• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Zgjedhjet e 11 majit/ KQZ miraton vendimin sipas marrëveshjes PS-PD: Partitë duhet të hedhin në garë 186 kandidatë për 140 karrige

01/22/2025
in Politikë, Slider
Zgjedhjet e 11 majit/ KQZ miraton vendimin sipas marrëveshjes PS-PD: Partitë duhet të hedhin në garë 186 kandidatë për 140 karrige
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi të mërkurën vendimin për caktimin e numrit të kandidatëve në listat e hapura dhe ato të mbyllura në zgjedhjet e 11 majit, në zbatim të marrëveshjes PD-PS, e cila kërkon që partitë pjesëmarrëse të kandidojnë detyrimisht 186 kandidatë në të gjithë vendin, pavarësisht se në zgjedhje do të zgjidhen vetëm 140 deputetë.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftoi të mërkurën se në zbatim të ndryshimeve në kodin zgjedhor të dakordësuara mes opozitës kryesore dhe shumicës socialiste, partitë pjesëmarrëse në zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të duhet të paraqesin lista të mbyllura me 46 kandidatë dhe lista të hapura me 146 kandidatë, për një totale prej 186 kandidatësh secila për 140 mandatet parlamentare.

Shqiptarët do të votojnë këto zgjedhje për partinë që preferojnë në njërën anë dhe për kandidatin që preferojnë nga të kandiduarit e kësaj partie në anën tjetër. Vota e tyre do të zgjedhë fillimisht kandidatët fitues të përcaktuar nga partia dhe më pas, nëse partia do të marrë më shumë kandidatë fitues nga sa ka në listat e mbyllura, kandidati me më shumë vota nga listat e hapura do të hyjë në parlament. Formula garanton që kryetarët e partive të mëdha apo të vogla do të jenë përcaktues në shanset për të hyrë në parlament ndërsa në situata të caktuara, suksesi elektoral i një prej kandidatëve në listat e hapura nuk përkthehet automatikisht në fitimin e një ndenjëseje.

Qarku i Tiranës do të ketë këtë herë 37 mandate, ku secila nga partitë do të duhet të garojë në listën e mbyllur 12 kandidatë dhe në listën e hapur, 37 kandidatë. Nëse një parti fiton 12 mandate, të gjithë kandidatët e listës së saj të mbyllur hyjnë në parlament. Nëse një prej kandidatëve të listave të hapura fiton, fjala vjen, 20 mijë vota, ose dyfishi i numrit të zakonshëm të votave që zgjedhin një deputet në Shqipëri, ai nuk hyn në parlament.

Po kështu në Qarkun e Fierit, i cili është i dyti më i madhi, partitë do të garojnë 5 kandidatë në listat e mbyllura dhe 16 në listat e hapura për 16 mandatet e deputetëve që zgjidhen nga ky qark. Në zgjedhjet e vitit 2021, në Fier Partia Socialiste fitoi 9 mandate, Partia Demokratike 6 dhe Lëvizja Socialiste për Integrim, 1 mandat. Në rast se zgjedhjet e vitit 2021 do të ishin zhvilluar me këtë formulën e sotme, nga lista e hapur do të dilnin katër mandate të Partisë Socialiste, një i Partisë Demokratike dhe zero nga LSI.

Në Qarqet Durrës dhe Elbasan, ku zgjidhen 14 deputetë, rezultati në vitin 2021 u nda në 8 mandate për PS dhe 6 për PD-në. Në këtë rast, tre nga mandatet e PS dhe 1 nga PD do të dilnin nga listat e hapura.

Sistemi në përgjithësi duket se forcon dorën e kryetarit të partisë humbëse në zgjedhje ndërsa partia fituese do të ketë më shumë kandidatë nga ata të cilët, ndonëse gjithashtu janë emëruar nga kryetari, kanë konkurruar për vota reale dhe mbështetje reale.

Si edhe në zgjedhjet e shkuara, sistemi është veçanërisht sikletosës për partitë e vogla apo ato të reja që duan të garojnë jashtë tutelës së partive të mëdha. Këto parti do të duhet të gjejnë një numër të lartë kandidatësh figurantë, probabiliteti i të cilëve për t’u zgjedhur është thjeshtë hipotetik. Nëse një parti e vogël synon të fitojë, fjala vjen, një, dy apo tre mandate në qarqet e mëdha dhe nga një mandat për qarqet e vogla, të gjithë kandidatët e saj fitues do të jenë përcaktuar nga listat e mbyllura.

Sistemi elektoral aktual u dakordësua fillimisht nga Sali Berisha dhe Edi Rama në vitin 2008, me një formulë që, në vendet demokratike, me kulturë demokracie të brendshme brenda partive politike, nuk është shumë problem ndërsa në vende me trashëgimi historike si e jona, ka krijuar shqetësime serioze për kontrollin e tejskajshëm të kryetarëve mbi grupet parlamentare dhe krijimin e një parlamenti të paaftë për të kontrolluar ekzekutivin./BIRN

Related

Tags: KQZPDPS
Previous Post

Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj zyrtarisht të ndarë! Ja çfarë vendosi gjykata

Next Post

“Të lirohen të dënuarit që u ka mbetur më pak se 2.6 vite burg”- Zbardhet nisma e deputetit socialist që po ngjall kritika: T’u sigurohet një kontratë pune…

Lajme të ngjashme

Rezultati paraprak/ PS merr 83 mandate, PD-ASHM 51 deputetë! Ja si do të duket konfigurimi i Parlamentit të ri nëse vijon e njëjti trend votash

Rezultati paraprak/ PS merr 83 mandate, PD-ASHM 51 deputetë! Ja si do të duket konfigurimi i Parlamentit të ri nëse vijon e njëjti trend votash

by redaktor2
05/12/2025
0

Shqipëria votoi ditën e djeshme për deputetët që do përfaqësojnë qytetarët në Parlament. Deri tani, Partia Socialiste ka marrë 223.823...

Përfundon procesi i numërimit në Tepelenë, fiton Partia Socialiste me 3.214 vota

Përfundon procesi i numërimit në Tepelenë, fiton Partia Socialiste me 3.214 vota

by redaktor2
05/12/2025
0

Përfundon procesi i numërimit në Tepelenë. Rezultatet sipas partive:PS 3214 vota,PD- ASHM 1003 vota,

Voton ministrja Koçiu: Bëjeni zërin tuaj të dëgjohet tani

Voton ministrja Koçiu: Bëjeni zërin tuaj të dëgjohet tani

by redaktor2
05/11/2025
0

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes, Albana Koçiu, e deleguara e PS-së në Njësinë 11 në Tiranë, ka votuar sot në...

Giro d’Italia në Shqipëri, Veliaj: Tirana po shkëlqen në sytë e Europës, krenar për punën e bërë

Giro d’Italia në Shqipëri, Veliaj: Tirana po shkëlqen në sytë e Europës, krenar për punën e bërë

by redaktor2
05/10/2025
0

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka reaguar për garën e Giro...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Përfundon numërimi në Has, PD fiton me 52.57%
  • Rezultati paraprak/ PS merr 83 mandate, PD-ASHM 51 deputetë! Ja si do të duket konfigurimi i Parlame…
  • “PS fiton thellë në Vorë”/ Spiropali: Kundërshtarët e dinin rezultatin e dobët që do merrnin, pranda…
  • Përfundon procesi i numërimit në Tepelenë, fiton Partia Socialiste me 3.214 vota
  • Voton ministrja Koçiu: Bëjeni zërin tuaj të dëgjohet tani
  • Giro d’Italia në Shqipëri, Veliaj: Tirana po shkëlqen në sytë e Europës, krenar për punën e bërë
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.