• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

“U përpoqën të na shuajnë”- Berisha nga Gjirokastra: Kemi në dorë fitoren e 11 Majit, por… Ja kushti që duhet plotësuar

01/19/2025
in Politikë, Slider
“U përpoqën të na shuajnë”- Berisha nga Gjirokastra: Kemi në dorë fitoren e 11 Majit, por… Ja kushti që duhet plotësuar
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Kreu i PD-së, Sali Berisha është shprehur se Partia Demokratike është më e bashkuar se kurrë, pavarësisht theksoi ai se “u përpoqën të na shuajnë”.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

“U përpoqën të na lënë pa flamur, flamurin e kemi fitimtar. U përpoqën të na izolojnë. Sot PD është e mbështetur nga të gjitha forcat politike të qendrës së djathtë në botë”, deklaroi Berisha nga Gjirokastra.

Krydemokati shtoi se PD fitoren e ka në dorë, por theksoi se për ta realizuar “duhet të bashkohemi me çdo demokrat nga viti 1990 e gjer sot”.

Sali Berisha:  U përpoqën të na shuajnë, jemi më të bashkuar se kurrë. U përpoqën të na lënë pa flamur, flamurin e kemi fitimtar. U përpoqën të na izolojnë. Sot PD është e mbështetur nga të gjitha forcat politike të qendrës së djathtë në botë. Me tre rezoluta ndërkombëtare.

Askush nga ne nuk i mendonte këto. Por ne besonim se po mbronim të vërtetat. Ne besonim një gjë, se ato që mbronim ne, ishin të vërteta dhe nuk gabuam.

Erdhëm ne sot në këtë 34 vjetor, por nuk erdhëm thjeshtë si forcë e qendrës. Por e vërteta sot më shumë se kurrë ne jemi forcë politike e fitores.

Sot ne që realizuam gjatë këtyre 3 vite, ato që askush nuk i besonte se do ti realizonim ne kemi në dorën tonë, fitoren e 11 majit dhe ne do ta realizojmë atë.

Ne do ta realizojmë atë, por kjo kërkon së pari, të bashkohemi me çdo demokrat nga viti 1990 e gjer sot.

Nuk janë idealet tona, ideologjitë perverse, idealet tona janë vlerat, janë dinjiteti, janë respekti i të vërtetës. Çdo demokrate e demokrat, që ka vendosur një tullë në këtë ndërtesë, ajo tullë do të respektohet atij, ajo djersë do ti nderohet. Kur të dojë është i mirëpritur të kthehet tek investimi i tij.

Është toleranca ajo që e bëri PD-në fitimtare edhe në kushtet më të vështira. Edhe kur na drejtuan armët, edhe kur në Borsh e zvarritën kryetarin tonë pas kamionit, edhe kur në Përmet, falangat e Enver Hoxhës i detyronin të parakalonin, por ne qëndruam të palëkundur në besimin tonë, por nuk rendëm pas dhunës. Urtia është forcë, forcë më e madhe.

Kështu që ne mbi ketë tolerancë bashkohemi njëri me tjetrin dhe mbi këtë tolerancë, do të krijojmë frontin më të gjerë, më të fuqishëm, në mënyrë që 11 maji të jetë një fitore plebishitare e mbarë shqiptarëve ndaj këtij regjimi.

Related

Tags: Gjirokastersali berisha
Previous Post

Ambasadori italian mbyll misionin 5 vjeçar në Shqipëri, Veliaj e nderon me “Çelësin e Qytetit”: “Misionar i afrimit të Shqipërisë me Italinë”

Next Post

Berisha të hënën në SPAK, PD thërret sërish protestë para Prokurorisë së Posaçme

Lajme të ngjashme

Minatori humbi jetën në galerinë e Jeton Danit; babai i kandidatit të PS-së: Më lini rehat!

Minatori humbi jetën në galerinë e Jeton Danit; babai i kandidatit të PS-së: Më lini rehat!

by redaktor2
08/06/2025
0

Referuar të dhënave në Regjistrin e Lejeve Minerare, aksidenti ka ndodhur në galeritë e kompanisë “GERTI Shpk”, e cila është...

Polemikat për pallatin e konfiskuar/ Gjyqtari Balliu i përgjigjet Ramës: Nëse ka prova që unë jam i pacipë, duhet t’i tregojë

Polemikat për pallatin e konfiskuar/ Gjyqtari Balliu i përgjigjet Ramës: Nëse ka prova që unë jam i pacipë, duhet t’i tregojë

by redaktor2
08/06/2025
0

Në valën e aksionit për çlirimin e hapësirave publike, kryeministri Edi Rama sulmoi një tjetër zyrtar të sistemit të drejtësisë...

Qeveria përditëson sanksionet ndërkombëtare kundër terrorizmit, reflektohen 4 vendimet e reja të BE-së

Qeveria përditëson sanksionet ndërkombëtare kundër terrorizmit, reflektohen 4 vendimet e reja të BE-së

by redaktor2
08/06/2025
0

Këshilli i Ministrave ka miratuar një vendim të ri që përditëson kuadrin ligjor të masave shtrënguese ndërkombëtare në Shqipëri, duke...

Shumëkatëshi te Ish-Ekspozita bllokon trotuarin dhe mbyll hyrjen e parkimeve nëntokësore

Shumëkatëshi te Ish-Ekspozita bllokon trotuarin dhe mbyll hyrjen e parkimeve nëntokësore

by redaktor2
08/06/2025
0

Një kompani e dyshimtë, me një pasqyarë financiare me zero të ardhura dhe zero shpenzime ka përfituar një leje ndërtimi...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Sidnei Suini ndahet nga i fejuari, futbollistët e Premier Ligës e “shpartallojnë” me mesazhe në rrje…
  • Minatori humbi jetën në galerinë e Jeton Danit; babai i kandidatit të PS-së: Më lini rehat!
  • Polemikat për pallatin e konfiskuar/ Gjyqtari Balliu i përgjigjet Ramës: Nëse ka prova që unë jam i …
  • Qeveria përditëson sanksionet ndërkombëtare kundër terrorizmit, reflektohen 4 vendimet e reja të BE-…
  • Shumëkatëshi te Ish-Ekspozita bllokon trotuarin dhe mbyll hyrjen e parkimeve nëntokësore
  • Tifoze e Milanit dhe modele, Jori Delli shfaqet mahnitëse në rrjetet sociale
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.