• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

“80 pemë për 80 vite çlirim”/ Tirana nis sezonin e mbjelljeve, Veliaj: “Të qartë në vokacionin tonë Europian”

11/27/2024
in Aktuale, Slider
“80 pemë për 80 vite çlirim”/ Tirana nis sezonin e mbjelljeve, Veliaj: “Të qartë në vokacionin tonë Europian”
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Në prag të 80-vjetorit të Çlirimit, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, së bashku me familjarë të veteranëve dhe nxënës të shkollës “Asim Vokshi”, mbollën 80 pemë të reja në Varrezat e Dëshmorëve. Kjo nismë përkon edhe me fillimin e sezonit të mbjelljeve masive nga ana e Bashkisë së Tiranës, për të shtuar sipërfaqet e gjelbra.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

“Jam vërtet mirënjohës që në këtë prag festash, të festës së Pavarësisë dhe të Çlirimit, gjejmë ende energji nga brezi i tretë për të mbjellë 80 pemë në prag të 80-vjetorit të çlirimit, për të kujtuar këto 80 vite dhe për të kujtuar se Tirana ka qenë kryeqyteti i vetëm i çliruar nga forcat e veta. Jam mirënjohës për të gjithë brezin e gjyshërve tanë”, tha Veliaj.

Ai nënvizoi se Shqipëria është e qartë në aspiratat e saj europiane. “Kombet që nuk dinë nga kanë ardhur, nuk dinë as ku po shkojnë. Fakti që edhe kryeministri dhe gjithë qeveria ka këtë vokacion për të qenë drejt BE, do të thotë se jemi shumë të qartë ku po shkojmë sepse kemi qenë të qartë edhe para 80 vitesh. Kemi qenë të qartë edhe para 112 vitesh, kur u shpall Pavarësia, se aspirata e Shqipërisë ishte futja në familjen europiane të kombeve. Më vjen mirë që sot mbjellim këto 80 pemë, dhe ajo që më gëzon më shumë është se i mbjellim me nxënësit dhe nxënëset e “Asim Vokshit”, shkollës së Gjuhëve të Huaja. Është një shkollë për Shqipërinë moderne kur ne na duhen ciceronë, rrëfimtarë, përkthyes, interpretë për BE, për turizmin, për këtë bum që po kalon sot Tirana e hapur ndaj botës”, deklaroi ai.

Me mbjelljen e pemëve në këtë periudhë ideale për shkak të shirave sezonalë, Bashkia e Tiranës ka nisur fushatën e përvitshme që synon krijimin e më shumë hapësirave të gjelbra për një qytet më të shëndetshëm dhe të qëndrueshëm.

“Më vjen mirë që sot bashkuam dy breza dhe filluam masivisht fushatën e mbjelljeve. Kemi pritur sa të fillojnë shirat dhe toka të jetë me lagështirë mjaftueshëm, që të jetë ideale për mbjelljet. Nga tani nuk do i ndahemi lopatës. Por, kur ka edhe kuptim, kur ka edhe simbolikë, dhe kur shikojmë që të dy brezat përqafojnë njeri-tjetrin, është një gëzim i jashtëzakonshëm. Qofshin të paharruar dëshmorët tanë. Më vjen mirë që me këto 80 pemë sot lamë një shenjë për të thënë se nuk harrojmë, se kujtojmë dhe se do përulemi gjithmonë me respekt”, deklaroi Veliaj.

Me rastin e festave të 28-29 nëntorit Bashkia e Tiranës ka përgatitur një axhendë të ngjeshur me aktivitete të shumta social kulturore.

Related

Tags: mbjelljepemesezoniTiranaVeliaj
Previous Post

Balluku inspekton punimet në lotin 7 të Unazës së Madhe të Tiranës, ku ka nisur hedhja e shtresave asfaltike

Next Post

Sali Berisha sfidon kryeministrin Rama pas lirimit: Të vijë në debat televiziv po ia mbajti

Lajme të ngjashme

Deputetja e PS-së promovon grykëderdhjen me naftë të lumit Vjosa

Deputetja e PS-së promovon grykëderdhjen me naftë të lumit Vjosa

by redaktor2
07/15/2025
0

Shumë prej jush mund të mos e njihni fare, por Antoneta Dhima e cila është deputete e Partisë Socialiste, është...

Nuk jam unë rreziku për RTSH-në – Një përgjigjie për ata që merren me Batonin, jo me idenë

Nuk jam unë rreziku për RTSH-në – Një përgjigjie për ata që merren me Batonin, jo me idenë

by redaktor2
07/15/2025
0

Nga Baton Haxhiu Nuk ka asgjë më zhgënjyese në debatin publik sesa kur një mendim i qartë, i argumentuar dhe...

Masat për Xhiron e Italisë, vlerësime ndërkombëtare për Policinë e Shtetit

Masat për Xhiron e Italisë, vlerësime ndërkombëtare për Policinë e Shtetit

by redaktor2
07/15/2025
0

Policia e Shtetit vlerësohet sërish për masat e shkëlqyera në “Giro d’Italia” dhe në edicionin e 82-të, të Turit Çiklistik...

Romë/ Përdorte garazhin për trafik droge dhe i gjendet një pistoletë e vjedhur, arrestohet 29-vjeçari shqiptar

Romë/ Përdorte garazhin për trafik droge dhe i gjendet një pistoletë e vjedhur, arrestohet 29-vjeçari shqiptar

by redaktor2
07/15/2025
0

Një makinë e dyshimtë e çoi policinë në zbulimin e dy kutive që përmbanin kokainë, një armë të vjedhur dhe...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • “Më kanë quajtur vajza e Behar Merës në sy të familjes së tij”- Roza Lati rrëfen momentin e sikletsh…
  • Deputetja e PS-së promovon grykëderdhjen me naftë të lumit Vjosa
  • Nuk jam unë rreziku për RTSH-në – Një përgjigjie për ata që merren me Batonin, jo me idenë
  • Masat për Xhiron e Italisë, vlerësime ndërkombëtare për Policinë e Shtetit
  • Romë/ Përdorte garazhin për trafik droge dhe i gjendet një pistoletë e vjedhur, arrestohet 29-vjeçar…
  • Bashkia Krujë/ Japin dorëheqjen 5 administratorët e njësive, 2 nënkryetarët dhe drejtuesit e drejtor…
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.