• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

“Dhëndri i vëllait të Nasip Naços më nxori nga burgu si i sëmurë”/ Ish-ministri i Drejtësisë reagon pas deklaratave të Nuredin Dumanit: Distancohem nga akuzat, nëse vërtetohen organet të marrin…

01/14/2025
in Politikë, Slider
“Dhëndri i vëllait të Nasip Naços më nxori nga burgu si i sëmurë”/ Ish-ministri i Drejtësisë reagon pas deklaratave të Nuredin Dumanit: Distancohem nga akuzat, nëse vërtetohen organet të marrin…
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Bashkëpunëtori i drejtësisë Nuredin Dumani ka vazhduar që të japë informacione me rëndësi gjatë dëshmisë së tij në procesin e njohur si “Plumb i artë”. Gjatë procesit, Dumani ka dhënë një detaj, që ka tërhequr vëmendjen publike, teksa tha se ka paguar 40 mijë euro për t’u liruar nga burgu.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Dumani u shpreh se këto para i janë paguar cash dhëndrit të vëllait të ish-deputetit Nasip Naço, që në atë kohë mbante postin e shefit të spitalit, duke i siguruar një dokument që vërtetonte probleme shëndetësore dhe për rrjedhojë është liruar nga qelia.

Kjo deklaratë ka nxitur reagimin e ish-ministrit të Drejtësisë Nasip Naço. Ai ka hedhur poshtë akuzat dhe ka kërkuar që organet e drejtësisë të hetojnë në mënyrë të plotë rastin.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Naço është shprehur se distancohet nga çdo akuzë dhe ka ftuar autoritetet që të marrin masa ligjore ndaj çdo individi të përfshirë, në rast se akuzat vërtetohen.

Reagimi i ish-ministrit të Drejtësisë Nasip Naço:

Jam njohur sot nga mediat ku përmendet emri im. Dua të theksoj se:

  1. Distancohem nga çdo akuzë e bërë publike sot dhe ftoj organet e drejtësisë që të kryejnë një hetim të thelluar mbi këtë rast. Nëse akuzat vërtetohen, organet përkatëse duhet të marrin masa ligjore ndaj çdo personi të përfshirë në këtë çështje.
  2. Roli i Ministrit të Drejtësisë, sipas legjislacionit në fuqi, është i kufizuar. Ministri:

– Nuk heton,

– Nuk ngre akuza,

– Nuk pushon çështje,

– Nuk jep vendime fajësie apo pafajësie.

Detyra e tij lidhet vetëm me dhënien e lejeve të veçanta për të dënuarit, bazuar në ligj.

  1. Gjatë ushtrimit të detyrës sime si Ministër i Drejtësisë, nuk kam miratuar asnjë leje të veçantë për subjektin në fjalë.
  2. Distancohem nga çdo mashtrim, i bërë nga kushdo, individualisht apo në bashkëpunim, për të dëmtuar integritetin tim. Akuzat publike të bëra sot nuk përputhen me faktet reale të ushtrimit të detyrës sime si Ministër.

Faleminderit!

Related

Tags: deklarataNasip NacoNuredin Dumani
Previous Post

Kryeministri Edi Rama në  Emiratet e Bashkuara Arabe, merr pjesë në eventet e Javës së Qëndrueshmërisë së Abu Dhabit 2025! Zbardhet agjenda

Next Post

Uzuni kundër Granadas, sulmuesi i Spanjës i del publikisht në krah futbollistit shqiptar

Lajme të ngjashme

Minatori humbi jetën në galerinë e Jeton Danit; babai i kandidatit të PS-së: Më lini rehat!

Minatori humbi jetën në galerinë e Jeton Danit; babai i kandidatit të PS-së: Më lini rehat!

by redaktor2
08/06/2025
0

Referuar të dhënave në Regjistrin e Lejeve Minerare, aksidenti ka ndodhur në galeritë e kompanisë “GERTI Shpk”, e cila është...

Polemikat për pallatin e konfiskuar/ Gjyqtari Balliu i përgjigjet Ramës: Nëse ka prova që unë jam i pacipë, duhet t’i tregojë

Polemikat për pallatin e konfiskuar/ Gjyqtari Balliu i përgjigjet Ramës: Nëse ka prova që unë jam i pacipë, duhet t’i tregojë

by redaktor2
08/06/2025
0

Në valën e aksionit për çlirimin e hapësirave publike, kryeministri Edi Rama sulmoi një tjetër zyrtar të sistemit të drejtësisë...

Qeveria përditëson sanksionet ndërkombëtare kundër terrorizmit, reflektohen 4 vendimet e reja të BE-së

Qeveria përditëson sanksionet ndërkombëtare kundër terrorizmit, reflektohen 4 vendimet e reja të BE-së

by redaktor2
08/06/2025
0

Këshilli i Ministrave ka miratuar një vendim të ri që përditëson kuadrin ligjor të masave shtrënguese ndërkombëtare në Shqipëri, duke...

Shumëkatëshi te Ish-Ekspozita bllokon trotuarin dhe mbyll hyrjen e parkimeve nëntokësore

Shumëkatëshi te Ish-Ekspozita bllokon trotuarin dhe mbyll hyrjen e parkimeve nëntokësore

by redaktor2
08/06/2025
0

Një kompani e dyshimtë, me një pasqyarë financiare me zero të ardhura dhe zero shpenzime ka përfituar një leje ndërtimi...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Sidnei Suini ndahet nga i fejuari, futbollistët e Premier Ligës e “shpartallojnë” me mesazhe në rrje…
  • Minatori humbi jetën në galerinë e Jeton Danit; babai i kandidatit të PS-së: Më lini rehat!
  • Polemikat për pallatin e konfiskuar/ Gjyqtari Balliu i përgjigjet Ramës: Nëse ka prova që unë jam i …
  • Qeveria përditëson sanksionet ndërkombëtare kundër terrorizmit, reflektohen 4 vendimet e reja të BE-…
  • Shumëkatëshi te Ish-Ekspozita bllokon trotuarin dhe mbyll hyrjen e parkimeve nëntokësore
  • Tifoze e Milanit dhe modele, Jori Delli shfaqet mahnitëse në rrjetet sociale
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.