• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Buxheti 2025, Veliaj: “Ushqim falas për nxënësit e shkollave të Tiranës; nga 1 janari aboneja falas për pensionistët”

12/14/2024
in Aktuale, Slider
Buxheti 2025, Veliaj: “Ushqim falas për nxënësit e shkollave të Tiranës; nga 1 janari aboneja falas për pensionistët”
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Viti 2025 do të sjellë një transformim rrënjësor sa i takon trajtimit të nxënësve në shkollat publike të kryeqytetit. Ashtu si për shtresën e pensionistëve, të cilët nga 1 janari 2025 do të udhëtojnë falas me autobus në Tiranë, kryebashkiaku Erion Veliaj njoftoi se pjesën më të madhe të buxhetit për të rinjtë vitin tjetër do ta marrë ushqimi falas në shkolla.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Ai tha se në këtë mënyrë çdo nxënës do të ketë një trajtim të barabartë, duke marrë si shembull edhe eksperiencën e suksesshme në çerdhet dhe kopshtet e kryeqytetit. “Ajo që kemi parë në shumë prej shkollave tona është se në lagje të ndryshme të Tiranës, fëmijët ushqehen ndryshe. Qartazi ka mungesa të kalorive dhe vitaminave. Prandaj, Bashkia e Tiranës po sjell një filozofi solidare. Ajo që ne themi, si të majtë, është se të gjithë duhet ta kenë fillimin e barabartë. Ndaj, vendimi më i rëndësishëm i bashkisë për 2025-ën, për të këtë buxhet, është ushqimi falas për të gjithë nxënësit e Tiranës, si një mundësi për t’i dhënë të gjithë fëmijëve një fillim të barabartë”, u shpreh Veliaj.

Ai nënvizoi se buxheti ka në fokus njerëzit që kanë më shumë nevojë për mbështetje, duke nisur nga fëmijët, studentët dhe të moshuarit. Veliaj shtoi se, edhe gjatë këtij viti, Bashkia e Tiranës do të vijojë të subvencionojë 100% abonenë për studentët, ashtu sikurse edhe për pensionistët.

“Më shumë nevojë kanë fëmijët dhe nxënësit, prandaj e kemi fokusin te shkollat, kopshtet dhe çerdhet. Po ashtu, kanë nevojë studentët, prandaj do ta subvencionojmë sërish 100% abonenë e studentit. Madje, ky është buxheti i parë që subvencionon me 192 mijë lekë në vit, 16 mijë lekë në muaj, abonenë e përgjithshme të transportit për të gjithë gjyshërit dhe gjyshet tona. Do të duam që me ushqimin falas, abonenë falas dhe konviktet gjysmë të paguara nga bashkia, të sjellim një frymë të re solidare, mbështetje, të majtë dhe të bukur, për bashkinë tonë dhe për qytetin tonë”, u shpreh ai.

Veliaj u ndal te shkollat e reja në kryeqytet, duke deklaruar se gjatë vitit të ardhshëm do të ndërtohen 5 godina të reja arsimore, duke e çuar në 50 me zero rezultatin ndaj opozitës, që sipas tij kërkon të vijë në pushtet vetëm me retorikë, dhe jo me votë apo me punë.

“Edhe ciniku më i madh nuk e mohon dot realitetin e shkollave në Tiranë. Kemi ndërtuar 45 shkolla, ku njëra është më e bukur se tjetra. Kemi hapur garën për 5 shkolla të reja. Deri në fund të muajit do të kemi fituesit, që përfundimisht edhe lagjja e fundit e Tiranës, të ketë buqetën e saj të shkollave. Nisim ndërtimin e tre shkollave të reja te Astiri: një nga shkollat përfshin çerdhe, kopësht, parashkollor dhe 9-vjeçare; shkolla tjetër është 9-vjeçare, me gjimnaz, do funksionojë si shkollë e bashkuar. Tani rezultatin e kemi 45 me zero. Me këtë buxhet rezultati shkon 50 shkolla me zero. Muhabetet e tjera: “Ik ti që të vij unë, ose ik ti që na munde me 60 mijë vota, që të vij unë”, “hap ti rrugën që të vij unë”… nuk funksionon kështu. Funksionon me punë dhe me votë. Duhet t’u pëlqejmë të gjithëve apo t’u shërbejmë të gjithëve? Unë besoj se ne të bashkisë e kemi ndarë mendjen: duhet t’u shërbejmë të gjithëve”, deklaroi ai

Related

Tags: buxheti 2025Veliaj
Previous Post

Skema e re e Granteve 2025 për startup-et! Delina Ibrahimaj tregon se kush mund të aplikojë, kriteret dhe procedurat

Next Post

“Ndryshimi fillon me ty”, Koçiu: Të rinjtë, garancia për një të ardhme të çliruar nga çdo formë e dhunës

Lajme të ngjashme

Minatori humbi jetën në galerinë e Jeton Danit; babai i kandidatit të PS-së: Më lini rehat!

Minatori humbi jetën në galerinë e Jeton Danit; babai i kandidatit të PS-së: Më lini rehat!

by redaktor2
08/06/2025
0

Referuar të dhënave në Regjistrin e Lejeve Minerare, aksidenti ka ndodhur në galeritë e kompanisë “GERTI Shpk”, e cila është...

Polemikat për pallatin e konfiskuar/ Gjyqtari Balliu i përgjigjet Ramës: Nëse ka prova që unë jam i pacipë, duhet t’i tregojë

Polemikat për pallatin e konfiskuar/ Gjyqtari Balliu i përgjigjet Ramës: Nëse ka prova që unë jam i pacipë, duhet t’i tregojë

by redaktor2
08/06/2025
0

Në valën e aksionit për çlirimin e hapësirave publike, kryeministri Edi Rama sulmoi një tjetër zyrtar të sistemit të drejtësisë...

Qeveria përditëson sanksionet ndërkombëtare kundër terrorizmit, reflektohen 4 vendimet e reja të BE-së

Qeveria përditëson sanksionet ndërkombëtare kundër terrorizmit, reflektohen 4 vendimet e reja të BE-së

by redaktor2
08/06/2025
0

Këshilli i Ministrave ka miratuar një vendim të ri që përditëson kuadrin ligjor të masave shtrënguese ndërkombëtare në Shqipëri, duke...

Shumëkatëshi te Ish-Ekspozita bllokon trotuarin dhe mbyll hyrjen e parkimeve nëntokësore

Shumëkatëshi te Ish-Ekspozita bllokon trotuarin dhe mbyll hyrjen e parkimeve nëntokësore

by redaktor2
08/06/2025
0

Një kompani e dyshimtë, me një pasqyarë financiare me zero të ardhura dhe zero shpenzime ka përfituar një leje ndërtimi...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Sidnei Suini ndahet nga i fejuari, futbollistët e Premier Ligës e “shpartallojnë” me mesazhe në rrje…
  • Minatori humbi jetën në galerinë e Jeton Danit; babai i kandidatit të PS-së: Më lini rehat!
  • Polemikat për pallatin e konfiskuar/ Gjyqtari Balliu i përgjigjet Ramës: Nëse ka prova që unë jam i …
  • Qeveria përditëson sanksionet ndërkombëtare kundër terrorizmit, reflektohen 4 vendimet e reja të BE-…
  • Shumëkatëshi te Ish-Ekspozita bllokon trotuarin dhe mbyll hyrjen e parkimeve nëntokësore
  • Tifoze e Milanit dhe modele, Jori Delli shfaqet mahnitëse në rrjetet sociale
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.