• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Transformohet lagjja e Balshajve, Veliaj: “Periferia me të njëjtën cilësi punimesh si në qendër; Rritet vlera e pronës”

12/04/2024
in Aktuale, Slider
Transformohet lagjja e Balshajve, Veliaj: “Periferia me të njëjtën cilësi punimesh si në qendër; Rritet vlera e pronës”
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Zona mbrapa pallateve të Balshajve, e cila ndodhet në një nga lagjet kufitare mes Tiranës dhe Kamzës, po transformohet falë investimit të Bashkisë së Tiranës. Kryebashkiaku Erion Veliaj inspektoi punimet ku theksoi se, ashtu si shumë zona të tjera në periferi, edhe kjo lagje është pjesë e buqetës së 100 lagjeve ku po punohet me të njëjtën cilesi si në qendër.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

“Këtu jemi në një zonë periferike, e cila nuk ka qenë as e Kamzës as e Tiranës për shumë vjet, por me ndarjen e re administrative i ka kaluar kryeqytetit. E gjithë puna që po bëjmë në zonat periferike, si tek “Treshi”, edhe këtu në lagjen e “Balshajve”, edhe tek “Fresku”, te “Thesari” ku takohemi me Dajtin, edhe te zona e Kopshtit Zoologjik dhe Botanik, edhe te zona e lagjes ‘Rilindja’ ku kalon Unaza e Madhe, më në fund është futur në konceptin e 100 lagjeve ku po ndërhyjmë, për të mos pasur asnjë zonë e cila cedon dhe për t’u siguruar që, ashtu siç kemi bërë shkollat e Kodër Kamzës, të cilat janë shumë më cilësore se shumë nga shkollat e qendrës së Tiranës, ashtu dua që edhe në nivelin e infrastrukturës horizontale dhe vertikale lagjet të mos dallojnë nga njëra-tjetra”, deklaroi Veliaj.

Ai theksoi se një problem i hasur në këtë zonë janë kolektorët poshtë banesave. Veliaj tha se do të punohet për zhbllokimet e mundshme aty ku është e mundur, ndërsa në disa pjesë të tjera do të ndërhyhet me anë të bypass-eve.

“Do të bëjmë maksimumin që edhe gjatë pushimeve të dimrit mos të cedojë puna, do vazhdojmë me të njëjtin ritëm. E kemi shumë të rëndësishme që të adresojmë disa nga problematikat e mbartura, siç është problematika e kolektorëve. Shumë banorë, të cilët janë transferuar këtu ndër vite, nuk kanë pasur as harta. Do të mundohemi maksimalisht të evitojmë prishjet. Aty ku ka mundësi për zhbllokim, të zhbllokohet, dhe aty ku ka mundësi për të bërë një bypass, të bëjmë një bypass, që mos i prishim terezinë askujt. Duam që të sjellim urbanizimin, civilizimin dhe të gjithë e dimë që kur bëhet një kanalizim dhe ujërat shkarkohen, kur bëhet një ndriçim led, kur bëhen të gjitha tubacionet për fibrat optike dhe nevojat e tjera, lagjja merr vlerë, shtëpia merr vlerë, banesa merr vlerë”, theksoi ai.

Të gjithë këto investime, shtoi kryebashkiaku, do të shtojnë vlerën e banesave në këtë zonë, në mënyrë që edhe lagjja “Balshaj” të përfitojë nga rritja ekonomike në Tiranë.

“Po shikojmë se në të gjitha zonat e Tiranës, sidomos me ardhjen e një turizmi masiv, kanë marrë vlerë shtëpitë airbnb dhe pallatet e vjetra, që askush nuk mendonte se do të kishin këtë lloj vlere në treg dhe do të prodhonin këtë lloj ekonomie për familjen. Duam që edhe lagjja ‘Balshaj’ të përfitojë nga kjo mirëqenie e Tiranës dhe këtë mund ta realizojmë vetëm nëse lagjja urbanizohet, nëse bashkëpunon me firmën, me bashkinë, për t’i gjetur një zgjidhje edhe atyre nyjeve që mund të kemi për të zhbllokuar kanalizimet. Në qoftë se secili pengon tjetrin, atëherë asgjë nuk ecën përpara në një familje dhe jo më në një qytet të madh”, deklaroi Veliaj.

Related

Tags: Lagja e BalshajveVeliaj
Previous Post

A e ka gjetur dashurinë? Rovena Stefa në “kërkim” të fatit: Dua të kem fëmijë sepse jam në limitet e mia

Next Post

Kush është shqiptari që u gjet i vdekur në burgun e Malandrinos në Greqi, autoritetet hetojnë shkakun

Lajme të ngjashme

Naftëtarët protestojnë përballë Bankers Petroleum, sindikata shpall dy tubime më 5 dhe 6 shtator

Naftëtarët protestojnë përballë Bankers Petroleum, sindikata shpall dy tubime më 5 dhe 6 shtator

by redaktor2
09/01/2025
0

Sindikata e Sektorit Hidrokarbur ka shpallur organizimin e dy tubimeve proteste më datat 5 dhe 6 shtator, nga ora 12:00...

Ndarja nga jeta e Dhimitër Anagnostit, regjisori i shquar do të prehet në vendlindjen e tij, Vuno

Ndarja nga jeta e Dhimitër Anagnostit, regjisori i shquar do të prehet në vendlindjen e tij, Vuno

by redaktor2
09/01/2025
0

Pas ndarjes nga jeta në moshën 89-vjeçare, regjisori i njohur Dhimitër Anagnosti do të përcillet për në banesën e fundit...

Ngërçi politik në Kosovë! Presidenca: Po analizojmë procesin e konstituimit të Kuvendit

Ngërçi politik në Kosovë! Presidenca: Po analizojmë procesin e konstituimit të Kuvendit

by redaktor2
09/01/2025
0

Ekipi ligjor në Presidencën e Kosovës është duke bërë “analiza” lidhur me procesin e konstituimit të Kuvendit, i cili u...

FSHF zyrtarizon tre ndryshime në listën e Kombëtares, një futbollist braktis Shqipërinë për Zvicrën!

FSHF zyrtarizon tre ndryshime në listën e Kombëtares, një futbollist braktis Shqipërinë për Zvicrën!

by redaktor2
09/01/2025
0

Kombëtarja shqiptare ka risi në ditën e saj të parë të grumbullimit për ndeshjet e muajit shtator. FSHF ka bërë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Vajza e saj feston ditëlindjen, Arbana Osmani i bën urimin e veçantë ! Moderatorja ndan pamjet e ëmb…
  • Naftëtarët protestojnë përballë Bankers Petroleum, sindikata shpall dy tubime më 5 dhe 6 shtator
  • Ndryshime te “Rrugorja” e Tiranës, Neritan Buzi emërohet shefi i ri i qarkullimit
  • Kush është 54-vjeçari që plagosi 2 persona me thikë gjatë sherrit masiv në lokalin në Korçë
  • Ndarja nga jeta e Dhimitër Anagnostit, regjisori i shquar do të prehet në vendlindjen e tij, Vuno
  • Ngërçi politik në Kosovë! Presidenca: Po analizojmë procesin e konstituimit të Kuvendit
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.