• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

“Nepotizëm dhe konflikt interesi”- Floriana Garo denoncon drejtorin e Shkollës së Magjistraturës: Arben Rakipi përdor pozitën për përfitime private

01/10/2025
in Aktuale, Politikë
“Nepotizëm dhe konflikt interesi”- Floriana Garo denoncon drejtorin e Shkollës së Magjistraturës: Arben Rakipi përdor pozitën për përfitime private
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Floriana Garo, ka denoncuar drejtorin e Shkollës së Magjistraturës, Arben Rakipi se po përdor pozitën për përfitime private.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Sipas Garos, në konflikt interesi dhe në shkelje të ligjit, Arben Rakipi në qershor 2020 ka themeluar kompaninë Zyra Ligjore Rakipi & Partners ku zotëron 55% të aksioneve dhe pavarësisht se është zgjedhur drejtor i Shkollës së Magjistraturës, ka ushtruar aktivitetin privat të avokatit.

Garo thotë se sipas ligjit për Shkollën e Magjistraturës dhe rregullores së saj, kjo përbën shkelje të hapur dhe vendosje në kushtet e konfliktit të interesit.

“Rakipi vijoi i pashqetësuar edhe pas zgjedhjes si Drejtor i Shkollës së Magjistraturës për një mandat 4 vjeçar. Madje ai i shton shkeljet ligjore.

Pas më shumë se dy muajve nga emërimi, Arben Rakipi vendos t’ia dhurojë aksionet bashkëshortes, Vilma Rakipi. Por kjo nuk është më shumë se një manovër për të shmangur konfliktin e interesit.

Ai vetëm sa ndryshon emrin e aksionerit, pasi sipas regjimit bashkëshortor, ai mbetet përfitues me 50% i cdo pasurie të krijuar gjatë martesës.

Madje sipas kësaj kontrate Vilma Rakipi nuk do të mundej t’i tjetërsonte aksionet pa miratimin paraprak të Arben Rakipit.

Ligji 115/2016 dhe Rregullorja e Institucionit, në nenin 23, parashikon që bashkë me Drejtuesin e Shkollës së Magjistraturës, edhe familjarët ndalohen të kenë aktivitet fitimprurës”, thotë ajo.

Më tej Garo vijon denoncimin e saj duke akuzuar Rakipin për nepotizëm në institucionin që drejton.

Ajo shprehet se Rakipi ka punësuar në Shkollën e Magjistratuës bashkëshorten dhe motrën e tij.

“Ai e ka kthyer shkollën e Magjistraturës në çiflig familjar.

Sipas verifikimeve, Arben Rakipi ka punësuar në shkollën e Magjistraturës bashkëshorten dhe motrën.

Gruaja e Rakipit, është punësuar në Shkollën e Magjistraturës si Profesore eksperte në trajnimin e studentëve për lëndët e krimit ekonomiko-financiar, PPP, Tendera, Tatime, Dogana etj.

Konflikti i interesit në rastin Rakipi thyen rekorde tribale: burri ka dy herë vartëse gruan, njëherë në kompaninë private dhe herën tjetër si pedagoge të shkollës që ai vetë drejton.

Zonja Rakipi në stilin e të shoqit, dhe për të fshehur konfliktin e interesit, është punësuar pranë shkollës së Magjistraturës me emrin Vilma Sharofi, pra me mbiemrin e vajzërisë.

Ndërsa motra e tij, Vera Rakipi është shefe departamenti pranë Shkollës së Magjistraturës.

Këto janë standardet e drejtësisë së re, mu në zemër të sistemit ku rriten juristët e ardhshëm”, tha Garo.

Deklarata e plotë:

Arben Rakipi, drejtor i Shkollës së Magjistraturës dhe ish-kryeprokuror shkel ligjin në mënyrë flagrante dhe të përsëritur pa i hyrë gjemb në këmbë.

Firma Rakipi & Partners, vec të tjerash, është studio që mbron kryebashkiakun dhe te shoqen. Jo vetëm kaq por ortakët e saj paguhen në bordet e ojf-ve që bashkëshortja e kryebashkiakut drejton.

Në konflikt interesi dhe në shkelje të ligjit, Arben Rakipi në qershor 2020 themelon kompaninë Zyra Ligjore Rakipi & Partners.

Rakipi zotëron 55% të aksioneve dhe familjarë të tij pjesën që mbetet e ndarë mes të birit dhe 2 ortakëve.

Siç rezulton nga dokumentet, Arben Rakipi, edhe pse i komanduar si Drejtor i Shkollës së Magjistraturës, ka ushtruar aktivitetin privat të avokatit.

3 ditë përpara se të hapej gara për funksionin në fjalë ai themelon një tjetër shoqëri, e regjistruar në QKB në korrik 2020, periudhë kur Arben Rakipi do të aplikonte për tu zgjedhur si Drejtues i Shkollës së Magjistraturës.

Sipas ligjit për Shkollën e Magjistraturës dhe rregullores së saj, kjo përbën shkelje të hapur dhe vendosje në kushtet e konfliktit të interesit.

Rakipi vijoi i pashqetësuar edhe pas zgjedhjes si Drejtor i Shkollës së Magjistraturës për një mandat 4 vjeçar. Madje ai i shton shkeljet ligjore.

Pas më shumë se dy muajve nga emërimi, Arben Rakipi vendos t’ia dhurojë aksionet bashkëshortes, Vilma Rakipi. Por kjo nuk është më shumë se një manovër për të shmangur konfliktin e interesit.

Ai vetëm sa ndryshon emrin e aksionerit, pasi sipas regjimit bashkëshortor, ai mbetet përfitues me 50% i cdo pasurie të krijuar gjatë martesës.

Madje sipas kësaj kontrate Vilma Rakipi nuk do të mundej t’i tjetërsonte aksionet pa miratimin paraprak të Arben Rakipit.

Ligji 115/2016 dhe Rregullorja e Institucionit, në nenin 23, parashikon që bashkë me Drejtuesin e Shkollës së Magjistraturës, edhe familjarët ndalohen të kenë aktivitet fitimprurës.

Shkeljet vijojnë, a thua se Arben Rakipi është një nxënës mbetës i Juridikut, dhe jo drejtori i shkollës që duhet të përgatisë elitën e Jurisprudencës shqiptare.

Përcaktimet në STATUTIN e kompanisë e theksojnë qartë mënyrën se si bëhet kalimi i kuotave të aksioneve. Sipas nenit 11 të statutit, të firmosur nga Arben Rakipi, përcaktohet se kontrata për transferimin e kuotave te bashkëshortja duhej të ishte e noterizuar sëbashku me vendimin e Asamblesë së Ortakëve.

Dokumentacioni i dorëzuar pranë QKB, fakton se kontrata dhe vendimi nuk janë noterizuar dhe QKB nuk duhet të bënte kalimin e kuotave pasi KONTRATA ËSHTË NUL.

Sipas përcaktimit në STATUT dhe Ligjit “Për Shoqëritë Tregtare”, Arben Rakipi është de facto dhe de jure aksioner i Shoqërisë dhe kontrata nuk ka asnjë vlerë juridike.

Këto janë shkelje të rënda ligjore të kryera nga Arben Rakipi, i përzgjedhur tashmë dhe për një mandat të dytë në Drejtimin e Shkollës së Magjistraturës. Kjo është pjesa e parë e serisë së shkeljeve të Arben Rakipit. Ai e ka kthyer shkollën e Magjistraturës në çiflig familjar.

Sipas verifikimeve, Arben Rakipi ka punësuar në shkollën e Magjistraturës bashkëshorten dhe motrën.

Gruaja e Rakipit, është punësuar në Shkollën e Magjistraturës si Profesore eksperte në trajnimin e studentëve për lëndët e krimit ekonomiko-financiar, PPP, Tendera, Tatime, Dogana etj.

Konflikti i interesit në rastin Rakipi thyen rekorde tribale: burri ka dy herë vartëse gruan, njëherë në kompaninë private dhe herën tjetër si pedagoge të shkollës që ai vetë drejton.

Zonja Rakipi në stilin e të shoqit, dhe për të fshehur konfliktin e interesit, është punësuar pranë shkollës së Magjistraturës me emrin Vilma Sharofi, pra me mbiemrin e vajzërisë.

Ndërsa motra e tij, Vera Rakipi është shefe departamenti pranë Shkollës së Magjistraturës.

Këto janë standardet e drejtësisë së re, mu në zemër të sistemit ku rriten juristët e ardhshëm.

Mentorët e tyre, në mësim u lektorojnë si të zbatojnë ligjin dhe jashtë tij e thyejnë sa herë u jepet rasti.

Ja ku e ka drejtësia e re shembullin më të qartë dhe flagrant të nepotizmit, korrupsionit dhe banalitetit.

Related

Tags: Arben RakipidenonconFloriana Garo
Previous Post

Rama-Manastirliu në Shkodër: Investime të reja në terrenet sportive dhe shkollat e qytetit

Next Post

Zbardhen emrat e personave që mbajtën të mbyllur në apartament 21-vjeçaren, denoncimi i vajzës që alarmoi zonën e “Astirit”

Lajme të ngjashme

Minatori humbi jetën në galerinë e Jeton Danit; babai i kandidatit të PS-së: Më lini rehat!

Minatori humbi jetën në galerinë e Jeton Danit; babai i kandidatit të PS-së: Më lini rehat!

by redaktor2
08/06/2025
0

Referuar të dhënave në Regjistrin e Lejeve Minerare, aksidenti ka ndodhur në galeritë e kompanisë “GERTI Shpk”, e cila është...

Polemikat për pallatin e konfiskuar/ Gjyqtari Balliu i përgjigjet Ramës: Nëse ka prova që unë jam i pacipë, duhet t’i tregojë

Polemikat për pallatin e konfiskuar/ Gjyqtari Balliu i përgjigjet Ramës: Nëse ka prova që unë jam i pacipë, duhet t’i tregojë

by redaktor2
08/06/2025
0

Në valën e aksionit për çlirimin e hapësirave publike, kryeministri Edi Rama sulmoi një tjetër zyrtar të sistemit të drejtësisë...

Qeveria përditëson sanksionet ndërkombëtare kundër terrorizmit, reflektohen 4 vendimet e reja të BE-së

Qeveria përditëson sanksionet ndërkombëtare kundër terrorizmit, reflektohen 4 vendimet e reja të BE-së

by redaktor2
08/06/2025
0

Këshilli i Ministrave ka miratuar një vendim të ri që përditëson kuadrin ligjor të masave shtrënguese ndërkombëtare në Shqipëri, duke...

Shumëkatëshi te Ish-Ekspozita bllokon trotuarin dhe mbyll hyrjen e parkimeve nëntokësore

Shumëkatëshi te Ish-Ekspozita bllokon trotuarin dhe mbyll hyrjen e parkimeve nëntokësore

by redaktor2
08/06/2025
0

Një kompani e dyshimtë, me një pasqyarë financiare me zero të ardhura dhe zero shpenzime ka përfituar një leje ndërtimi...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Sidnei Suini ndahet nga i fejuari, futbollistët e Premier Ligës e “shpartallojnë” me mesazhe në rrje…
  • Minatori humbi jetën në galerinë e Jeton Danit; babai i kandidatit të PS-së: Më lini rehat!
  • Polemikat për pallatin e konfiskuar/ Gjyqtari Balliu i përgjigjet Ramës: Nëse ka prova që unë jam i …
  • Qeveria përditëson sanksionet ndërkombëtare kundër terrorizmit, reflektohen 4 vendimet e reja të BE-…
  • Shumëkatëshi te Ish-Ekspozita bllokon trotuarin dhe mbyll hyrjen e parkimeve nëntokësore
  • Tifoze e Milanit dhe modele, Jori Delli shfaqet mahnitëse në rrjetet sociale
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.