Pasi Apeli i GJKKO la në fuqi masat e sigurisë për Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin, kjo e fundi ka dalë në një pronocim për media duke deklaruar se argumentet e prokurorëve të SPAK janë të falsifikuara.
Kryemadhi: Prokurorët ishin të papërgatitur ndaj fakteve dhe dokumenteve që erdhën nga Çekia dhe Austria
Metodologjia dhe profesionalizmi i prokurorëve të SPAK ishin në nivelin e një studenti të vitit të parë të juridikut. Argumentet që ngrinin ishin qesharake dhe të bazuara në falsifikim.
Kalkulimet dhe analiza financiare e pabërë nga SPAK donte të falsifikonte me keqdashje deklarimet e pasurive tonë. Rezulton se edhe s ai përket letër porosive të dërguara nga SHBA, ka një deklaratë të rremë për të cilin ligjin federal i SHBA i dënon me 5 vjet.
Prokurorët ishin të papërgatitur.
Beteja nuk është sapo ka filluar, por është ballë për ballë. Do të përballemi me sistemimet e drejtësisë dhe ato ndërkombëtare.
Çështja e deklarimit të pasurisë për Metën ka rënë.