Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta pohoi se pas 14 majit çdo politikë e qeverisjes vendore do të jetë në funksion të të rinjve.
Gjatë një takimi sot me nxënës të shkollës së mesme “Gjergj Canco”, Meta tha se Bashkia e Tiranës do jetë shembulli më i mirë i përkushtimit ndaj fëmijëve dhe të rinjve.
MESAZHI I METES
Takimi me gjimnazistët e shkollës së mesme “Gjergj Canco” në Tiranë ishte një motivim edhe më shumë për të shtuar vrullin dhe përpjekjet në të gjithë betejën time dhe të Partisë së Lirisë për Shqipërinë që u përket të rinjve.
Pas 14 Majit çdo politikë e qeverisjes vendore, dhe shumë shpejt çdo politikë e qeverisjes qendrore do të jetë në funksion të të rinjve.
Nuk ka asgjë më të rëndësishme se sa mbështetja për të rinjtë, që ata të mos mendojnë si zgjidhje largimin nga Shqipëria, por ta ndërtojnë të ardhmen në vendin e tyre.
Bashkia e Tiranës do jetë shembulli më i mirë i përkushtimit ndaj fëmijëve dhe të rinjve.
Plani i Belindit dhe prania në Këshillin e Bashkisë e shumë të rinjve dhe të rejave nga Partia e Lirisë do jetë mbështetje e sigurtë për të rinjtë dhe të rejat e kryeqytetit.
Tirana u përket të rinjve!
Shqipëria u përket të rinjve!
Bashkë🤝Fitojmë!✌️🇦🇱
#PartiaLirise #BashkeFitojme #Tirana #Rini #14Maj #NdryshimMeCdoCmim
Cmim