Gazeta e përjavshme greke “Documento” e gazetarit të njohur investigativ Kostas Vaxevanis, i ka kushtuar sot një artikull të gjatë dosjes “Sky ECC” që coi në pranga një oficerin e policisë greke, i cili ka shërbyer më parë tek Anti-droga si dhe dy trafikantë, grekun K. G dhe 45-vjecarin shqiptar Sandër Pemaj, aktualisht i dënuar për trafikun e rreth 1.2 ton kokainë nga Karaibet në Greqi.
Reportazhi i gazetarëvë Myrto Mpoutsi dhe Giannis Tsakarisianos, zbardh detaje mbi veprimtarinë e grupit kriminal, mbi të cilët rëndojnë shumë akuza.
Në një bisedë K. G shprehet se “njeriu i tyre” në Marusi “për 5 vjet do bëhet Shef”, ndërsa në Gusht 2020, shqiptari Sandër Pemaj parashikon që me mbulimin e S. T nga Marusi (një oficer që ndiqet në gjendje të lirë për këtë cështje) dhe të një personi tjetër, do bëhen… “mbretër të Athinës”.
Bisedat janë në greqisht:
Sandër Pemaj: Deri fund shtatori do jemi mbretër të Athinës
Sandër Pemaj: Të jap fjalën
- G: Makar ore vëllai im
Sandër Pemaj: Do duhen edhe cunat për mbulim
- G: Dhe Marusin dhe shokun
- G: Ata janë me ne vellëa në gjithçka
Ata komunikojnë edhe për një cështje që ka shkuar në gjykatë, me të pandehur persona të njohur nga ta. Ata flasin për një polic të quajtur A. T, atëherë me shërbim tek Anti-Droga e Athinës, i cili ishte në varësi të S. T, të cilin bashkëbiseduesit e thërrasin “Marusi”.
- G: Cfarë është ky?
Sandër Pemaj: Polic
Sandër Pemaj: I T. (mbiemri i tij)
Sandër Pemaj: Thuaji S. (Oficeri S. T)
Sandër Pemaj: Është i tij
Sandër Pemaj: Për Enin (i akuzuari)
Sandër Pemaj: 11 shtator
Sandër Pemaj: Shkon në gjykatë
- G: Cfarë të bëjë S. (oficeri S. T)
- G: Cfarë ti thotë A. (polici A. T)
Sandër Pemaj: Mos të flasin keq në Gjykatë
dhe biseda vijon…
Sandër Pemaj: O tiransi
Sandër Pemaj: E mban mënd
Sandër Pemaj: Që u kap me kumbarin
- G: Të shkurtrin nga Menidhi?
- G: Po vëllacko kuptova për kë thua. E mbaj mend atë djalë, djalë i mirë. Po, do t’i them unë S. Do vijë të hënën ta dish. Të hënën kam takim.