• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

“Me PD në pushtet rroga mesatare 1200 euro”, Gjekmarkaj në Kurbin: Kjo zonë bëhet bashkë pa dallim për t’i sjellë Shqipërisë ndryshimin

12/08/2024
in Politikë, Slider
“Me PD në pushtet rroga mesatare 1200 euro”, Gjekmarkaj në Kurbin: Kjo zonë bëhet bashkë pa dallim për t’i sjellë Shqipërisë ndryshimin
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Drejtuesi politik i PD për qarkun e Lezhës, Agron Gjekmarkaj ka qenë në një takim elektoral në Kurbin, kur dhe pak kohë na ndajnë nga zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Gjekmarkaj tha përpara kurbinasve se pushteti në fuqi po shkërmoqet. “Malësia e Kurbinit, si çdo malësi tjetër në të cilën burrat i lidhë fjala  dhe besa për një Shqipëri të ndershme, të paqtë dhe zhvillimore do t’i bashkohet kauzës së drejtë të PD-së, për të shembur pushtetin autokrat të Edi Ramës dhe kthimin e pushtetit, vetë sovranit”, shkruan Gjekmarkaj.

Agron Gjekmarkaj shton se PD iu qëndron zotimeve të saj për pensione jo nën 200 euro, minimum jetik 200 euro, rrogë minimale 500 euro e pagë mesatare 1200 euro.

Postimi i drejtuesit politik të PD në Lezhë, Agron Gjekmarkajt:

Malësia e Kurbinit bëhet bashkë pa dallim për t’i sjellë Shqipërisë ndryshimin ✌️

Në rreth 12 vite në pushtet të Rilindjes, mijëra banorë të fshatrave Skuraj, Vinjollë, Shkopet dhe Gallatë janë lënë në mëshirë të fatit. Asnjë investim minimal serioz nga Bashkia e Kurbinit e akuzuar publikisht si e përfshirë në korrupsion dhe zero investime po nga Qeveria në ikje.

Është e papranueshme se si një pushtet që ka kapur për “fyti” të gjitha pushtetet, të jetë kaq indiferent dhe i pashpirt për vështirësitë dhe pamundësitë e jetesës së këtyre banorëve që sfidojnë padrejtësi për të mbajtur ende të gjalla zonat e tyre.

Mungesa e urave ndërlidhëse ka rrezikuar kaq shumë jetën e banorëve nuk ka shqetësuar aspak autoritetet përgjegjëse. Të njëjtën papërgjegjshmëri kanë treguar dhe tregojnë ende me lënien tërësisht pas dorë të infrastrukturës rrugore, sistemit të furnizimit me energji elektrike, sistemin shendetësor dhe atë arsimor.

Krahas shkollave të dëmtuara, mësuesit dhe administrata shtetërore janë nën presion politik për të mbajtur me zor në këmbë, një pushtet që do të shkërmoqet me çdo kusht.

Nëse paratë që u përdorën për sarkofagun e mermertë dhe luksin e Bashkisë Kurbin me pajisje antistres do të përdoreshin për këto zona, aty jeta do te ishte më e mirë.

Malësia e Kurbinit, si çdo malësi tjetër në të cilën burrat i lidhë fjala  dhe besa për një Shqipëri të ndershme, të paqtë dhe zhvillimore do t’i bashkohet kauzës së drejtë të PD-së, për të shembur pushtetin autokrat të Edi Ramës dhe kthimin e pushtetit, vetë sovranit.

Programi jonë emergjent është i qartë dhe i zbatueshëm:

Pensione jo nën 200 euro!

Minimum jetik 200 euro!

Rrogë minimale 500 euro!

Rrogë mesatare 1200 euro!

Mbështetje 160 milon euro për bujqësinë!

Rrogat më të lartat në rajon për mësuesit, pedagogët dhe mjekët!

Rrotacion! Ndryshim!

Luftë korrupsionit dhe kriminalitetit, motoja jonë e përbashkët! Ne mundemi! Ne ja dalim! Fitore

Related

Tags: Agron GjekmarkajKurbin
Previous Post

I dashuri i ri i Sara Hoxhës? Ajo u përgjigj me një video

Next Post

Zijadin Sela paralajmëron Hristian Mickoskit: Thirri mëndjes, mos e prek gjuhën shqipe. Ka rrezistuar 8 mijë vite!

Lajme të ngjashme

Nga data 9-të deri më 12-të qershor do të organizohet në Tiranë Java Kulturore Izraelite! Ja aktivitetet që do të organizohen

Nga data 9-të deri më 12-të qershor do të organizohet në Tiranë Java Kulturore Izraelite! Ja aktivitetet që do të organizohen

by redaktor2
06/06/2025
0

Një përvojë unike artistike dhe kulturore do të përjetohet në Tiranë nga data 9 deri më 12 qershor, në kuadër...

Elisa Spiropali uron shqiptarët për Kurban Bajramin: Të ndajmë të mirën dhe të ndërtojmë një shoqëri më solidare

Elisa Spiropali uron shqiptarët për Kurban Bajramin: Të ndajmë të mirën dhe të ndërtojmë një shoqëri më solidare

by redaktor2
06/06/2025
0

Kryetarja e Parlamentit, Elisa Spiropali, ka uruar të gjithë qytetarët shqiptarë me rastin e festës së Kurban Bajramit, duke theksuar...

Stadiumi Kombëtar do të quhet sërish “Air Albania” për 5 vitet e ardhshme, Presidenti Duka: I lumtur për këtë partneritet strategjik

Stadiumi Kombëtar do të quhet sërish “Air Albania” për 5 vitet e ardhshme, Presidenti Duka: I lumtur për këtë partneritet strategjik

by redaktor2
06/05/2025
0

Federata Shqiptare e Futbollit ka arritur marrëveshjen e re për të drejtat e emërtimit të Stadiumit Kombëtar në Tiranë. Për...

Ministri Igli Hasani për marrëveshjen e sigurisë me Ukrainën: Shqipëria e ka treguar qartë se është në anën e lirisë dhe të drejtës ndërkombëtare

Ministri Igli Hasani për marrëveshjen e sigurisë me Ukrainën: Shqipëria e ka treguar qartë se është në anën e lirisë dhe të drejtës ndërkombëtare

by redaktor2
06/05/2025
0

U ratifikua në Parlament marrëveshja e bashkëpunimit mbi sigurinë dhe mbështetjen afatgjatë ndërmjet Shqipërisë dhe Ukrainës, e nënshkruar më 21...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Nga data 9-të deri më 12-të qershor do të organizohet në Tiranë Java Kulturore Izraelite! Ja aktivit…
  • Elisa Spiropali uron shqiptarët për Kurban Bajramin: Të ndajmë të mirën dhe të ndërtojmë një shoqëri…
  • Është shtatzënë? Kiara i përgjigjet pyetjes që të gjithë po bënin
  • Stadiumi Kombëtar do të quhet sërish “Air Albania” për 5 vitet e ardhshme, Presidenti Duka: I lumtur…
  • Ministri Igli Hasani për marrëveshjen e sigurisë me Ukrainën: Shqipëria e ka treguar qartë se është …
  • “Synojmë të mbyllim marrëveshjen para Krishtlindjeve 2027”, Taulant Balla: Raportuesi Schieder i tha…
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.