Kreu i PD-së, Sali Berisha do të paraqitet ditën e hënë (20 Janar) në Prokurorinë e Posaçme në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje” të caktuar ndaj tij nga Apeli i GJKKO-së.
Ndërkohë Partia Demokratike, në një mesazh shpërndarë struktruave të saj, ka thirrur sërish protestë para SPAK.
Protesta planifikohet të zhvillohet ditën e nesërme në orën 09:30.
“Te dashur miq. Diten e Hene eshte data e radhes e percaktuar per tu parqitur Kryetari i PD Prof Dr Sali Berisha ne SKAP. ..Ndaj ne ora 9:30 perseri te gjithe ne proteste perpara SKAP- it si vegel ne duart e Rames per te perndjekur kundershtaret politik. Faleminderit”, thuhet në mesazhin e shpërndarë me strukturat e PD.