• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Aksidentet e autobusëve? Veliaj: Nga 7 rastet e fundit, në 5 shkak janë bërë makinat, në dy raste drejtuesit kishin probleme shëndetësore”

03/29/2023
in Politikë, Slider
Aksidentet e autobusëve? Veliaj: Nga 7 rastet e fundit, në 5 shkak janë bërë makinat, në dy raste drejtuesit kishin probleme shëndetësore”
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Gjatë prezantimit të projektit për Linjën e Shpejtë të Autobusëve, ose ndryshe Bus Rapid Transit (BRT), kryebashkiaku, Erion Veliaj ka folur edhe për rastet e fundit të përfshirjes në aksident të autobusëve.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Duke analizuar shkaqet, por dhe faktin e shtimit të numrit të tyre në Tiranë, pothuajse 4-fish krahasuar me më parë, Veliaj tha se në shumicën e tyre aksidentin e ka shkaktuar një makinë dhe jo autobusi.

“Nga 100 autobusë që kishim 8 vjet më parë, sot në Tiranë qarkullojnë 420 autobusë. Vetëm 4-fishimi i flotës së tyre do të thotë se ka më shumë mjete në rrugë. Kur dikush pyet se çfarë po ndodh me aksidentet me autobusë duhet të kuptojë se siç janë shtuar Mercedesët, janë shtuar edhe autobusët. Kur kishim 100 mjete dhe autobusi vinte një herë në 37 minuta, probabiliteti që të kishte aksidente ishte më i vogël. Kur autobusët janë shtuar në numër dhe tani vijnë në stacion çdo 7 minuta, frekuenca që të takosh të ngjashmit, pra mjete të tjera motorike, sigurisht është më e madhe. Kam analizuar 7 aksidentet e fundit dhe në 5 raste ka qenë një makinë, e cila i ka hyrë në brinjë autobusit, pra nga padurimi për të dalë nga kthesa godet autobusin”, tha ai.

Nga ana tjetër, sa i përket dy rasteve të tjera, Veliaj tha se të dy shoferët janë ndjerë keq për shkaqe shëndetësore.

“Në dy rastet e tjera, sipas raportimit të policisë, ishte shoferë të cilët pësuar gjendje të fikëti. Po kur është bërë e paligjshme të sëmuresh? Kur është bërë raca jonë kaq e pandjeshme ndaj një njeriu që pati tension? Kush nga ne është kollosi i Rodosit, që nuk ka asnjë sëmundje, që nuk sëmuret kurrë, që nuk teshtin kurrë, që nuk ka alergji, nuk ka tension? Ky qytet, mbi të gjitha, është një qytet me njerëz dhe thotë ‘ndjesë mor njerëz, pata një kolpo tensioni’. Kur arrihet të provohet se nuk kishte konsumuar as alkool, as nuk po ecte me shpejtësi, por ka këtë problematikë, pse shpërfytyrohemi sa herë vjen fushata dhe shpallim kriminel një njeri që ka hipertension? Pra, në 7 raste, 5 ishin shoferët e makinave fajtorë të shpallur nga policia. Nuk ishte shofer kryetari i Bashkisë, as drejtuesi i kompanisë. Rasti i tjetër, ai i linjës së Krrabës, ishte jashtë orarit të punës dhe nuk po transportonte pasagjerë. Ishte shoferi me fatorinon dhe shokët e tyre. As kishte pirë, as po ecte shpejt”, shpjegoi Veliaj.

Related

Previous Post

Biden: Armët bërthamore në Bjellorusi, të rrezikshme

Next Post

“Ka shpërdorim të papërmbajtur të fondeve publike”, Berisha thirrje Linda Ramës: Hiqe vajzën, të mos marrë pjesë në tendera! Baxhanaku dhe thjeshtra e kryeministrit…

Lajme të ngjashme

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike njofton: Kujdes, mos bini pre e mashtrimeve online!

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike njofton: Kujdes, mos bini pre e mashtrimeve online!

by redaktor2
06/08/2025
0

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike ka paralajmëruar qytetarët për një skemë të rrezikshme mashtrimi, që po qarkullon përmes mesazheve të...

Veliaj mesazh kombëtares para ndeshjes Shqipëri–Serbi: Na bëni krenarë

Veliaj mesazh kombëtares para ndeshjes Shqipëri–Serbi: Na bëni krenarë

by redaktor2
06/07/2025
0

Pak orë para sfidës së shumëpritur Shqipëri–Serbi, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka shpërndarë një mesazh emocionues për kombëtaren kuqezi....

Suksese, bravo për fitoren dhe të duam shumë” Alesio Shahini, fituesi i Top Model Dyrrah 2025, rrëfen prapaskenat në podcast

Suksese, bravo për fitoren dhe të duam shumë” Alesio Shahini, fituesi i Top Model Dyrrah 2025, rrëfen prapaskenat në podcast

by redaktor2
06/07/2025
0

Alesio Shahini, i cili këtë vit u shpall Mister Imazhi, ka ndarë për herë të parë emocionet dhe prapaskenat e...

Ambla Arbana fiton Miss Beauty Shijak: “Kur të rritem, dua të bëhem doktoreshë”

Ambla Arbana fiton Miss Beauty Shijak: “Kur të rritem, dua të bëhem doktoreshë”

by redaktor2
06/07/2025
0

Ambla Arbana është shpallur fituese e kurorës Miss Beauty Shijak 2025, duke rrëmbyer zemrat e jurisë dhe të publikut me...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike njofton: Kujdes, mos bini pre e mashtrimeve online!
  • Veliaj mesazh kombëtares para ndeshjes Shqipëri–Serbi: Na bëni krenarë
  • Diora Kuci, fituesja e çmimit Miss Show Girl 2025, rrëfen pasionin për pasarelat dhe modelingun
  • Suksese, bravo për fitoren dhe të duam shumë” Alesio Shahini, fituesi i Top Model Dyrrah 2025, rrëfe…
  • Ambla Arbana fiton Miss Beauty Shijak: “Kur të rritem, dua të bëhem doktoreshë”
  • Intervistë me Glorian, Miss-in e vogël me zemër mes Shqipërisë dhe Lituanisë
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.