Ditën e djeshme, gjatë mbledhjes së Këshillit të ministrave është shfuqizuar Agjencinë Kombëtare të Diasporës, në kohën kur Rama lobon për emigrantët në diasporë.
Funksionet, kompetencat, përgjegjësitë dhe detyrat e përcaktuara për Agjencinë do të vijojnë të kryhen nga kjo agjenci deri në krijimin e institucionit përkatëse përgjegjëse për to.
Dispozita kalimtare dhe të fundit
- Funksionet, kompetencat, përgjegjësitë dhe detyrat e përcaktuara për Agjencinë Kombëtare të Diasporës do të vijojnë të kryhen nga kjo agjenci deri në krijimin/organizimin e institucionit/strukturës përkatëse përgjegjëse për to.
- Nëpunësit civilë aktualë dhe punonjësit aktualë, marrëdhëniet e punës të të cilëve rregullohen në bazë të dispozitave të Kodit të Punës, të Agjencisë Kombëtare të Diasporës, të trajtohen përkatësisht sipas dispozitave të legjislacionit për nëpunësin civil dhe Kodit të Punës, në rastin e mbylljes dhe ristrukturimit të institucionit.