Banka e Shqipërisë ka arritur marrëveshje bashkëpunimi me Bankën Europiane të Investimeve. Në lidhje me këtë marrëveshje të arritur mes BSH dhe Bankës Europiane të Investimeve, ka folur në një konferencë për media guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko.
Sejko tha se BSH është krenare që bashkëpunon me një institucion prestigjioz si Banka Europiane e Investimeve. Ai shtoi se nga ky bashkëpunim përfitojnë qytetarët shqiptarë dhe mjedisi ynë.
Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë: Më lejoni të shpreh mirënjohjen time për Bankën Europiane të Investimeve. Jemi krenar që po ndërtojmë këtë bashkëpunim të ri, me një institucion kaq të rëndësishëm për financat globale. BSH po bën përpjekje për integrimin e financave të gjelbërta. Jemi në fillime të një procesi të gjerë për transformimin e procesit financiar.
Bashkëpunimi me Bankën Europiane të Investimeve është thelbësor për transformimin tonë. Bashkëpunimi me ndërkombëtarët është jetik. Bashkëpunimi sjell përfitime për qytetarët tanë dhe mjedisin tonë. Jam i bindur se ky bashkëpunim do të krijojë rezultate të prekshme për sfidat klimatike.