• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Rekrutonte shtetase nga Kina e Kazakistani për prostitucion, arrestohet tutori turk! U siguronte klientë në rrjetet sociale, e pësojnë edhe eskortat

01/16/2025
in Kronikë, Slider
Rekrutonte shtetase nga Kina e Kazakistani për prostitucion, arrestohet tutori turk! U siguronte klientë në rrjetet sociale, e pësojnë edhe eskortat
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Policia ka vendosur në pranga një 37-vjeçar turk, i cili akuzoher se rekrutonte shtetase nga Kina dhe Kazakistani për prostitucion.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Në pranga ka rënë shtetasi Isa Yaman, i cili raportohet se i reklamonte në rrjetet sociale punonjëset e seksit duke iu siguruar klientë me qëllim kryerjen e marrëdhënieve seksuale kundrejt pagesës, në një ambient të marrë me qira.

Ai u arrestuar për kryerjen e veprave penale “Shfrytëzimi i prostitucioni” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”, ndërsa e pësuan edhe 9 punonjëse seksi, të cilat u proceduan penalisht për ushtrim prostitucioni.

“Shtetasi I.Y, dyshohet se rekrutonte shtetase të huaja, nga Kina dhe Kazakistani dhe më pas duke përdorur një faqe online i shfrytëzonte për prostitucion, duke iu siguruar klientë me qëllim kryerjen e marrëdhënieve seksuale kundrejt pagesës, në një ambient të marrë me qira nga ky shtetas”, informojnë blutë.

Ndërkohë është sekuestruar një shumë e konsiderueshme parash, të dyshuara të përfituara nga ushtrimi i kësaj veprimtarie, 3 celular dhe 9 karta krediti.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, operacioni policor i koduar “Foreign Escort”.

Rekrutonte shtetase te huaja të cilat më pas i shfrytëzonte për prostitucion, nëpërmjet reklamimit të fotove online, arrestohet një shtetas turk.

Procedohen penalisht 9 shtetase për ushtrim prostitucioni.

Sekuestrohet një shumë e konsiderueshme parash, të dyshuara të përfituara nga ushtrimi i kësaj veprimtarie, 3 celular dhe 9 karta krediti.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme me qëllim goditjen e paligjshmërisë në fushën e trafiqeve të paligjshme, kanë organizuar dhe finalizuar një tjetër operacioni.

Në kuadër të operacionit “Foreign Escort” u arrestua shtetasi turk I.Y, 37 vjeç, banues në Tiranë, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Shfrytëzimi i prostitucioni” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”.

Si dhe u proceduan në gjendje të lirë 9 shtetase, për ushtrim prostitucioni.

Shtetasi I.Y, dyshohet se rekrutonte shtetase të huaja, nga Kina dhe Kazakistani dhe më pas duke përdorur një faqe online i shfrytëzonte për prostitucion, duke iu siguruar klientë me qëllim kryerjen e marrëdhënieve seksuale kundrejt pagesës, në një ambient të marrë me qira nga ky shtetas.

Vijojnë hetimet për identifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme

Related

Tags: arrestoehtTiranetutori turk
Previous Post

Misteri i vrasjes së 36-vjeçarit/ Viktima u qëllua me çifte nga kushëriri i tij, detajet nga ngjarja e rëndë

Next Post

ANALIZA/ Beteja për Durrësin, Berisha duhet të vendosë nëse kërkon ta fitojë, PS pa katër “lojtarë të fortë” në fushë

Lajme të ngjashme

Naftëtarët protestojnë përballë Bankers Petroleum, sindikata shpall dy tubime më 5 dhe 6 shtator

Naftëtarët protestojnë përballë Bankers Petroleum, sindikata shpall dy tubime më 5 dhe 6 shtator

by redaktor2
09/01/2025
0

Sindikata e Sektorit Hidrokarbur ka shpallur organizimin e dy tubimeve proteste më datat 5 dhe 6 shtator, nga ora 12:00...

Ndryshime te “Rrugorja” e Tiranës, Neritan Buzi emërohet shefi i ri i qarkullimit

Ndryshime te “Rrugorja” e Tiranës, Neritan Buzi emërohet shefi i ri i qarkullimit

by redaktor2
09/01/2025
0

Neritan Buzi do të jetë shefi i ri i Komisariatit të Policisë Rrugore në Tiranë. A-Times mëson se Lorenc Shehu,...

Kush është 54-vjeçari që plagosi 2 persona me thikë gjatë sherrit masiv në lokalin në Korçë

Kush është 54-vjeçari që plagosi 2 persona me thikë gjatë sherrit masiv në lokalin në Korçë

by redaktor2
09/01/2025
0

54-vjeçari në foton e mësipermë është Dritan Pine, autori i plagosjes më thikë të Mihal Zhidros dhe Sotiraq Shkurtit në një lokal...

Ndarja nga jeta e Dhimitër Anagnostit, regjisori i shquar do të prehet në vendlindjen e tij, Vuno

Ndarja nga jeta e Dhimitër Anagnostit, regjisori i shquar do të prehet në vendlindjen e tij, Vuno

by redaktor2
09/01/2025
0

Pas ndarjes nga jeta në moshën 89-vjeçare, regjisori i njohur Dhimitër Anagnosti do të përcillet për në banesën e fundit...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Vajza e saj feston ditëlindjen, Arbana Osmani i bën urimin e veçantë ! Moderatorja ndan pamjet e ëmb…
  • Naftëtarët protestojnë përballë Bankers Petroleum, sindikata shpall dy tubime më 5 dhe 6 shtator
  • Ndryshime te “Rrugorja” e Tiranës, Neritan Buzi emërohet shefi i ri i qarkullimit
  • Kush është 54-vjeçari që plagosi 2 persona me thikë gjatë sherrit masiv në lokalin në Korçë
  • Ndarja nga jeta e Dhimitër Anagnostit, regjisori i shquar do të prehet në vendlindjen e tij, Vuno
  • Ngërçi politik në Kosovë! Presidenca: Po analizojmë procesin e konstituimit të Kuvendit
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.