Katër shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë greke, pasi akuzohen se janë anëtarë të një bande që trafikonte lëndë narkotike në vendin fqinj.
Mediat greke bëjnë me dije se gjatë një operacioni antidrogë në pranga ranë në total shtatë persona, 4 shqiptarë dhe 3 grekë.
Të arrestuarit do të dalin nesër në Gjykatë për tu njohur me masat e arrestit. Nuk ka ende informacione lidhur me veprimtarinë kriminale të bandës së drogës.
Sakaq mësohet se tre shtetasit grekë rezultojnë të jenë persona të punësuar në shtet, njëri është zjarrfikës me shërbim në Patra, tjetri shef shërbimi luftarak në Drejtorinë e Policisë Akaia dhe i treti nëpunës civil.
Këta të tre janë vënë së fundmi në vëzhgim nga policia, e cila sot zbuloi skemën e tyre.