• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Manastirliu: 650 shkolla do të pajisen me laboratorë inteligjentë për rritjen e aftësive digjitale të nxënësve

01/13/2025
in Slider, Sociale
Manastirliu: 650 shkolla do të pajisen me laboratorë inteligjentë për rritjen e aftësive digjitale të nxënësve
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, gjatë një vizite në shkollën “Tringe Smajli” në fshatin Grudë e re në Shkodër, vuri theksin te investimet strategjike në arsimin digjital dhe përmirësimin e infrastrukturës arsimore. Ministrja tha se deri në vitin 2025 do të përfundojë pajisja e 650 shkollave me laboratorë inteligjentë, duke shtrirë kështu një rrjet të avancuar që mbështet zhvillimin e aftësive digjitale të nxënësve në të gjithë vendin.
“Një prej përpjekjeve tona të mëdha dhe investimeve të qeverisë shqiptare, Ministrisë së Arsimit dhe Sportit në bashkëpunim edhe me Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit është pikërisht investimi për rritjen digjitale për nxënësit duke filluar nga klasa e parë. Jam e kënaqur që tashmë dy fazat kanë përfunduar me sukses të shtrirjes së rreth 300 laboratorëve inteligjentë në shkolla, përgatitemi në këto dy vite për plotësimin e të gjitha shkollave me laborator inteligjent,” deklaroi Manastirliu.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Ministrja vizitoi laboratorin inteligjent të shkollës “Tringe Smajli” dhe vlerësoi përparimin e nxënësve në përdorimin e teknologjisë për kodim, mbrojtje kibernetike dhe projekte të tjera inovatore.
“Në shkollën ‘Tringe Smajli’ ky laborator tashmë është funksional, nxënësit janë duke mësuar nëpërmjet kodimit, por edhe përsa i përket mbrojtjes, sigurisë kibernetike dhe informacioneve që ju jepni përmes projekteve. Ne do të vijojmë të rrisim investimet në infrastrukturë shkollore dhe planifikojmë që këtë vit, edhe në Shkodër, të hapim projekte të reja për përmirësimin e infrastrukturës shkollore,”, tha Ministrja Manastirliu.

Shkodra mbetet një prioritet për Ministrinë e Arsimit dhe Sportit, duke u përqendruar në përmirësimin e infrastrukturës arsimore dhe sporteve. Ministrja Manastirliu bëri të ditur se për këtë vit janë parashikuar 600 milionë lekë për projekte të tilla në Shkodër, ndërsa buxheti i përgjithshëm për investimet arsimore në nivel kombëtar për vitin 2025 do të arrijë mbi 3 miliardë lekë.

“Janë mbi 3 miliardë lekë të parashikuara në buxhetin e 2025 për investimet në vazhdim, sa i përket gjithë infrastrukturës së objekteve shkollore, qoftë në arsimin 9-vjeçar, qoftë në të mesëm dhe gjithashtu për smartlabet. Duam që në këto dy vite të ardhshme të shtrihemi në 615 shkolla për të garantuar që këto investime t’i shërbejnë rritjes së aftësive digjitale, por gjithashtu edhe rritjes së aftësive në lëndët STEM, matematikë, shkenca ekzakte, gjuhën shqipe dhe gjuhët e huaja,” shtoi ministrja Manastirliu.
Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu konfirmoi angazhimin e qeverisë për të modernizuar arsimin shqiptar, duke e përshtatur atë me kërkesat e shekullit XXI dhe përgatitur gjeneratat e reja për sfidat e së ardhmes.

Related

Tags: laboratore inteligjenteManasterliushkolla
Previous Post

“Me babin s’kisha raport të mirë, nuk më donte! Tentuan të më…”- Gjesti rrëfeu problemet familjare, e motra: Ishe në rrugë të keqe, kalove gjëra të rënda! Ja si është marrëdhënia e këngëtarit me të atin

Next Post

Akuzohet se mori 25 mijë euro për të ndikuar tek gjyqtarët, GJKKO pranon kërkesën e SPAK për gjykim çështjes së avokatit Petraq Semani

Lajme të ngjashme

Nga data 9-të deri më 12-të qershor do të organizohet në Tiranë Java Kulturore Izraelite! Ja aktivitetet që do të organizohen

Nga data 9-të deri më 12-të qershor do të organizohet në Tiranë Java Kulturore Izraelite! Ja aktivitetet që do të organizohen

by redaktor2
06/06/2025
0

Një përvojë unike artistike dhe kulturore do të përjetohet në Tiranë nga data 9 deri më 12 qershor, në kuadër...

Elisa Spiropali uron shqiptarët për Kurban Bajramin: Të ndajmë të mirën dhe të ndërtojmë një shoqëri më solidare

Elisa Spiropali uron shqiptarët për Kurban Bajramin: Të ndajmë të mirën dhe të ndërtojmë një shoqëri më solidare

by redaktor2
06/06/2025
0

Kryetarja e Parlamentit, Elisa Spiropali, ka uruar të gjithë qytetarët shqiptarë me rastin e festës së Kurban Bajramit, duke theksuar...

Stadiumi Kombëtar do të quhet sërish “Air Albania” për 5 vitet e ardhshme, Presidenti Duka: I lumtur për këtë partneritet strategjik

Stadiumi Kombëtar do të quhet sërish “Air Albania” për 5 vitet e ardhshme, Presidenti Duka: I lumtur për këtë partneritet strategjik

by redaktor2
06/05/2025
0

Federata Shqiptare e Futbollit ka arritur marrëveshjen e re për të drejtat e emërtimit të Stadiumit Kombëtar në Tiranë. Për...

Ministri Igli Hasani për marrëveshjen e sigurisë me Ukrainën: Shqipëria e ka treguar qartë se është në anën e lirisë dhe të drejtës ndërkombëtare

Ministri Igli Hasani për marrëveshjen e sigurisë me Ukrainën: Shqipëria e ka treguar qartë se është në anën e lirisë dhe të drejtës ndërkombëtare

by redaktor2
06/05/2025
0

U ratifikua në Parlament marrëveshja e bashkëpunimit mbi sigurinë dhe mbështetjen afatgjatë ndërmjet Shqipërisë dhe Ukrainës, e nënshkruar më 21...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Nga data 9-të deri më 12-të qershor do të organizohet në Tiranë Java Kulturore Izraelite! Ja aktivit…
  • Elisa Spiropali uron shqiptarët për Kurban Bajramin: Të ndajmë të mirën dhe të ndërtojmë një shoqëri…
  • Është shtatzënë? Kiara i përgjigjet pyetjes që të gjithë po bënin
  • Stadiumi Kombëtar do të quhet sërish “Air Albania” për 5 vitet e ardhshme, Presidenti Duka: I lumtur…
  • Ministri Igli Hasani për marrëveshjen e sigurisë me Ukrainën: Shqipëria e ka treguar qartë se është …
  • “Synojmë të mbyllim marrëveshjen para Krishtlindjeve 2027”, Taulant Balla: Raportuesi Schieder i tha…
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.