Akuza për korrupsion pasiv të gjyqtarëve/ GJKKO liron Anila Dushan, heq masën “arrest në shtëpi”
NJOFTIMI
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur
pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Dërgimin në gjyq të ҫështjes penale nr. 180 të vitit
2024, me të pandehur Anila Dusha, e akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni
psiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”, e
parashikuar nga neni 319/ç i Kodit Penal”.
2. Gjykimi i kësaj ҫështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të shkurtuar. Në përfundim
të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e
Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Bib Ndreca, Erjon Bani dhe Elsa
Ulliri, me vendimin Nr. 74, datë 10.12.2024 vendosi:
1. Deklarimin fajtore të të pandehurës Anila Dusha, për kryerjen e veprës penale të
“Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve, dhe funksionarëve të tjerë të
organeve të drejtësisë” parashikuar nga neni 319/ç i Kodit Penal, dhe dënimin e
saj me 3(tre) vjet burgim.
2. Në aplikim të nenit 406/1 të K.Pr.Penale, i ulet 1/3 e dënimit duke u dënuar e
pandehura përfundimisht me 2 (dy) vite burgim për veprën penale të parashikuar
nga neni 319/ç i K.Penal.
3. Bazuar në nenin 59 të Kodit Penal, urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të
mëtejshëm të vendimit me burgim për të pandehurën Anila Dusha, duke u
detyruar që të mbajë kontakte me zyrën vendore të Shërbimit të Provës Tiranë.
Vënia në provë e të pandehurës për një periudhë kohe prej 4 (katër) vitesh, me
kusht që gjatë kohës së provës të mos kryejë vepër tjetër penale.
4. Në zbatim të nenit 61 të Kodit Penal, detyrohet e pandehura që gjatë kohës së
provës: a).T’i përgjigjet thirrjeve dhe kërkesave të Zyrës Vendore të Shërbimit të
Provës Tiranë; b).Të marrë pëlqimin në Zyrën Vendore të Shërbimit të Provës
Tiranë për ndryshimin e vendbanimit.
5. Në bazë të nenit 389 të K.Pr.Penale, urdhërohet heqja e masës së sigurimit “Arrest
në shtëpi” caktuar me vendimin nr.117, datë 16.09.2024, të Gjykatës së Shkallës
së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
6. Në aplikim të neneve 30/1, 35, të Kodit Penal, dhënien e një dënimi plotësues,
heqjen e së drejtës për të pandehurën Anila Dusha, për të ushtruar funksione
publike, për 5 (pesë) vjet.
Rruga “Jordan Misja” Nr.1, 1057 Tiranë; tel/fax 0035542231527; www.gjp.gov.al
7. Në bazë të nenit 224 të K.Pr.Penale, CD me stampimin “Omega compact disc
recordable CD-R 700 MB 52x”, sipas “Procesverbalit të datës 10.09.2024”; CD,
sipas “Procesverbalit të kqyrjes së datës 11.09.2024”; CD, e marrë me
“Procesvebalin e datës 11.09.2024”, nga studio e Top Chanel; 3 DVD, të marra
sipas “Procesvebalit të datës 19.09.2024”, në Prokurorinë Elbasan; CD, e marrë
me shkresën Nr.3260/1 Prot, datë 01.10.2024, nga Shoqëria “One Albania ShA”,
mbeten pjesë e fashikullit gjyqësor.
8. Bazuar në nenin 393 të Kodit të Procedurës Penale, shpenzimet e kryera në fazën
e hetimit paraprak, në shumën **** lekë dhe shpenzimet gjyqësore, sipas
formularit bashkangjitur i ngarkohen të pandehurës.
9. Kundër vendimit lejohet ankim nga palët në Gjykatën e Posaçme të Apelit për
Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, brenda 15 ditëve nga e nesërmja e
komunikimit të këtij vendimi.