Tashmë kryeqyteti ka hapsira të dedikuara edhe për personat me aftësi të kufizuar për të kaluar kohën e tyre të lirë!
Lojra të ndryshme sportive nga futbolli, volejbolli, basketbolli e deri te noti.
Qendra sportive tirana tashmë me fushat e reja tek Aqua parku priti qendrën komunitare “Gonxhe bojaxhiu” ku fëmijët luajtën dhe u argëtuan me kushtet më të mira që i nevojiten një ambjenti të mirfilltë futbolli.
Hapsira sportive i është dedikuar jo vetëm personave me aftësi të kufizuar por gjithashtu edhe fëmijëve të cilët mund të shfrytëzojnë fushat sportive duke krijuar grupe të ndryshme të së njëjtës grupmoshë.
Ky investim vjenë edhe në kuadër të shpalljes së Tiranës si kryeqytet i sportit për vitin 2023, ndërsa bashkia gjithmonë ka ofruar mundësi dhe projekte për të rinjtë kryeqytetas.