• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Zbatimi i marrëveshjes së Ohrit, kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë takohen javën tjetër

03/28/2023
in Rajoni & Bota, Slider
Zbatimi i marrëveshjes së Ohrit, kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë takohen javën tjetër
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Takimi i radhës në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi, do të zhvillohet javën e ardhshme në Bruksel, në nivel të kryenegociatorëve.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4


Këtë e tha zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, sipas të cilit, fokusi do të jetë në zbatimin e marrëveshjes për normalizim të marrëdhënieve, mbi bazë të dakordësisë së arritur në Ohër në 18 mars.

Kryenegociatori i Kosovës zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi, dhe ai i Serbisë  Petar Petkoviq pritet të diskutojnë mbi hapat e parë të zbatimit, ndërsa më vonë do të këtë takime të nivelit të lartë.


“Do të ketë takime tjera në nivel të lartë për të cilat do të njoftojmë kur të jetë e përshtatshme. Ajo që mund të them në këtë moment është se një takim i kryenegociatorëve do të zhvillohet javën që vjen në Bruksel. Kryenegociatorët nga të dyja palët janë ftuar nga lehtësuesi i dialogut që të vijnë në Bruksel dhe të avancojnë përpara me hapat e parë për implementimin e gjithë asaj që kanë rënë dakord”, tha Peter Stano.

Duke ju referuar propozimit të kryeministrit në detyrë të Malit të Zi, Dritan Abazovic, për të organizuar takimin e radhës së nivelit të lartë, Stano u shpreh i kënaqur që dialogu ka fituar popullaritet në rajon, por kujtoi se baza qendra e tij, në Bruksel.


“Na vjen mirë që dialogu po bëhet kaq i popullarizuar në rajon dhe gjithnjë e më shumë vende po ofrohen që të jenë mikpritës të tij. Por le të shkojmë hap pas hapi. Dialogu është i bazuar në Bruksel dhe kemi arritur një hap shumë të rëndësishëm në Ohër, pas pajtueshmërisë mes Presidentit të Serbisë dhe Kryeministrit të Kosovës, lidhur me Marrëveshjen, dhe për aneksin e implementimit. Tani fokusi është në implementim”, deklaroi më tej Stano.

Stano ka paralajmëruar se brenda BE-së po punohet që të rinisë puna në përshtatjen e kornizës negociuese me Serbinë, më saktësisht Kapitullin 35 dhe në mënyrë përkatëse edhe në rastin e Kosovës.

Related

Previous Post

Ministrja Kushi: Sistemii ynë i shpërblimeve për sportistët, ndër më të mirët në Evropë

Next Post

“Tirana ka nevojë për ndryshim”, Ilir Meta për premtimin e Këlliçit: Transporti publik falas, fitore për të gjithë qytetarët tanë

Lajme të ngjashme

Minatori humbi jetën në galerinë e Jeton Danit; babai i kandidatit të PS-së: Më lini rehat!

Minatori humbi jetën në galerinë e Jeton Danit; babai i kandidatit të PS-së: Më lini rehat!

by redaktor2
08/06/2025
0

Referuar të dhënave në Regjistrin e Lejeve Minerare, aksidenti ka ndodhur në galeritë e kompanisë “GERTI Shpk”, e cila është...

Polemikat për pallatin e konfiskuar/ Gjyqtari Balliu i përgjigjet Ramës: Nëse ka prova që unë jam i pacipë, duhet t’i tregojë

Polemikat për pallatin e konfiskuar/ Gjyqtari Balliu i përgjigjet Ramës: Nëse ka prova që unë jam i pacipë, duhet t’i tregojë

by redaktor2
08/06/2025
0

Në valën e aksionit për çlirimin e hapësirave publike, kryeministri Edi Rama sulmoi një tjetër zyrtar të sistemit të drejtësisë...

Qeveria përditëson sanksionet ndërkombëtare kundër terrorizmit, reflektohen 4 vendimet e reja të BE-së

Qeveria përditëson sanksionet ndërkombëtare kundër terrorizmit, reflektohen 4 vendimet e reja të BE-së

by redaktor2
08/06/2025
0

Këshilli i Ministrave ka miratuar një vendim të ri që përditëson kuadrin ligjor të masave shtrënguese ndërkombëtare në Shqipëri, duke...

Shumëkatëshi te Ish-Ekspozita bllokon trotuarin dhe mbyll hyrjen e parkimeve nëntokësore

Shumëkatëshi te Ish-Ekspozita bllokon trotuarin dhe mbyll hyrjen e parkimeve nëntokësore

by redaktor2
08/06/2025
0

Një kompani e dyshimtë, me një pasqyarë financiare me zero të ardhura dhe zero shpenzime ka përfituar një leje ndërtimi...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Sidnei Suini ndahet nga i fejuari, futbollistët e Premier Ligës e “shpartallojnë” me mesazhe në rrje…
  • Minatori humbi jetën në galerinë e Jeton Danit; babai i kandidatit të PS-së: Më lini rehat!
  • Polemikat për pallatin e konfiskuar/ Gjyqtari Balliu i përgjigjet Ramës: Nëse ka prova që unë jam i …
  • Qeveria përditëson sanksionet ndërkombëtare kundër terrorizmit, reflektohen 4 vendimet e reja të BE-…
  • Shumëkatëshi te Ish-Ekspozita bllokon trotuarin dhe mbyll hyrjen e parkimeve nëntokësore
  • Tifoze e Milanit dhe modele, Jori Delli shfaqet mahnitëse në rrjetet sociale
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.