Kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka komentuar lidhjet ruse të Monika Kryemadhit duke thënë se Prokuroria duhet të kishte nisur hetimet.
“Unë njoh për opozitë në Kuvendin e Shqipërisë apo pakicë në gjuhën parlamentare grupin parlamentar të partisë demokratike. Si grupi më I madh parlamentar ju jeni këtu përditë grupi me i madh parlamentar rezulton është ky grup, ka një rregull në demokraci kundërshtarin nuk e zgjedh dot kurr.
Rreth pesë vitë më parë kam dal nëmënyrë të rregullt dhe të përditshme para jush për një çështje që ka të bëjë thellësisht me sigurinë kombëtare, dhe lidhet me faktin se edhe Shqipëria ka qenë vulnerabël dhe ka qenë target I penetrimit të financimeve të paligjshme nga kompani guacka offshore të cilat financonin parti politike apo le të themi politikanë të caktuar. Ajo që ka zbuluar dje Top Channel ose në fakt ka vijuar sespe ka pasur një komunikim të mëparshëm edhe nga disa media ndërkombëtare, por e djeshmja është një panoramë e plotë, është skema e mirëfilltë e përdorur nga Kremlini ku përmes oligarkëve si fjalë që tashmë është në modë, por përmes biznesmenëve përfitues të fondeve nga borderotë e Vladimir Putinit të kenë financuar politikanë të caktuar në vende të ndryshme të Europës. Një rast I ngjashëm është zbuluar në Gjermani deri para pak kohësh në Austri në Itali dhe më së shumti në vendet edhe të rajonit tonë por edhe vendeve t ëish bllokut komunist. Përpjekja është e qartë lidhja me politikanë të caktuar për të dëmtuar demokracinë në ato vended he për të krijuar një front pro Rus në kto vende flas për kontekstin ndërkombëtar.
Besoj se znj.Kryemadhi duhet të kishte dalë dhe ti sqaronte këto çështje. Moment që je përfitues devidenti kush ka pak haber nga kodi tregtar e di fare mirë që në moment që je përfitues devidenti je aksioner, momenti që të transferon në llogarinë tënde disa para si përfitim devidetni je aksioner, por aksioner me ke, ku janë publikisht të njohur sepse e para I ken nëpër listat e zeza të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për shkak edhe të sanksioneve të vendosura pas agresionit të pajustifikuar Rus kundër Ukrainës dhe ajo që është tjetra më e rëndësishme është fakti ne jemi subjekti i deklarimit të kontrollit të pasurive ne deklarojmë çdo lloj llogarie bankare Brenda dhe jashte vendit. Në cilin vend të Europës sonë së përbashkët do të dilte një politikan i këtij niveli në kohën në fjalë edhe si bashkëshorte e Presidentit të Republikës flas në vitin 2017 ku paske një llogari jo në një bank në offshore”, u shpreh Balla.