Njoftimi i GJKKO
- Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Gjykimin e ҫështjes penale me Nr. 161 procedimi të vitit 2020, ndaj të pandehurve: Ledia Ramo, Ortjon Dhami, Engjëll Dedja, të akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë në tendera apo ankande publike” parashikuar nga neni 258 i Kodit Penal dhe Bledar Shemaj, i akuzuar për mkryerjen e veprave penale “Falsifikim i vulave, stampave ose i formularëve” parashikuar nga neni 190/1 i Kodit Penal dhe “Falsifikim i dokumentave” parashikuar nga neni 186/1 i Kodit Penal”.
- Gjykimi i kësaj ҫështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të shkurtuar. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Rudina Palloj, Etleva Deda dhe Bib Ndreca, me vendimin Nr. 78, datë 20.12.2024 vendosi:
- Deklarimin e pafajshme të të pandehurës Ledia Ramo, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 258 (para ndryshimeve me ligjin nr. 43/2021) në lidhje me nenin 25 të Kodit Penal, ne referim të nenit 388, pika 1, shkronja b) të K.Pr.Penale, pasi fakti nuk përbën vepër penale.
- Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Ortjon Dhami, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 258 (para ndryshimeve me ligjin nr. 43/2021) në lidhje me nenin 25 të Kodit Penal, ne referim të nenit 388, pika 1, shkronja b) të K.Pr.Penale, pasi fakti nuk përbën vepër penale.
- Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Engjëll Dedja, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 258 (para ndryshimeve me ligjin nr. 43/2021) në lidhje me nenin 25 të Kodit Penal, ne referim të nenit 388, pika 1, shkronja b) të K.Pr.Penale, pasi fakti nuk përbën vepër penale.
- Pushimin e akuzës ndaj të pandehurit Bledar Shemaj, për veprën penale “Falsifikimi i vulave, stampave ose i formularëve”, parashikuar nga neni 190 pg1 i Kodit Penal, në zbatim të neneve 387 pg 1 dhe 328, pg 1, të K.Pr.Penale.
- Deklarimin fajtor të të pandehurit Bledar Shemaj, për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i dokumenteve”, parashikuar nga neni 186, pg 1 i Kodit Penal, dhe Rruga “Jordan Misja” Nr.1, 1057 në bazë të këtij neni dënimin e tij me 6 (gjashtë) muaj burgim.
- Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Bledar Shemaj i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 4 (katër) burgim.
- Në zbatim të nenit 59 të Kodit Penal, urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të dënimit me burgim dhe vënia në provë e të pandehurit Bledar Shemaj për një periudhë kohe prej 8 (tetë) muajsh, me kusht që i pandehuri të mos kryejë vepër tjetër penale dhe gjatë kohës së provës të mbajë kontakte me Shërbimin e Provës që mbulon vendbanimin e tij.
- Në bazë të nenit 190 të K.Pr.Penale, provat materiale të bashkuara me fashikullin mbeten pjesë e dosjes.
- Në bazë të nenit 391 të K.Pr.Penale, dokumenti “Kontratë pune me datë 01.01.2019 me punëdhënës Shoqëria “Ë.Center” sh.p.k dhe punëmarrës shtetasi Q.B”, deklarohet i falsifikuar.
10.Shpenzimet procedurale të bëra gjatë hetimeve paraprake, sipas procesverbalit për evidentimin e shpenzimeve të hetimit, dhe ato gjyqësore, sipas procesverbalit përkatës për evidentimin e shpenzimeve gjyqësore, në referim të neneve 393/1 dhe 285/1 të K.Pr.Penale, i ngarkohen të pandehurit të cilët deklaruar fajtor me këtë vendim.
11.Ngarkohet Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar zbatimin e këtij vendimi.
12.Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, brenda 15 (pesëdhjetë) ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të vendimit të arsyetuar.