Kryeministri Edi Rama, ka njoftuar se ka nisur restaurimi i Muzeut Arkeologjik të Korçës.
Krahas një fotoalbumi të publikuar në rrjetet sociale, Rama shkruan: “Nis puna për rilindjen e Muzeut Arkeologjik të Korçës”.
Siç bën me dije kreu i qeverisë, në kuadër të projektit për restaurimin e muzeut, do kryhen ndërhyrje përforcuese në themelet e ndërtesës dhe në muraturë, restaurim i çatisë në tërësinë e elementeve të saj konstruktivë, i muraturës prej guri, ndërkateve dhe restaurim i elementëve drusorë në interier.