• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

“Çmimet e shportës janë rritur 60%”- Tabaku: Mungesa e konkurrencës dhe kapja e çdo hapësire në treg ka varfëruar shqiptarët, por 2025 do të jetë viti i zgjidhjes së gjithë problemeve

01/08/2025
in Politikë
“Çmimet e shportës janë rritur 60%”- Tabaku: Mungesa e konkurrencës dhe kapja e çdo hapësire në treg ka varfëruar shqiptarët, por 2025 do të jetë viti i zgjidhjes së gjithë problemeve
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale duke denoncuar rritjen e çmimeve të shportës së konsumit, të cilat, sipas saj, janë rritur me 60% krahasuar me 12 vite më parë.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Ajo thekson se kjo rritje nuk është shoqëruar me rritjen e të ardhurave dhe pensioneve, duke e bërë barrën ekonomike të papërballueshme për qytetarët.

Tabaku ka analizuar shkaqet kryesore të kësaj situate, duke i përmbledhur në tre faktorë kryesorë: taksat e larta, mungesa e konkurrencës për shkak të monopoleve dhe korrupsioni që ka kapur çdo hallkë të tregut.

“Në vitin 2024, rritja e çmimeve preku çdo produkt, nga buka deri tek produktet e shportës. Edhe në vitin 2025 situata vazhdon të jetë e njëjtë sepse asnjë zgjidhje nuk është ofruar. Çmimet janë rritur me 60% ndërsa pensionet dhe të ardhurat kanë mbetur të pandryshuara”,  thekson Tabaku.

Tabaku shpreh besimin se 2025 do të jetë jo vetëm viti i rritjes së çmimeve, por edhe viti i shpresës dhe zgjidhjes për të gjitha këto probleme pasi në 11 maj shqiptarët do të zgjedhin PD.

Deklarata e Tabakut:

2024 është viti i rritjes së cmimeve, nga buka, tek ushqimet, tek produktet e shportës, të gjitha janë rritur.2025 vazhdon të jetë akoma vit i rritjes së cmimeve sepse asnjë zgjidhje nuk është dhënë. 30% e popullsisë, 800 mijë pensionistët, kanë pasur një rritje 60% të cmimeve. Kjo rritje vjen për disa arsye: taksat dhe sistemi i padrejtë i ngritur i cili penalizon punën e ndershme por penalizon njëkohësisht dhe produktet që të vijnë me cmime normale në tryezat e shqiptarëve.

Mungesa e konkurrencës dhe kapja e cdo hapësire në treg që nga zinxhiri i shpërndarjes deri tek shitja, tek pika e shitjes për konsumatorët dhe së treti,të ardhurat e disponueshme që kanë qenë në rënie. Këto tre elementë i kanë varfëruar qytetarët shqiptarë. Kush është zgjidhja? Sigurisht ndryshimi i një modeli ekonomik, ndryshimi i një modeli i cili sot ka shteruar , nuk jep dot më asgjë, nuk jep zgjidhje dhe unë nuk e pres zgjidhjen nga ato që nuk e dhanë në 12 vite. Shpresoj shumë që ekonomia shqiptare të ketë burime të tjera rritje, të ketë të tjera mundësi për një konkurrencë të hapur, për një sistem taksash të drejtë dhe në fund të ditës cdo gjë zgjidhjen tek ekonomia e ka. Për këtë arsye 2025 vërtet është viti i rritjes së cmimeve por është dhe viti i zgjidhjës së gjithë problemeve tuaja.

Related

Tags: cmime e shportesJorida Tabaku
Previous Post

Zyrtari i DASH vjen në Shqipëri: I emocionuar që jam këtu! Peizazhi është befasues, mezi pres të punoj me partnerët tanë

Next Post

E njohim si Gjesti, por ky është emri i vërtet i këngëtarit që u bë pjesë e ‘BBVA 4’

Lajme të ngjashme

“Të shmanget ndikimi në elektorat përmes politikave fiskale”, kreu i KQZ, Celibashi kërkon pezullimin e dy projektligjeve: Kuvendi të mos i shqyrtojë

KQZ drejt certifikimit të Tiranës, fati i mandatit të “Nisma Shqipëria Bëhet” në pikëpyetje

by redaktor2
07/18/2025
0

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është në përgatitje që në fillim të javës që vjen, të certifikojë rezultatet e zgjedhjeve në...

“Hapi i parë, të krijoni ministër për IA”- Rama me përfaqësues të teknologjisë: Momenti historik kur të krijoni qeverinë me Inteligjencë Artificale dhe ne tjerët do bëjmë muhabet

“Hapi i parë, të krijoni ministër për IA”- Rama me përfaqësues të teknologjisë: Momenti historik kur të krijoni qeverinë me Inteligjencë Artificale dhe ne tjerët do bëjmë muhabet

by redaktor2
07/18/2025
0

Kryeministri Edi Rama ishte me përfaqësues të teknologjisë, biznesit dhe start-up, teksa foli për synimet e qeverisë për 2030 dhe...

Aksioni për lirimin e plazheve/ Rama: Shtohen hapësirat në bregdetin e Durrësit, më shumë akses gjatë pushimeve verore

Aksioni për lirimin e plazheve/ Rama: Shtohen hapësirat në bregdetin e Durrësit, më shumë akses gjatë pushimeve verore

by redaktor2
07/18/2025
0

Shtohen hapësirat e plazheve publike në bregdetin e Durrësit.  Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga ky aksion duke thënë...

PL reagon për aksionin kundër ndërtimeve pa leje, Blushi: I vetmi zaptues pas zgjedhjeve të 11 majit është Rama

PL reagon për aksionin kundër ndërtimeve pa leje, Blushi: I vetmi zaptues pas zgjedhjeve të 11 majit është Rama

by redaktor2
07/18/2025
0

Partia e Lirisë ka reaguar mbi aksionin e ndërmarrë ditët e fundit nga kryeministri Rama për lirimin e hapësirave publike....

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • KQZ drejt certifikimit të Tiranës, fati i mandatit të “Nisma Shqipëria Bëhet” në pikëpyetje
  • “Hapi i parë, të krijoni ministër për IA”- Rama me përfaqësues të teknologjisë: Momenti historik kur…
  • Aksioni për lirimin e plazheve/ Rama: Shtohen hapësirat në bregdetin e Durrësit, më shumë akses gjat…
  • PL reagon për aksionin kundër ndërtimeve pa leje, Blushi: I vetmi zaptues pas zgjedhjeve të 11 majit…
  •  Patrullimi i përbashkët i policisë shqiptaro-italiane për Durrësin dhe Vlorën, Proda: Bashkëpunim i…
  • Ministri Petrit Malaj apel tregtarëve të pakicës: Siguroni fatura tatimore për çdo produkt që tregto…
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.