Kryeministri Edi Rama, i është përgjigjur një prej komenteve në postimin e tij në “Facebook” për shërbimet në platformën e-Albania, e cila tashmë ka edhe një asistente virtuale, që do të mbajë emrin “Diella”.
Një qytetare shkruan në komente se ka pritur një muaj e gjysmë për të marrë një certifikatë në e-Albania.
“e-Albania, vononi deri në një muaj e gjysmë për të nxjerrë një kod për certifikatë, e kam provuar vetë ndihmësen e re virtuale të e-Albania”.
Këtij komenti, Rama i është përgjigjur, duke shtuar se pretendimi i zonjës nuk është i vërtetë, pasi ai ëhstë interesuar pranë zyrës së e-Albanias dhe se zonja e ka marrë automatikisht certifikatën
“E nderuar zonjë, më bëri përshtypje komenti juaj dhe u interesova pranë e-Albania. Rezulton se ju keni aplikuar katër herë për certifikatë familjare dhe në të katërta rastet e keni marrë automatikisht certifikatën. Nuk rezulton që të keni aplikuar ndonjëherë për ndonjë shërbim tjetër në e-Albania”, tha ai.
Rama u shpreh se sot në e-Albania ofrohen mbi 1200 shërbime apo e thënë ndryshe rreth 95% e shërbimeve publike.
“E -albania është fryti më kuptimplote i revolucionit tonë antikorrupsion sepse ka evituar 45 milion kontakte fizike mes qytetarit dhe administratës, ka kursyer ore, stres, pritje”, theksoi Rama.
Edi Rama: E nderuar zonjë, më bëri përshtypje komenti juaj dhe u interesova pranë e-Albania. Rezulton se ju keni aplikuar katër herë për certifikatë familjare dhe në të katërta rastet e keni marrë automatikisht certifikatën. Nuk rezulton që të keni aplikuar ndonjëherë për ndonjë shërbim tjetër në e-Albania.
Tani, pse e bëni ju këtë, unë s’dua të komentoj, por meqë më jepet rasti nga komentet në prezantimin e Diellës, e krijuar në laboratorin tonë të Inteligjencës Artificiale për të ndihmuar me zë dhe figurë qytetarët në shërbimet e e-Albania, po ju informoj: sot ofrohen 1247 shërbime publike përmes e-Albania ose 95% e shërbimeve publike, që deri dje merreshin në radhë dhe as që bëhen fjalë t’i merrte dikush nga jashtë vendit. Sot kemi 3.2 milion subjekte dhe qytetarë të regjistruar që kanë marrë shërbim nga e-albania.
E-albania ka thënë 45 milionë shërbime. 45 milionë shërbime pa ecejake e bakshishe të asaj epoke para e-albanias. 15.2 milion shërbime janë marrë në 2024. Meqë ju ankoheni për certifikatën, po ju informoj se e-albania ka gjeneruar 23 milion certifikata të kohë reale. E -albania është fryti më kuptimplote i revolucionit tonë antikorrupsion sepse ka evituar 45 milion kontakte fizike mes qytetarit dhe administratës, ka kursyer ore, stres, pritje. Shqipëria vlerësohet nga ndërkombëtarët si një nga vendet e përparuara në qeverisjen elektronike. Deri dje shërbimet ishin një tmerr, hap e xhep, sot ka ndryshuar.