• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

“Parlamenti, i detyruar të zbatojë vendimet e Kushtetueses”- Deputeti i PD për opinionin e Venecias: Olta Xhaçkës po i bëhet mbrojtje e pandershme! Halli që kanë është shumë i madh…

12/10/2024
in Politikë, Slider
“Parlamenti, i detyruar të zbatojë vendimet e Kushtetueses”- Deputeti i PD për opinionin e Venecias: Olta Xhaçkës po i bëhet mbrojtje e pandershme! Halli që kanë është shumë i madh…
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Deputeti i PD, Dashnor Sula thotë se mbrojtja që mazhoranca po i bën deputetes Olta Xhaçka është e pandershme. Me anë të një reagimi në rrjetet sociale, Sula argumenton, sipas tij hallin e madhe që e detyron mazhorancën ta lexojë si fitore edhe “shuplakën e Komisionit të Venecias”.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Ai shkuan ndër të tjera se ‘Komisioni i Venecias e ka thënë qartë, pa ekuivok se të gjitha autoritetet janë të detyruara të zbatojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, përfshirë edhe Parlamentin’.

Teksa citon Venecias, Sula shkruan se pajtueshmëria e Vendimit të Gjykatës Kushtetuese nuk duhet të kushtëzohet në Parlament me votën e shumicës parlamentare.

“Abuzimet e mazhorancës janë të qarta, ndërkohë çdo vonesë për tia dërguar Gjykatës Kushtetuese vlerësimin nëse deputetja e PS është apo jo në kushtet e heqias së mandatit si deputete është një mbrojtje e pandershme dhe trajtim jo i barabartë para ligjit”, shkruan deputeti demokrat.

Reagimi i Dashnor Sulës

Halli i madh i detyron që të lexojnë si fitore edhe SHUPLAKËN e Komisionit të Venecias.

📌Mazhoranca ka dy vite që përpiqet ta mbrojë me imunitetin që I garanton mandati si ligjvënëse deputeten e vetë bashkëshorti i së cilës u bë investitor strategjik gjatë kohës që Znj. Xhaçka ishte minister.

Në mënyrë të imagjinueshme (siç e ka cilësuar vet kryesuesja e Gjykatës Kushtetuese Holta Zaçaj), socialistët në parlament injoruan dy herë vendimin e Gjykatës. Sigurisht e kanë bërë se halli që kanë është i madh ndaj po e mbrojnë. Në këtë kontekst nuk kishte asnjë dyshim se dërgimi I çështjes për Opinion në Komisionin e Venecias ishte një procedurë për të kaluar kohën dhe se në çdo rast pavarësish opinionit, ligjvënësen nuk do ia dorëzonin drejtësisë.

Komisioni i Venecias e ka thënë qartë, pa ekuivok se të gjitha autoritetet janë të detyruara të zbatojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, përfshirë edhe Parlamentin.  Vetë qëllimi i Gjykatës Kushtetuese thotë Opinioni I Komisionit të Venecias është të kufizojë shkeljet e mundshme të ligjvënësit ose pushteteve të tjera shtetërore. Shtuar këtu teksin që vendos në paragrafin 22 të Opinionit se duhet të të mos shihet si çështje e mandatit të lirë, pasi nuk mund të ketë diskrecion politik për respektimin dhe zbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese.

Paragrafi 22 i Opinionit të Venecias

🔴”Si rezultat i njohjes kushtetuese të natyrës detyruese të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, të gjitha autoritetet janë të detyruara t’i zbatojnë këto vendime dhe t’i zbatojnë ato në mënyrë efektive. Pajtueshmëria e të gjitha autoriteteve me vendimet e Gjykatës Kushtetuese bazohet në parimin e besnikërisë kushtetuese si element i shtetit të së drejtës. Një pajtueshmëri e tillë nuk duhet të kushtëzohet me votën e shumicës parlamentare, por është një kërkesë thelbësore e shtetit të së drejtës. Vetë qëllimi i Gjykatës Kushtetuese është të kufizojë shkeljet e mundshme të ligjvënësit ose pushteteve të tjera shtetërore. Parlamenti nuk mund t’i referohet parimit të ndarjes së pushteteve për të refuzuar respektimin dhe zbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese në kuadrin e kompetencave që i jep Kushtetuta. Në dritën e sa më sipër, pyetjet numër 1 dhe 3 duhet të të mos shihet si çështje e mandatit të lirë, pasi nuk mund të ketë diskrecion politik për respektimin dhe zbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese. Në rastin konkret nga i cili u ngrit kjo kërkesë, Gjykata Kushtetuese ka marrë dy vendime dhe zbatimi efektiv i këtyre vendimeve nuk duhet të kushtëzohet me votim apo shumicë parlamentare”.

📌Ndërkohë në Paragrafin e theksohet nga shkëlqesitë e tyre në Komisionin e Venecias se Pajtueshmëria e Vendimit të Gjykatës Kushtetuese nuk duhet të kushtëzohet në Parlament me votën e shumicës parlamentare.

🔴Paragrafi 57:

Pajtueshmëria e të gjitha autoriteteve me vendimet e Gjykatës Kushtetuese bazohet në parimin e besnikërisë kushtetuese si element i shtetit të së drejtës. Një pajtueshmëri e tillë nuk duhet të kushtëzohet me votën e shumicës parlamentare, por është një kërkesë thelbësore e shtetit të së drejtës. Kur vendimi i një Gjykate Kushtetuese interpreton Kushtetutën si kufizim të fuqisë vendimmarrëse të Parlamentit, ky i fundit duhet të marrë një vendim në përputhje me gjykimin e Gjykatës dhe të votojë për çështjen e kufizuar siç është përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese.

📌Abuzimet e mazhorancës janë të qarta, ndërkohë çdo vonesë për tia dërguar Gjykatës Kushtetuese vlerësimin nëse deputetja e PS është apo jo në kushtet e heqias së mandatit si deputete është një mbrojtje e pandershme dhe trajtim jo i barabart para ligjit.

Related

Tags: Dashno Sulamandati i Xhackes
Previous Post

Ç’po ndodh? RTSH i zhduk Elvana Gjatës projektin muzikor

Next Post

Kur do të bëhet mami? Nevina ka një përgjigje për të gjithë

Lajme të ngjashme

Naftëtarët protestojnë përballë Bankers Petroleum, sindikata shpall dy tubime më 5 dhe 6 shtator

Naftëtarët protestojnë përballë Bankers Petroleum, sindikata shpall dy tubime më 5 dhe 6 shtator

by redaktor2
09/01/2025
0

Sindikata e Sektorit Hidrokarbur ka shpallur organizimin e dy tubimeve proteste më datat 5 dhe 6 shtator, nga ora 12:00...

Ndarja nga jeta e Dhimitër Anagnostit, regjisori i shquar do të prehet në vendlindjen e tij, Vuno

Ndarja nga jeta e Dhimitër Anagnostit, regjisori i shquar do të prehet në vendlindjen e tij, Vuno

by redaktor2
09/01/2025
0

Pas ndarjes nga jeta në moshën 89-vjeçare, regjisori i njohur Dhimitër Anagnosti do të përcillet për në banesën e fundit...

Ngërçi politik në Kosovë! Presidenca: Po analizojmë procesin e konstituimit të Kuvendit

Ngërçi politik në Kosovë! Presidenca: Po analizojmë procesin e konstituimit të Kuvendit

by redaktor2
09/01/2025
0

Ekipi ligjor në Presidencën e Kosovës është duke bërë “analiza” lidhur me procesin e konstituimit të Kuvendit, i cili u...

FSHF zyrtarizon tre ndryshime në listën e Kombëtares, një futbollist braktis Shqipërinë për Zvicrën!

FSHF zyrtarizon tre ndryshime në listën e Kombëtares, një futbollist braktis Shqipërinë për Zvicrën!

by redaktor2
09/01/2025
0

Kombëtarja shqiptare ka risi në ditën e saj të parë të grumbullimit për ndeshjet e muajit shtator. FSHF ka bërë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Vajza e saj feston ditëlindjen, Arbana Osmani i bën urimin e veçantë ! Moderatorja ndan pamjet e ëmb…
  • Naftëtarët protestojnë përballë Bankers Petroleum, sindikata shpall dy tubime më 5 dhe 6 shtator
  • Ndryshime te “Rrugorja” e Tiranës, Neritan Buzi emërohet shefi i ri i qarkullimit
  • Kush është 54-vjeçari që plagosi 2 persona me thikë gjatë sherrit masiv në lokalin në Korçë
  • Ndarja nga jeta e Dhimitër Anagnostit, regjisori i shquar do të prehet në vendlindjen e tij, Vuno
  • Ngërçi politik në Kosovë! Presidenca: Po analizojmë procesin e konstituimit të Kuvendit
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.