Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën nacionale Korçë-Pogradec.
Burime bëjnë me dije se shoferi i automjetit për arsye ende të paditura ka humbur kontrollin, ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një kanal, në afërsi të fshatit Zvirinë.
Për fat të mirë drejtuesi i mjetit ka shpëtuar.
Nga aksidenti ka dëme të shumta materiale por jo dëme në njerëz.
Policia ndërkohë ndodhet në vendin e ngjarjes për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.