Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali përshëndeti sot përfshirjen e “K’cimit të Tropojës” në Listën e Trashëgimisë Kulturore në UNESCO.
Spiroplai u shpreh se, “K’cimi i Tropojës”, një tjetër pasuri e çmuar e Shqipërisë, u shpall pjesë e Listës Përfaqësuese të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të Njerëzimit në UNESCO.
“K’cimi i Tropojës”, një tjetër pasuri e çmuar e Shqipërisë, u shpall pjesë e Listës Përfaqësuese të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të Njerëzimit në UNESCO.
Shpirti krijues, patriotizmi, krenaria, fisnikëria, virtuoziteti dhe talenti i artistëve popullorë të Tropojës dhe Malësisë së Gjakovës, pjesë e identitetit dhe e vlerave tona kombëtare, janë tashmë pjesë e thesareve kulturore të njerëzimit.
Mirënjohje për të gjithë ata që kontribuan në këtë arritje kombëtare”, shkruan Spiropali.