• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Mashtronin shtetas të huaj për të investuar në bursa fiktive! Arrestohet pronari dhe administratori i Call Center-it në Tiranë

01/07/2025
in Kronikë
Mashtronin shtetas të huaj për të investuar në bursa fiktive! Arrestohet pronari dhe administratori i Call Center-it në Tiranë
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Mashtronin shtetas të huaj, nëpërmjet telefonit për të investuar në bursa fiktive! Arrestohet pronari dhe administratorit të Call Center-it në Tiranë

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

NJOFTIMI

Tiranë
Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Fake Promise”, nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomik dhe Financiar, në DVP Tiranë.
Mashtronin shtetas të huaj, nëpërmjet telefonit, për të investuar në bursa fiktive, vihen në pranga pronari dhe dmininstratori i subjektit.
Si dhe procedohen në gjendje të lirë 3 shtetase(operatore).
Sekuestrohen 5 njësi kompjuterike, 7 aparate celulare dhe lista me të dhëna të ndryshme të shtetasve të huaj që dyshohet se janë mashtruar, për të investuar në bursa fiktive.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në DVP Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, pas një pune të mirëfilltë hetimore dhe të mirëorganizuar finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Fake Promise”.
Si rezultat i këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:
– O. P., 22 vjeç, banues në Tiranë, pronari i një subjekti call center;
– E. M., 25 vjeç, administratori i një subjekti call center.
Në vijim të veprimeve u proceduan në gjendje të lirë shtetaset J.B, 36 vjeçe, S.Gj, 27 vjeçe, dhe Xh.M, 30 vjeçe, të punësuar si operatore në këtë subjekt.
Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasi E.M, 25 vjeç, administronte një subjekt privat call center, me pronar shtetasin E.M., në rrugën e Dibrës. Në këtë subjekt të paregjistruar në organet kompetente ishin të punësuar si operatorë shtetaset e lartpërmendura, të cilët, së bashku me administratorin, telefononin shtetas të huaj, dhe u prezantoheshin si agjentë shitjesh dhe përmes mashtrimit, i bindnin ata që të investonin në faqen “Coin Tracking” faqe kjo ku gjendeshin fondet që ishin rekuperuar. .
Gjatë operacionit u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 5 njësi kompjuterike, 7 aparate celulare dhe lista me të dhëna të ndryshme të shtetasve të huaj që dyshohet se janë mashtruar, për të investuar në bursa fiktive.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Related

Tags: arrestimeCall CenterTirane
Previous Post

Dëmtimi, Broja qetëson Everton, rikthehet shpejt në fushë

Next Post

Meta nën arrest, Xhixho: Ish-presidenti po mbahet në izolim ekstrem në një vit elektoral, precedent i rrezikshëm!

Lajme të ngjashme

U kap me rreth 1000 litra naftë kontrabandë, arrestohet në flagrancë polici i patrullës në Tropojë

U kap me rreth 1000 litra naftë kontrabandë, arrestohet në flagrancë polici i patrullës në Tropojë

by redaktor2
06/25/2025
0

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në policin Fatbardh Kuçana, pjesë e policisë së Tropojës. Sipas njoftimit të AMP-së, Kuçana...

Merrte para për favorizimin e një subjekti privat, arrestohet punonjësi i OSSH-së në Vlorë, e pëson dhe bashkëpunëtori i tij

Merrte para për favorizimin e një subjekti privat, arrestohet punonjësi i OSSH-së në Vlorë, e pëson dhe bashkëpunëtori i tij

by redaktor2
06/25/2025
0

Një punonjës i OSSH-së është arrestuar nga Policia e Vlorës pasi dyshohet se ka marrë para për të favorizuar një...

Akuzohen për vrasjen e Fatbardh Licit! Gjykata e Lartë rrëzon rekursin për Safet Bajrin, Astmer Bilalin dhe Behar Bajrin

Akuzohen për vrasjen e Fatbardh Licit! Gjykata e Lartë rrëzon rekursin për Safet Bajrin, Astmer Bilalin dhe Behar Bajrin

by redaktor2
06/24/2025
0

Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e paraqitur nga Safet Bajri, Astmer Bilali dhe Behar Bajri, të cilët akuzohen për...

Vrasja e Fatbardh Licit! Apeli i GJKKO i la në burg, Safet e Behar Bajri dhe Astmer Bilali rekurs në Gjykatën e Lartë

Vrasja e Fatbardh Licit! Apeli i GJKKO i la në burg, Safet e Behar Bajri dhe Astmer Bilali rekurs në Gjykatën e Lartë

by redaktor2
06/24/2025
0

Safet Bajri, Behar Bajri dhe Astmer Bilali, të akuzuar si të përfshirë në vrasjen e Fatbardh Licit ngjarje e ndodhur...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Leao i shkruajti modeles shqiptare, ajo zbulon bisedën me sulmuesin e Milanit: Nuk mendoj se…
  • Tryeza mbi sistemin elektroenergjetik/Balluku: Shqipëria është bërë tërheqëse për investimet e huaja…
  • U kap me rreth 1000 litra naftë kontrabandë, arrestohet në flagrancë polici i patrullës në Tropojë
  • SHBA trajnime për prokurorët shqiptarë, zv. shefja e misionit amerikan, Hammond: Krimet kibernetike …
  • Ankorohet për herë të parë në Portin e Durrësit kroçera “National Geographic Orion” – Rama: Linjë pr…
  • Merrte para për favorizimin e një subjekti privat, arrestohet punonjësi i OSSH-së në Vlorë, e pëson …
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.