• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Zbërthimi i “Sky ECC” në Greqi – Detaje të reja nga dosja, letra që “futi në kurth” policin dhe shqiptarin trafikant

12/09/2024
in Kronikë, Slider
Zbërthimi i “Sky ECC” në Greqi – Detaje të reja nga dosja, letra që “futi në kurth” policin dhe shqiptarin trafikant
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Plot 4500 dosje i ka dorëzuar Europol autoriteteve greke lidhur me komunikimet në platformat e kriptuara “Sky ECC” por edhe “Encrochat” të zhvilluara në territorin e Greqisë. Lajmi është bërë publik nga gazeta greke “Ta NEA”, sipas së cilës pritet të hidhet dritë mbi çështje që kanë të bëjnë me vrasjet, drogën, armët, gjobvënien dhe trafikun e klandestinëve.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Në këto 4500 dosje, sipas së njëjtave burime, janë rreth 25.000 mesazhe të shkëmbyera mes personazheve të krimit, ku një pjesë të rëndësishme e zënë shqiptarët.

Hetimi është kompleks dhe i gjatë, si në rastin e goditjes së një grupi shqiptaro-grek të trafikut të drogës, për të cilin u zhvilluan rreth 9 muaj hetime që përfunduan me dhjetëra arrestime pak ditë më parë.

Ndërkohë “Kathimerini” ka arritur të sigurojë dhe fotografi të shkëmbyera gjatë komunikimeve në një dosje të hetuar, që çoi në arrestimin e një oficeri grek policie dhe dy trafikantëve droge, një shqiptar e një grek.

Një nga fotot paraqet një letër ku janë të shënuar disa numra telefoni të vëna në përgjim nga anti-droga, të cilën oficeri i policisë ja dërgon në “Sky ECC” një prej trafikantëve, për ta mbrojtur nga ndonjë përfshirje e mundshme e tij në hetim. Fotografi të tjera përfshijnë sasi droge të sekuestruara nga policia, njëra prej të cilave i përket një ngarkese të madhe me marijuanë, e cila nga paketimi duket e prodhimit shqiptar.

Related

Tags: greqiSKY ECC
Previous Post

Dita ndërkombëtare e luftës kundër korrupsionit, Balliu: PD do të luftojë pa kompromis me çdo aferë

Next Post

Liderët europianë, më 16 maj në Tiranë/ Pas zgjedhjeve, mbahet takimi i Komunitetit Politik në kryeqytet

Lajme të ngjashme

Tryeza mbi sistemin elektroenergjetik/Balluku: Shqipëria është bërë tërheqëse për investimet e huaja në energjinë e rinovueshme

Tryeza mbi sistemin elektroenergjetik/Balluku: Shqipëria është bërë tërheqëse për investimet e huaja në energjinë e rinovueshme

by redaktor2
06/25/2025
0

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku foli për arritjet, sfidat dhe masat e marra për menaxhimin e sezonit turistik,...

U kap me rreth 1000 litra naftë kontrabandë, arrestohet në flagrancë polici i patrullës në Tropojë

U kap me rreth 1000 litra naftë kontrabandë, arrestohet në flagrancë polici i patrullës në Tropojë

by redaktor2
06/25/2025
0

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në policin Fatbardh Kuçana, pjesë e policisë së Tropojës. Sipas njoftimit të AMP-së, Kuçana...

SHBA trajnime për prokurorët shqiptarë, zv. shefja e misionit amerikan, Hammond: Krimet kibernetike kërcënim për sigurinë kombëtare

SHBA trajnime për prokurorët shqiptarë, zv. shefja e misionit amerikan, Hammond: Krimet kibernetike kërcënim për sigurinë kombëtare

by redaktor2
06/25/2025
0

Në Tiranë u diplomuan pjesëmarrësit e kursit dyditor “Ndërgjegjësimi Kibernetik për Prokurorët”, i organizuar nga Ambasada e SHBA në kuadër...

Ankorohet për herë të parë në Portin e Durrësit kroçera “National Geographic Orion” – Rama: Linjë prestigjioze, sjellë vëmendjen ndërkombëtare

Ankorohet për herë të parë në Portin e Durrësit kroçera “National Geographic Orion” – Rama: Linjë prestigjioze, sjellë vëmendjen ndërkombëtare

by redaktor2
06/25/2025
0

Kroçera “National Geographic Orion” është ankoruar sot për herë të parë në Portin e Durrësit. Përmes një postimi në rrjetin...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Leao i shkruajti modeles shqiptare, ajo zbulon bisedën me sulmuesin e Milanit: Nuk mendoj se…
  • Tryeza mbi sistemin elektroenergjetik/Balluku: Shqipëria është bërë tërheqëse për investimet e huaja…
  • U kap me rreth 1000 litra naftë kontrabandë, arrestohet në flagrancë polici i patrullës në Tropojë
  • SHBA trajnime për prokurorët shqiptarë, zv. shefja e misionit amerikan, Hammond: Krimet kibernetike …
  • Ankorohet për herë të parë në Portin e Durrësit kroçera “National Geographic Orion” – Rama: Linjë pr…
  • Merrte para për favorizimin e një subjekti privat, arrestohet punonjësi i OSSH-së në Vlorë, e pëson …
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.