• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Analiza/ Si po përfiton Kina nga sanksionet ndaj Rusisë?

03/22/2023
in Rajoni & Bota, Slider
Analiza/ Si po përfiton Kina nga sanksionet ndaj Rusisë?
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Ndërsa Moska ka teprica nafte për të shitur që nuk po i ble më Bashkimi Evropian, Kina ka përfituar miliarda dollarë duke blerë naftë me çmim më të lirë nga Rusia dhe ka siguruar fitime duke tregtuar në Rusi furnizimet e saj të tepërta. Në vazhdim i hedhim një vështrim përfitimeve të Kinës nga sanksionet ndaj Rusisë.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Lufta në Ukrainë u shoqërua me sanksione ndaj importeve dhe eksporteve të energjisë ruse në BE duke deformuar tregun global të gazit natyror të lëngshëm dhe duke e vendosur Rusinë nën presion për të shitur rezervat e tepërta.

Kina nga ana e saj bleu naftën dhe qymyrin rus me çmim të lirë, jo vetëm duke kursyer miliarda dollarë, por edhe duke siguruar fitime nga shitja në Rusi e mallrave të saj të tepërta.

Presidenti Xi thotë se Kina dëshiron një partneritet më të ngushtë me Rusinë, që ruan sigurinë ndërkombëtare të energjisë dhe zinxhirët e furnizimit.

Por sa ka fituar Kina deri tani?

Importet e naftës të papërpunuar ruse nga Kina u rritën me 8% në vitin 2022 edhe pse volumi i përgjithshëm i importeve të Kinës ra për shkak të ngadalësimit të ekonomisë së saj.

Sipas llogaritjeve të agjencisë Reuters, rafineritë kinezë kursyen rreth 5.5 miliardë dollarë nga prilli i vitit 2022 deri në janar të këtij viti.

Kina gjithashtu ka rritur importet e qymyrit nga Rusia, ndërsa Evropa vendosi sanksione.

Në vitin 2022, të ardhurat ruse nga qymyri u rritën me 20% krahasuar me një vit më parë.

Importet e gazit të lëngshëm natyror të Rusisë nga Kina u rritën me mbi 40%.

Në të njëjtën kohë, eksportet kineze u rritën, pasi Kina e rieksportoi gazin e lëngshëm tek vende të tjera si Koreja e Jugut, Japonia dhe Franca.

Kjo ndodhi në një kohë që importet totale të gazit të lëngshëm në Kinë ranë me 20 për qind për shkak të mbylljes nga Kovidi dhe ngadalësimit të ekonomisë në vitin 2022./ VOA

Related

Previous Post

Përballja me Shqipërinë për Euro 2024, polemika në kombëtaren polake

Next Post

Kushi përgjigjet Xhixhos: Kemi marrë masa direkte dhe indirekte për studentët duke mbështetur familjet e tyre

Lajme të ngjashme

Ermal Dredha: Ku ta gjejmë të kemi investitorë si Kushner, resorti i tij nuk do e eklipsojë Vlorën

Ermal Dredha: Ku ta gjejmë të kemi investitorë si Kushner, resorti i tij nuk do e eklipsojë Vlorën

by redaktor2
06/28/2025
0

Vizita e vajzës së presidentit amerikan Ivanka Trump dhe Jared Kushner së fundi në Vlorë, teksa flitet për investime serioze...

Lokalet me muzikë të lartë shqetësim për pushuesit/ Proda zbarkon në Sarandë: Parandalim ndotjes akustike. Kontroll të rreptë mjeteve të lundrimit!

Lokalet me muzikë të lartë shqetësim për pushuesit/ Proda zbarkon në Sarandë: Parandalim ndotjes akustike. Kontroll të rreptë mjeteve të lundrimit!

by redaktor2
06/28/2025
0

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, zhvilloi një vizitë inspektuese në qytetin bregdetar të Sarandës këtë të...

“Travel and Tour World”: Shqipëria, një destinacion udhëtimi ultra-luksoz për turistët e elitës

“Travel and Tour World”: Shqipëria, një destinacion udhëtimi ultra-luksoz për turistët e elitës

by redaktor2
06/28/2025
0

Shqipëria i bashkohet SHBA-së, Japonisë, Zvicrës, Gjermanisë, Arabisë Saudite, Tajlandës, Italisë, Francës, Indonezisë, Vietnamit dhe Egjiptit – në një përpjekje...

Udhëtimi në Çamëri dhe përballja me shtëpitë e shkatërruara, çfarë thoshte Ismail Kadare! Shumica e banorëve që u shpërngulën mizorisht, janë ende gjallë sot

Udhëtimi në Çamëri dhe përballja me shtëpitë e shkatërruara, çfarë thoshte Ismail Kadare! Shumica e banorëve që u shpërngulën mizorisht, janë ende gjallë sot

by redaktor2
06/28/2025
0

NGA ENVER KUSHI Reportazhin ”Guri dhe dega e ullirit” (Mbresa nga Çamëria), e kam shkruar disa javë pasi u ktheva...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Luiza Gega dhe partneri saj plane për fëmijë, të rejat nga çifti i njohur!
  • Ermal Dredha: Ku ta gjejmë të kemi investitorë si Kushner, resorti i tij nuk do e eklipsojë Vlorën
  • Trafiku i kokainës, Ylli Didanit i zbulohet prona në Republikën Domenikane
  • Lokalet me muzikë të lartë shqetësim për pushuesit/ Proda zbarkon në Sarandë: Parandalim ndotjes aku…
  • “Travel and Tour World”: Shqipëria, një destinacion udhëtimi ultra-luksoz për turistët e elitës
  • Udhëtimi në Çamëri dhe përballja me shtëpitë e shkatërruara, çfarë thoshte Ismail Kadare! Shumica e …
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.