• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Programi i PD, Teliti: ‘Karta e konsumatorit’, ja si do e rimbursojmë TVSH për ushqimet e shportës

12/16/2024
in Politikë, Slider
Programi i PD, Teliti: ‘Karta e konsumatorit’, ja si do e rimbursojmë TVSH për ushqimet e shportës
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Dorian Teliti, Koordinatori për Programin Ekonomik në PD, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka detajuar propozimin e PD-së për rimbursimin e TVSH-së për produktet e shportës bazë nëpërmjet “kartës së konsumatorit”.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Teliti shkruan se kriza ekonomike nuk zgjidhet dhe varfëria nuk luftohet me propagandë e bonuse elektorale, por me politika dhe masa konkrete mbështetëse periodike.

“Karta e konsumatorit është një politikë direkte e rimbursimit të TVSH-së për mallrat bazë të shportës. Politikë e targetuar, do përfitojnë ata që kanë realisht nevojë.

Me kartën e konsumatorit përfitojnë pensionistët, familjet që trajtohen me ndihmë ekonomike, personat me aftësi të kufizuar dhe familjet që të ardhurat i kanë në nivelin e pagës minimale. Zvogëlohet hendeku i pabarazisë.

Rimbursimi i TVSH për produktet e shportës bazë do kryhen periodikisht cdo 6 muaj.

Vlera e rimbursimit 6 mujor me kartën e konsumatorit do jetë më e lartë sesa bonusi elektoral që Rama kujtohet tja japë pensionistëve një herë në 4 vjet, disa muaj para zgjedhjeve”, shkruan Teliti.

Sipas tij, vetëm 100 ditë i duhen Berishës Kryeministër për ta jetëzuar skemën e rimbursimit të TVSH-së për mallrat bazë të shportës nëpërmjet kartës së konsumatorit.

“Me Berishën Kryeministër dhe me PD në drejtim të punëve, vendin🇦🇱 e pret një kapitull i ri zhvillimi ekonomik dhe rritje reale të mirëqënies së tryezës familjare”, thekson Teliti.

Related

Tags: Dorian TelitiProgrami i PD
Previous Post

Vin Veli do bëhet sërish baba, partnerja e tij e re shtatzënë

Next Post

I dënuar me 22 vite burg, vendoset në regjimin “41 bis” Altin Kodra

Lajme të ngjashme

Naftëtarët protestojnë përballë Bankers Petroleum, sindikata shpall dy tubime më 5 dhe 6 shtator

Naftëtarët protestojnë përballë Bankers Petroleum, sindikata shpall dy tubime më 5 dhe 6 shtator

by redaktor2
09/01/2025
0

Sindikata e Sektorit Hidrokarbur ka shpallur organizimin e dy tubimeve proteste më datat 5 dhe 6 shtator, nga ora 12:00...

Ndarja nga jeta e Dhimitër Anagnostit, regjisori i shquar do të prehet në vendlindjen e tij, Vuno

Ndarja nga jeta e Dhimitër Anagnostit, regjisori i shquar do të prehet në vendlindjen e tij, Vuno

by redaktor2
09/01/2025
0

Pas ndarjes nga jeta në moshën 89-vjeçare, regjisori i njohur Dhimitër Anagnosti do të përcillet për në banesën e fundit...

Ngërçi politik në Kosovë! Presidenca: Po analizojmë procesin e konstituimit të Kuvendit

Ngërçi politik në Kosovë! Presidenca: Po analizojmë procesin e konstituimit të Kuvendit

by redaktor2
09/01/2025
0

Ekipi ligjor në Presidencën e Kosovës është duke bërë “analiza” lidhur me procesin e konstituimit të Kuvendit, i cili u...

FSHF zyrtarizon tre ndryshime në listën e Kombëtares, një futbollist braktis Shqipërinë për Zvicrën!

FSHF zyrtarizon tre ndryshime në listën e Kombëtares, një futbollist braktis Shqipërinë për Zvicrën!

by redaktor2
09/01/2025
0

Kombëtarja shqiptare ka risi në ditën e saj të parë të grumbullimit për ndeshjet e muajit shtator. FSHF ka bërë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Vajza e saj feston ditëlindjen, Arbana Osmani i bën urimin e veçantë ! Moderatorja ndan pamjet e ëmb…
  • Naftëtarët protestojnë përballë Bankers Petroleum, sindikata shpall dy tubime më 5 dhe 6 shtator
  • Ndryshime te “Rrugorja” e Tiranës, Neritan Buzi emërohet shefi i ri i qarkullimit
  • Kush është 54-vjeçari që plagosi 2 persona me thikë gjatë sherrit masiv në lokalin në Korçë
  • Ndarja nga jeta e Dhimitër Anagnostit, regjisori i shquar do të prehet në vendlindjen e tij, Vuno
  • Ngërçi politik në Kosovë! Presidenca: Po analizojmë procesin e konstituimit të Kuvendit
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.