Prokuroria e Tiranës kërkon dënimin me 3 vite burg për Fatjon Muratin, pronarin e lokalit në “Don Bosko” ku u vra banakierja dhe u plagosën disa të tjerë, ngjarje që tronditi kryeqytetin disa ditë më parë.
News24 shkruan se Murati duhet të fajësohet për “mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” në banesë.
Fajton Murati një personazh me të shkuar të errët kriminale, rezulton të jetë mik i Enrik Dokles, ndërsa thuhet se është armik i mbretit të bixhozit, Ervis Martinajt.
Ndërkohë, Murati është dyshuar dhe për përfshirjen e tij në masakrën e Fushë-Krujës, për vrasjen e Brilant Martinajt dhe dy shokëve të tij, Dikler Vata dhe Besmir Hoxha, ndërsa ai u arrestua për një arsenal armësh që u gjet në zonën e liqenit të thatë.
Atentati në “Don Bosko” me një viktimë dhe gjashtë të plagosur:
Shënjestra e atentatit, Fatjon Murati, i cili do të duhet të ishte në ‘arrest shtëpie’ ishte arratisur dhe dyshimet janë se është larguar jashtë vendit.
Në lokalin e Muratit, nga breshëria e armëve, humbi jetën banakierja Mimoza Paja, si dhe u plagos xhaxhai i Fatjon Muratit dhe 5 persona të tjerë, përfshirë dhe mbesën 10 vjeçe të viktimës.