• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

 RENEA “blindon” aeroportin, momenti kur zbret në Rinas i shumëkërkuari Dritan Rexhepi

01/08/2025
in Kronikë, Slider
 RENEA “blindon” aeroportin, momenti kur zbret në Rinas i shumëkërkuari Dritan Rexhepi
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Policia e Shtetit ka ekstraduar sot në Shqipëri Dritan Rexhepin, alias Gramos Rexhepi, një shtetas i shumëkërkuar për disa vepra të rënda penale.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

45-vjeçari, i konsideruar me rrezikshmëri të lartë shoqërore, kishte qenë në arrati për një periudhë të gjatë, ndërsa autoritetet e drejtësisë shqiptare kishin lëshuar një fletë-arrest ndërkombëtar për të.

Ai u shoqërua nën masa të rrepta sigurie nga Stambolli deri në aeroportin e Rinasit, ku forca të shumta të RENEA-s siguruan transferimin e Rexhepit pa incidente.

Rexhepi është i akuzuar për një sërë veprash kriminale, të cilat kanë përfshirë:

Në vitin 2020, Gjykata e Posaçme e Krimeve të Rënda (GjKKO) kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” ndaj tij, për akuza të rënda si “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”, kryer në bashkëpunim, “Fshehja dhe asgjësimi i kufomës”, “Trafikimi i lëndëve narkotike”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, si dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”. Ai akuzohet se, në bashkëpunim me shtetasin G.D., ka urdhëruar rrëmbimin e shtetasit J.P., pasi dyshonte se vëllai i tij kishte vjedhur një kontenier me drogë të trafikuar në Angli.

Në vitin 2015, Rexhepi është dënuar nga Gjykata e Fierit me 4 vjet burgim për akuzat e “Falsifikimit të letërnjoftimeve, pasaportave ose vizave” dhe “Falsifikimit të vulave, stampave ose formularëve”.

Në vitin 2013, ai është dënuar nga Gjykata për Krimet e Rënda me 25 vjet burgim për vrasje me paramendim dhe plagosje të rëndë me dashje, të kryera në bashkëpunim. Ky dënim lidhet me një ngjarje të ndodhur në vitin 1999 në Krujë, ku ai ka vrarë një shtetas dhe ka plagosur një tjetër që më vonë ka ndërruar jetë në spital.

Në vitin 2010, Gjykata e Apelit e Firencës, Itali, e ka dënuar me 16 vjet burgim për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal dhe trafikim të lëndëve narkotike. Ai kishte arratisur nga Italia, ku i kishin mbetur për të vuajtur 13 vjet, 8 muaj dhe 6 ditë burgim.

Njoftimi i policisë:

Si rezultat i bashkëpunimit ndërmjet Interpol Tiranës dhe homologëve në Turqi, ekstradohet në Shqipëri, shtetasi i shumëkërkuar Dritan Rexhepi alias Gramos Rexhepi.

45-vjeçari, shtetas me rrezikshmëri të lartë shoqërore, sepse:

-Në vitin 2020, GjKKO-ja i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”, kryer në bashkëpunim, ”Fshehja dhe asgjësimi i kufomës”, “Trafikimi i lëndëve narkotike”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”. Shtetasi Dritan Rexhepi alias Gramos Rexhepi akuzohet se në bashkëpunim me shtetasin G. D., ka urdhëruar rrëmbimin e shtetasit J. P., pasi dyshonte se në vitin 2019, vëllai i shtetasit J. P., kishte vjedhur në Angli, një kontenier me lëndë narkotike në pronësi të 45-vjeçarit dhe bashkëpunëtorit të tij;

-Në vitin 2015, Gjykata e Fierit e ka dënuar me 4 vjet burgim, për veprat penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave ose vizave” dhe “Falsifikimi i vulave, stampave ose formularëve”;

-Në vitin 2013, është dënuar nga Gjykata për Krimet e Rënda, me 25 vjet burgim, për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Plagosja e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim, si dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”. Më datë 06.10.1999, në një lokal në Krujë, 45-vjeçari, në bashkëpunim me një shtetas tjetër, ka vrarë me armë zjarri, shtetasin D. K., si dhe ka plagosur pronarin e lokalit, shtetasin R. B., i cili ka humbur jetën më pas, në spital;

-Në vitin 2010, është dënuar nga Gjykata e Apelit e Firences, Itali, me 16 vjet burgim, për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal, për trafikim të lëndëve narkotike. Shtetasi Dritan Rexhepi alias Gramos Rexhepi është arratisur nga vendi i vuajtjes së këtij dënimi, në Firence. Nga ky dënim i kanë mbetur për të vuajtur 13 vjet, 8 muaj dhe 6 ditë burgim.

Related

Tags: Dritan RexhepiRinas
Previous Post

Veliaj me ekselentët e gjimnazit “Qemal Stafa”: “Kush mëson dhe punon fort ecën vetëm përpara”

Next Post

Gazment Bardhi fiton gjyqin ndaj Ballukut, avokati thirrje ministres: Përballu me akuzat, trego ku i çove 180 mln euro

Lajme të ngjashme

Operacioni kundër trafikut të drogës dhe pastrimit të parave, SPAK: 52 masa sigurimi dhe miliona euro të sekuestruara në Shqipëri dhe Itali

Tre deputetë dhe një ish-ministër nën hetim nga SPAK, Prokuroria e Posaçme: Ja zhvillimet për 21 Janarin

by redaktor2
08/22/2025
0

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion ka publikuar në faqen e saj zyrtare përgjigjet e disa prej pyetjeve të drejtuara nga gazetarët....

Tedi Blushi: Shqipëria përballet me sfida serioze në drejtësi dhe demokraci, të hetohen aferat

Tedi Blushi: Shqipëria përballet me sfida serioze në drejtësi dhe demokraci, të hetohen aferat

by redaktor2
08/22/2025
0

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka shprehur shqetësime për situatën aktuale në Shqipëri, duke theksuar sfidat...

Konsumi i energjisë, rritet në krahasim me 2024/ Balluku: Furnizimi ka vijuar të jetë në standardet më të mira

Konsumi i energjisë, rritet në krahasim me 2024/ Balluku: Furnizimi ka vijuar të jetë në standardet më të mira

by redaktor2
08/22/2025
0

3 gushti ishte dita me konsumin më të lartë të energjisë për vitin 2025. Kjo e dhënë u bë publike...

Vrau Besmir Kumrien për kanalin vaditës, Gjykata e Fierit vendos ‘arrest me burg’ për Xhesion Toromënin

Vrau Besmir Kumrien për kanalin vaditës, Gjykata e Fierit vendos ‘arrest me burg’ për Xhesion Toromënin

by redaktor2
08/22/2025
0

Gjykata e Fierit ka vendosur masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për të riun Xhesion Toromëni. Ai aakuzohet se ka...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Nis epoka e re për Teutën! Zbuloni risitë e presidencës dhe emrat big të ekipit
  • E trishtë! Ndahet nga jeta djali i reperit të famshëm shqiptar, Marinit
  • Tre deputetë dhe një ish-ministër nën hetim nga SPAK, Prokuroria e Posaçme: Ja zhvillimet për 21 Jan…
  • Tedi Blushi: Shqipëria përballet me sfida serioze në drejtësi dhe demokraci, të hetohen aferat
  • Konsumi i energjisë, rritet në krahasim me 2024/ Balluku: Furnizimi ka vijuar të jetë në standardet …
  • Vrau Besmir Kumrien për kanalin vaditës, Gjykata e Fierit vendos ‘arrest me burg’ për Xhesion Toromë…
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.