• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Çmimi i ri i energjisë, Balluku takim me lexuesit e matëseve të energjisë: Mbulim më të shpejt dhe të plotë të territorit

01/22/2025
in Politikë, Slider
Çmimi i ri i energjisë, Balluku takim me lexuesit e matëseve të energjisë: Mbulim më të shpejt dhe të plotë të territorit
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Duke nisur nga data 1 shkurt do të hyjë në fuqi çmimi i ri i energjisë elektrike, ku të gjithë abonentët që konsumojnë deri në 700kWh do të paguajnë 8.5 lekë për kilovat, ndërsa ata të cilët konsumojnë mbi 700kWh do të paguajnë të gjithë konsumin me çmimin aktual të pandryshuar, 9.5 lekë për kilovat.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Për një proces sa më të drejt dhe të saktë për të gjithë abonentët familjarë që preken nga ky vendim, lexuesit e matësve të energjisë kanë një rol kyç për të lexuar në kohë dhe me saktësi matëset.

Në këtë kuadër, Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, së bashku me Administratorin e OSHEE, Enea Karakaçi dhe atë të OSSH, Blendian Dalipi, në një takim me punonjës të Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes, në rolin e lexuesve të matësve të energjisë, prezantuan masat e marra dhe detyrat që lindin nga skema e re e faturimit të energjisë elektrike.

Për një performancë sa më të lartë, Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka hapur aplikimet për plotësimin e 120 vendeve vakante në pozicionin e lexuesve të matësve të energjisë. Aktualisht pranë OSHEE janë 870 punonjës me detyrën e lexuesve të matëseve dhe me plotësimin e vakancave do të garantohet një mbulim më i plot dhe i shpejt i të gjithë territorit.

“Duke qenë se ne kemi vendosur një faturim me kategori konsumi dhe jo fasha siç ishim mësuar që të thuhej, detyrimisht do të kërkohet përpikmëri përsa i përket matjes. Duhet të jetë një matje 30 ditore, nuk duhet të ketë vonesa, pasi në rast se ju do të matni më gjatë se 30 ditë abonenti mund të kalonte pikërisht konsumin prej 700 kilovatorësh dhe të humbte kështu uljen prej 10.5% të çmimit. Për këtë arsye do të merren një sërë masash të cilat kanë filluar. Shtimi i radhëve tuaja(lexuesve) i cili është i domosdoshëm deri në zgjidhjen përfundimtare të matësave inteligjentë, por edhe masa të tjera administrative dhe teknike”, tha Balluku.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë tha se falë performancës së mirë ka pasur një reduktim të ndjeshëm të uljes së numrit të ankesave, ndërsa me rritjen e numrit të lexuesve të matëseve në terren do të garantohet një mbulim më i mirë dhe i shpejt i territorit.

“Janë marrë të gjitha masat. Lexuesit, trupa, prej 870 lexuesish në territorin e Shqipërisë do të shtohet dhe do të shkojë rreth 1 mijë. Me numrat e rinj që do të kemi, do ta kryejë këtë detyrë me përpikmëri, pasi është rezultat dhe i punës tuaj. Arritjet që OSHEE-ja ka sot që na kanë çuar në uljen e këtij çmimi, me 10.5% për kilovat/orë padyshim janë dhe pjesë e angazhimit tuaj, e etikës tuaj, sepse kjo ulje 30% e ankesave tregon që e keni bërë punën me më shumë përpikmëri gjatë vitit 2024. Unë pres nga ju që në vitin 2025 ta bëni akoma dhe më mirë”, nënvizoi Balluku.

Për administratorin e OSHEE leximi është një nga proceset kryesore për të pasur një faturim të drejt, sipas çmimit të ri të energjisë elektrike, duke sqaruar se aplikimet për lexues të rinj janë të hapura prej ditës së sotme. “Elementi i leximit është një element i rëndësishëm dhe ne po marrim masa për ta dixhitalizuar. Ne kemi një bashkëpunim shumë të mirë me Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe me Agjencinë Franceze të Zhvillimit për instalimin e matëseve inteligjentë në kabinat transformuese”, tha Enea Karakaçi.

Administratori i OSSH, Blendian Dalipi dha detaje mbi procesin që po ndiqet aktualisht ku janë marrë masat për të shtuar monitorimin dhe ulur ankesat e qytetarëve lidhur me leximin e matëseve të tyre. “Të gjithë lexuesit të jenë prezent dhe asnjë lexim të mos bëhet në mënyrë fiktive. Kjo do të bëhet e mundur nëpërmjet një verifikimi, e cila i është shtuar aparatit PDA që do të jetë identifikimi i vendndodhjes së lexuesit në momentin kur bën leximin”, u shpreh Dalipi.

Related

Tags: Ballukulexuesit e matesvetakim
Previous Post

Nxirret nga lumi i Shalës trupi i pajetë i Edison Oruqit, baba i tre fëmijëve i cili rezultonte i zhdukur prej pesë ditësh

Next Post

Shiste drogë të kamufluar pas paketimeve me figura sportistësh të njohur, arrestohet 22-vjeçari shqiptari në Itali

Lajme të ngjashme

“Të shmanget ndikimi në elektorat përmes politikave fiskale”, kreu i KQZ, Celibashi kërkon pezullimin e dy projektligjeve: Kuvendi të mos i shqyrtojë

KQZ drejt certifikimit të Tiranës, fati i mandatit të “Nisma Shqipëria Bëhet” në pikëpyetje

by redaktor2
07/18/2025
0

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është në përgatitje që në fillim të javës që vjen, të certifikojë rezultatet e zgjedhjeve në...

“Hapi i parë, të krijoni ministër për IA”- Rama me përfaqësues të teknologjisë: Momenti historik kur të krijoni qeverinë me Inteligjencë Artificale dhe ne tjerët do bëjmë muhabet

“Hapi i parë, të krijoni ministër për IA”- Rama me përfaqësues të teknologjisë: Momenti historik kur të krijoni qeverinë me Inteligjencë Artificale dhe ne tjerët do bëjmë muhabet

by redaktor2
07/18/2025
0

Kryeministri Edi Rama ishte me përfaqësues të teknologjisë, biznesit dhe start-up, teksa foli për synimet e qeverisë për 2030 dhe...

Aksioni për lirimin e plazheve/ Rama: Shtohen hapësirat në bregdetin e Durrësit, më shumë akses gjatë pushimeve verore

Aksioni për lirimin e plazheve/ Rama: Shtohen hapësirat në bregdetin e Durrësit, më shumë akses gjatë pushimeve verore

by redaktor2
07/18/2025
0

Shtohen hapësirat e plazheve publike në bregdetin e Durrësit.  Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga ky aksion duke thënë...

PL reagon për aksionin kundër ndërtimeve pa leje, Blushi: I vetmi zaptues pas zgjedhjeve të 11 majit është Rama

PL reagon për aksionin kundër ndërtimeve pa leje, Blushi: I vetmi zaptues pas zgjedhjeve të 11 majit është Rama

by redaktor2
07/18/2025
0

Partia e Lirisë ka reaguar mbi aksionin e ndërmarrë ditët e fundit nga kryeministri Rama për lirimin e hapësirave publike....

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • KQZ drejt certifikimit të Tiranës, fati i mandatit të “Nisma Shqipëria Bëhet” në pikëpyetje
  • “Hapi i parë, të krijoni ministër për IA”- Rama me përfaqësues të teknologjisë: Momenti historik kur…
  • Aksioni për lirimin e plazheve/ Rama: Shtohen hapësirat në bregdetin e Durrësit, më shumë akses gjat…
  • PL reagon për aksionin kundër ndërtimeve pa leje, Blushi: I vetmi zaptues pas zgjedhjeve të 11 majit…
  •  Patrullimi i përbashkët i policisë shqiptaro-italiane për Durrësin dhe Vlorën, Proda: Bashkëpunim i…
  • Ministri Petrit Malaj apel tregtarëve të pakicës: Siguroni fatura tatimore për çdo produkt që tregto…
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.