• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Guvernatori Gent Sejko thirrje bankave: Vijoni përgatitjet, aderimin në skemat SEPA dhe kryerja e transaksioneve të realizohen brenda vitit

01/09/2025
in Ekonomi, Slider
Guvernatori Gent Sejko thirrje bankave: Vijoni përgatitjet, aderimin në skemat SEPA dhe kryerja e transaksioneve të realizohen brenda vitit
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Guvernatori i  Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko organizoi një takim me sistemin bankar me qëllim diskutimin rreth objektivave, ku bankat mund të fokusohen për forcimin e mëtejshëm të sektorit bankar.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Teme e diskutimit ishte rritja e kontributit të tyre në zhvillimin e ekonomisë vendase, nëpërmjet financimit me kredi të projekteve eficiente të biznesit dhe familjeve dhe zgjerimit të gamës së produkteve e shërbimeve financiare për publikun.

Diskutimet u ndalën edhe në çështje si nxitja e inovacionit, anëtarësimi në SEPA, bankingu i hapur etj.

Guvernatori Sejko u shpreh se transformimi digjital, nëpërmjet adoptimit të vazhdueshëm të teknologjive inovative, mbetet i një rëndësie të veçantë për sektorin bankar. Bankat duhet të vazhdojnë të investojnë në teknologji, duke theksuar nevojën për zgjidhje bankare digjitale për të përmirësuar përvojën e klientit, për të adresuar sfidat e sigurisë kibernetike dhe rritur besimin e klientëve në shërbimet online.

DSC_3633

Duke marrë shkas nga finalizimi i aderimit të Shqipërisë në SEPA (Single Euro Payments Area), si pjesë e grupit të parë të vendeve të Ballkanit Perëndimor të pranuara në këtë zonë, Guvernatori i bëri thirrje bankave të vijojnë përgatitjet për të respektuar afatet e vendosura, në mënyrë që të realizojnë aderimin në skemat SEPA dhe kryerjen e transaksioneve SEPA për klientët brenda vitit 2025. Sipas Sejkos, “tashmë është koha që sistemi bankar të angazhohet për të qenë plotësisht pjesë e sistemeve SEPA, duke investuar në teknologji, infrastrukturë dhe trajnime të stafit.

Kjo iniciativë pritet të ndikojë gjithashtu drejtpërdrejt në rritjen e kënaqësisë së klientit të sektorit bankar, nëpërmjet rritjes së efikasitetit të pagesave ndërkufitare dhe integrimin në sistemin financiar evropian, çka do të përkthehet në transaksione më të shpejta dhe me kosto më efektive në Euro për klientët”.

Një tjetër çështje e sjellë në vëmendje ishte kreditimi i ekonomisë, zgjerimi i të cilit është përkthyer si një nga burimet kryesore të mbështetjes së ekonomisë me fonde, si dhe si nxitës i rritjes së konsumit dhe të investimeve në vend. Ky sektor, në tërësi, ka shfaqur një maturi të shtuar e përqasje proaktive ndaj kreditimit të sektorëve të ndryshëm të ekonomisë, megjithatë një fokus i veçantë mund të nevojitet për sektorët e nënkredituar dhe kryesisht ai i bizneseve të vogla e të mesme. Guvernatori u ndal dhe në rëndësinë e cilësisë së portofoleve të kreditimit, me qëllim ruajtjen e një sektori bankar sa më të shëndetshëm dhe njëkohësisht mbështetës të zhvillimit ekonomik të vendit.

Ai u shpreh se qasja e kujdesshme e sektorit gjatë proceseve të financimit është një kusht themelor për forcimin e mëtejshëm të stabilitetit financiar në vend.

Më pas, takimi vijoi me diskutime dhe shkëmbime mendimesh midis të pranishmëve, dhe u vlerësua shumë frytdhënës nga të gjithë pjesëmarrësit, të cilët shprehën angazhimin e tyre për krijimin e një platforme të përbashkët pune për periudhën në vijim.

Related

Tags: bankaveGuvernatori Sejkothirrje
Previous Post

“Lokali frekuentohej nga politikanë e ministra”- Gjyqi për “Plumbin e Artë”, Nuredin Dumani rrëfen si u bë mik me Festim dhe Petrit Qolin: Do më nxirrnin nga burgu si…

Next Post

Shkarkimi i Altin Bashës si drejtor i Teatrit Kombëtar, në krye të TK komandohet Indrit Çobani

Lajme të ngjashme

IEVP Peqin sensibilizon për rëndësinë e mbështetjes emocionale për të burgosurit

IEVP Peqin sensibilizon për rëndësinë e mbështetjes emocionale për të burgosurit

by redaktor2
06/03/2025
0

Institucioni thekson rolin e rehabilitimit dhe kujdesit mendor për të dënuarit Peqin, Institucioni i Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) në...

Koçiu e Kumbaro në Berat: Shërbim shëndetësor sa më pranë pushuesve, 36 qendra të hapura deri më 30 shtator

Koçiu e Kumbaro në Berat: Shërbim shëndetësor sa më pranë pushuesve, 36 qendra të hapura deri më 30 shtator

by redaktor2
06/03/2025
0

MSHMS edhe këtë vit ka marrë masa për të garantuar një sezon turistik të sigurt dhe të shëndetshëm për pushuesit...

Flet Rigers Llaha, fituesi “Mister Kids Krenaria Shqiptare 2024”: “Në atë çast po më rrihte zemra fort”

Flet Rigers Llaha, fituesi “Mister Kids Krenaria Shqiptare 2024”: “Në atë çast po më rrihte zemra fort”

by redaktor2
06/03/2025
0

Një tjetër yll i vogël është ngjitur në skenë dhe ka rrëmbyer zemrat e publikut dhe jurisë! Rigers Lloha, fitues...

“Kujtime nga Atdheu – Festë me Miq”/ Fëmijët e diasporës festojnë shqip në Lausanne të Zvicrës

“Kujtime nga Atdheu – Festë me Miq”/ Fëmijët e diasporës festojnë shqip në Lausanne të Zvicrës

by redaktor2
06/02/2025
0

Fundjava e fundit e majit do të sjellë në zemër të Zvicrës një ngjarje kulturore të veçantë për komunitetin shqiptar...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • IEVP Peqin sensibilizon për rëndësinë e mbështetjes emocionale për të burgosurit
  • Koçiu e Kumbaro në Berat: Shërbim shëndetësor sa më pranë pushuesve, 36 qendra të hapura deri më 30 …
  • “E kuptoni që me Brojën në fushë Serbia ka frikë?”, Alliu i qartë: Nëse nuk hyn Broja, e gjithë Serb…
  • Mehmeti zbulon formacionin e Silvinjos kundër Serbisë, do të luajë edhe Myrto Uzuni
  • “Ernest Muçi nuk luan kundër Serbisë”, Mehmeti flet për Silvinjon: Nuk ka llogjikë, nuk e aktivizoi …
  • Flet Rigers Llaha, fituesi “Mister Kids Krenaria Shqiptare 2024”: “Në atë çast po më rrihte zemra fo…
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.