nivelin e detit.
Reshjet kryesisht janë përqendruar në fshatin turistik të Dardhës, në majën e Bigllit. Aktualisht reshjet e dëborës po bien me intensitet të ulët dhe nuk kanë krijuar problematika në qarkullimin e automjeteve, por grupet e punës ndodhen ne terren.
Në 48 orët e fundit në qarkun e Korçës kanë rënë ndjeshëm temperaturat, të cilat sjellin zyrtarisht nisjen e stinës së dimrit.
Aktualisht temperaturat në Dardhë shkojnë 3 gradë celcius, ndërsa rreshjet pritet të vazhdojnë gjatë natës.