Është dënuar me burgim të përjetshëm partneri i Gjeorgjia Muratit, shqiptares shtatzënë e cila u masakrua me thikë nga 39-vjeçari janarin e kaluar.
Sipas mediave greke, Gjykata e Edessas ka dënuar me 15 vite burg mikun e autorit, pasi ka ndihmuar këtë të fundit të kryejë vrasjen dhe të zhduk trupin e pajetë të Gjeorgjisë, e cila u gjet në një zonë pyjore pranë Monopigados, e masakruar me thikë.
Dy të pandehurit për vrasjen e Gjeorgjisë, e cila ishte edhe nënë e një vajze të mitur, partneri i saj 39-vjeçar dhe shoku i tij 34-vjeçar, u shpallën njëzëri fajtor për akuzat e vrasjes nga pakujdesia, ndërprerja e shtatzënisë dhe mbajtje dhe përdorim i armëve pa leje.
Për dy personat nuk u identifikuan asnjë rrethanë lehtësuese dhe ata do rikthehen në burgjet ku ndodheshin tashmë.
Sipas të dhënave të mjekësisë ligjore, gruaja fatkeqe, e cila ishte në javën e 7-të të shtatzënisë, ka marrë tre plagë vdekjeprurëse me thikë në pjesën e qafës së mitrës.
Vrasja është kryer ditën e ndërrimit të viteve, në banesën e 39-vjeçarit.