Qytetarë të shumtë janë mbledhur pasditen e sotme në rrugën kryesore para Parlamentit, të thirrur nga opozita në protestë për miratimin e buxhetit të vitit të ardhshëm.
Nga ana tjetër forcat e Policisë së Tiranës dhe ato të Shtetit janë pozicionuar rreth perimetrit të Parlamentit, për të siguruar mbarëvajtjen e protestës së thirrur.