Një 51-vjeçar, i identifikuar si Frrok Prenga ka ndërruar jetën ditën e sotme pas një incidenti të ndodhur në një ofiçinë në zonën e Spaçit.
Nga veprimet e para dyshohet se F. P. kishte shkuar në Spaç, bashkë me kushëririn e tij, shtetasin P. P., për të rregulluar një mjet ekskavator në ofiçinën ku P. P. është përgjegjës.
Gjatë punës, teksa ndërronin transmisionin e mjetit, kriku që mbante transmisionin të fiksuar është këputur dhe ka goditur shtetasin F. P., i cili ka humbur jetën si pasojë e goditjes.
Grupi hetimor ka nisur hetimet për sqarimin e rrethanave të këtij aksidenti dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.